POETI KOMBËTAR, ADEM ZAPLLUZHA

0
439
Adem Zaplluzha

Adem Zaplluzha, autori i 192 veprave letrare, 13 mjë e 961 poezi, dhe 253 mijë e 196 vargje lirisht mund të quhet poeti më prodhimtar në letërsinë tone të bukur. Adem Zaplluzha, hkrimtar i dashur për gjithë brezat, sa është i lashtë aq edhe bashkëkohor. Ky i tashëm i poezisë sonë është krijuesi midis nesh. Në botën e pafund të krijimit, vargu i zemrës së Zaplluzhës është një i afërm i dramave njerëzore, një luftëtar i tokës dhe i diellit. Liria e njeriut nis me punën, ndërsa drama e njeriut nis me dashurinë, dhimbjen dhe trishtimin.

Bërja e një libri dhe botimi i tij, është hapësirë e lirisë dhe art i të qenit. Realitetet e këqija, kaosi dhe anarkia, janë muzat, ku merr të korrat shkrimtari. “Kam një dhimbje poetike lotësh,- më thotë Adem Zaplluzha, autor i 192 veprave letrare, autor i një pezazhi të pafund figurash dhe ngjyrash: Poezia është e dashura ime, pa këtë frymë hyjnore unë s´di të jetoj!..”

Midis kuajve të paçjerrë
Nuk e njoh gjuhën e mëgojzave
As të dizgjinëve me lëkurë bualli
Ndoshta jam pak i çuditshëm
Po kurrë se mësova gjuhën e tyre

“Unë shkruaj poezi dhe tregime, aq sa më jep muza dhe digjem mbi letrën e bardhë, derisa të mos shuhem”. “Në shpirtin tim,- shprehet shkrimtari Zaplluzha, -askush s´mund të hyjë pa trokitur, ose pa një ftesë të firmosur nga unë”. Peizazhi i krijimtarisë dhe i poezisë së Adem Zaplluzhës është i gjerë dhe i thellë. “Poezia për mua,- e thotë poeti, -është arti që ma fisnikëron shpirtin dhe më bën të dashuroj me shpirt. Atdheu im i zvogëluar është drama ime, drama që më dhemb dhe zjarri që m’u jep flakë vargjeve”.

Marshojnë miqtë e mi ushtarë
Dhe ecin nëpër natë
Për të arritur qëllimin
I pret një rrugë e gjatë!..

Motivet e poetit janë; e kaluara që ka ikë, e tashmja që ekziston dhe e ardhmja që s´ka ardhë. Studio, ku krijon Adem Zaplluzha është e thjeshtë. Ky mision i tij poetik për lirinë dhe letërsinë, Adem Zaplluzhën e bën poet kombëtar, bir të saj të artit dhe të letërsisë.

Adem Zaplluzha u lind në Prizren, në vitin 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Poeti kryengritës i të bukurës në art, një kohë të mjaftueshme punoi për njohjen e realitetit të kohës. Ai punoi si mësues nëpër fshatrat: Studenqan të Therandës (ish- Suharekë) dhe në fshatin Hoça afër Prizrenit. Aty shkrimtari Zaplluzha përballet me realitetin e keq të kohës, me shtypësit dhe përgjakësit e egër të lirisë dhe me bukurinë hyjnore të ambientit të Kosovës Dardane.

Nëpër mbrëmje të vona
Duart e mia të plagosura
Sërish tjetërsoheshin
Në një gjendje asnjanëse…

Plagët e dhimbjes poetin Zaplluzha e degdisën në Prishtinë, në kryeqytetin e elitës intelektuale dhe krijuese të kohës. Në Prishtinë, Adem Zaplluzha shquhet për rebelim të theksuar. “Nuk më pëlqejnë këto motive të vogla dhe të cenzuruara ashpër nga redaksitë e gazetave dhe revistave, por, unë do të bëj punën time”, i thoshte vetes në heshtje, Zaplluzha. Në ndërkohë, punësohet përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës. Aty Ademi njihet me shokë krijues dhe pa u vonuar, formojnë grupin letrar, “Lulëkuqet e Kosovës”. Në Kuadër të këtij grupi letrar, djemtë e shekullit të ri, nxorrën librin e poetëve punëtorë, “Ngjyrat e kohës”, në të cilën u botuan edhe disa poezi të Zaplluzhës.

Nuk di apo s’po e kuptoj
Cili jemi ma kokëfortë
Unë, apo ai përballë meje…

Viti 1957 për Adem Zaplluzhen ishte i veçantë, sespse atë vit Ademi boton poezinë e tij të parë në revistën për fëmijë, „Pionieri“. Përveç publikimeve të tij nëpër revista për fëmijë, ai boton edhe nëpër gazeta të kohës që botoheshin në Prishtinë dhe Shkup. Adem Zaplluzha është shkrimtar i pranuar në Kosovë, është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Poezia e Adem Zaplluzhës është e vlerësuar me shumë çmime kombëtare. Por, çmimi më i lartë për Ademin është vlerësimi i lexuesit. “Unë jetoj me ndjenjën historike të kohës, -shprehet poeti 72- vjeçar, Adem Zaplluzha. -Unë s´kam pse ta zmadhoj ose ta zvogëloj dhimbjen e kohës. Por realiteti ku jetoj është këtu. Në këtë nënqiell ku po jetojmë, edhe poeti e ka përgjegjësinë e vet”.

Ndoshta njerëzit s´e kuptojnë
Por në fundin e një fundi
Fillon një fund krejt i pafund
një fund pa emër dhe mbiemër
një fund ku mund të humbim
Si zogjë të mbetur pa këngë…

Liria në Kosovë ishte aq e shkelur, aq e rrëzuar dhe aq e dërrmuar, saqë na duhet një shekull punë e krijimtari për të marrë shëndet liria e jonë. Shkrimtarët i gëzohen shumë krijimit të një poezie, tregimi apo romani. Shkrimtari i gëzohet krijimit si për një fëmijë të lindur. Deshëm apo s´deshëm ta vlerësojmë, shkrimtari mbetet figura më e shquar e gjuhës dhe e ndërgjjes së kombit.

Sukses, shkrimtarit Zaplluzha!

Atdhe Geci2019