Nga z. Hysen Ibrahimi
Sot doli nga shtypi libri i titulluar ”Se nuk vdes” (Përmbledhje me poezi) i autorit Idriz Gashit, botues Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
Kur flasim për poezinë e autorit Idriz Gashi, për idenë e tij krijuese poetike, kam parasysh prirjen e tij, prirje kjo që është esencialisht e natyrës së vlerave kualitative për poezi, si në të shkruar ashtu edhe në deklamim, gjë që kjo nuk ndodhë te të gjithë poetët. Poezia e z. Gashi, në radhë të parë është e prirë për ka subjektivizmi jetësor i njeriut të sotëm sikurse që është vet autori, por prej një talenti për të krkijuar ai shpreh mrekullisht shqetësimin e tij.
Të gjitha poezitë e përmbledhura në librin ”SE NUK VDES” të autorit Idriz Gashi, dalin tejet të ideuara dhe të realizuara edhe në të kuptuar edhe në anën letrare. Veçanërisht dallohen poezitë kushtuar atdhetarëve, pastaj shoqërisë dhe familjes, që bëjnë përshtypje tej mase.
Derisa poezi e z. Gashi, e cila nuk përfshin elementin personal, në anën tjetër shofim që autori në mënyrë indirekte vuan nga padrejtësia. Madje kemi raste kur autori poezinë e tij e ideon në shprehje të vargjeve ”thumbuese” por me një kujdes të veçantë, pa u marrë me individin. Kjo dëshmon kulturë të lartë njerëzore, sepse autori ka arritur të mbaj kontrollin e preokupimeve poetike dhe ka arritur t’i ikë temave të fatit individual.
Pasi lexuesi ta lexoj librin, pa dashur imponohet pyetja: cili është mesazhi i poetit me poezinë e tij, cilat janë mbresat që do ti bartë lexuesi? Gjithsesi se mbresat se poezitë janë në një nivel të lart, kuptueshëm dhe të kjarta dhe janë lakmueshëm të realizuara dhe shkundin mendjen e çdo njeriu atdhetar për t’a rreshtuar në frymën e interesit kombëtar pa u ndikuar nga ai individual.
Arti poetik, është i vetmi burim shpirtëror, ku subjekti njerëzor ruan, mbronë dhe mbështetë fuqishëm identitetin e tij kulturor, kombëtar e historik. I tillë është poeti Idriz Gashi, këtë e dëshmon më së miri në poezinë e tij të botuar në këtë libër, e po ashtu edhe në librin e tij të titulluar ”PO TË PRES”, i botuar dhe i përuruar në disa vende, si në Shqipëri, Dardani dhe Suedi, në vitin e kaluar, 2018.
Poeti Idriz Gashi, jep elemente të mjaftueshme se ka aftësi krijuese poetike, për të vazhduar edhe më tutje me krijimtari të tij, me prirje kah thellimi dhe perfeksionimi i shprehjeve të reja në poezi, që fiton vlera dhe dimensione të reja krijuese.