NGA KALOSH ҪELIKU
Rrezik, nga të katër anët për poetët të rrethuar me Covid -19! Dhe, partitë politike gjatë këtyre zgjedhjeve lokale të dalldisura me nga tre – katër – pesë kandidate nëpër komunat me shumicë shqiptare, arratisur e dalldisur për kryetar komune. Secila parti politike, edhe me sllogane partiake qesharake, kokë më vete: “ Zgjidhë jetë – voto blertë (bashkë)! “Pastër”. “Me më të zotët ka shpresë”. “Me ka krejtë”… Hapa të çuditshëm politik për “fitore”, që kësaj radhe me disa kandidatë shqiptar, duke i shpërndarë votat shqiptare, do t’i humbin edhe komunat me shumicë shqiptare, që deri Dje i udhëhiqnin me plotë vështirësi, dhe probleme.
Imzot, them me vete: Pse këto parti politike shqiptare, deri më sot, nuk mudën të arrijnë një marrveshje të përbashkët politike?! Vërtetë, deri Dje: me “vëllezërit” i ndanë lugët dhe enët, e jo Shtëpinë, arat dhe malet. Po, sot: së paku, ta marrin “një dhomë për vete”. Titull i librit të Virginia Woolf. Nuk ka problem, gabim i përsëritshëm historik. Sot, së paku t’i bashkojnë forcat e tyre politike, ta ndajnë pushtetin. Përçudi, edhe kësaj radhe: nuk ia arritën qëllimit. Edhe, në këto zgjedhje lokale për kryetar komune, dolën të përçarë (2021). Fenomen i çuditshëm shqiptar, që na përsëritet me vite në politikën Shqiptare.
Megjithatë, edhe pse politika e tyre “madhore”, na e ka mbyllur derën, edhe dritaret në arsim dhe kulturë, na ka mbetur vetëm oxhaku. Prandaj, kësaj radhe poetët që morën pjesë në Takimet Poetike “HYJNESHA THANA” në Kërçovë, hynë nga oxhaku. Erdhën, nga të katër anët e Atdheut dhiareve malore në kohë Pandemie me masa Qeveritare: “Maska, laj duart me alkool, dy metra larg rri edhe Gruan besnike! Mos, hyn në restorant pa vaksinë! Mos, e kalo kufirin pa vaksinë 1, 2, 3?!…Vetëm, hapur na i lanë Qendrat Tregtare dhe “Parkun e grave”, në Shkup.
Lufta, Sot: Nuk bëhet me shpatë, revole, pushkë, bomba serbi e italjani… E, as me topa turku. Aeroplanë e helikopterë. Shkenca luftarake e biznesit dhe pushtimit ka ecur shumë përpara në botë. Sot, luftohet edhe me Pandemi, vaksinë dhe drone. Stërpikje nga aeroplani për mbytjen e “mushkonjave”. Anembanë Atdheut, na digjen edhe pyjet edhe spitalet. Koronavirusin, “armikun e padukshëm” e kemi këmbëkryq, në Shtëpi.
Miku im Poet i vendlindjes, në verandë më thotë: Koronavirusin ma ka dhënë Demi, që na e solli nga Durrësi. Nuk ka problem i them: I kam truproje Tambëlin e Nanës, nëntë vite si fëmij, hajmalinë e Dervish Nures Përtejzalli, Shqiponjën e Skënderbeut dykrenare përqafe… Dhe, armët e brezit me vete: rakinë e rushit, krahëpërkrahu me rakinë e dëllinjave. Vërtetë, si fëmij dikur në Katund, xhindet më hudhnin dorë më dorë mbi çati të shtëpive. Po, Sot: përçudi, më doli zot, rakia e rrushit dhe dëllinjave.
Edhe, fillon Nata e parë poetike. Poetët, rroken fytas me Koronavirusin me poezi: Anila Kananasi – Karapideu, Daim Ilazi, Dan Ibrahimi, Ejup Ajdini, Ferida Ramadani (Zmijani), Flora Peci, Flutura Maçi, Kalosh Ҫeliku, Ligor Shyti, Mirsade Krasniqi, Ramë Oraca, Rami Kamberi, Sadije Aliti, Shqipe Hasani, Shyqri Galica, Janaq Jano, Xhelal Ademi, Xhevit Ahmedi, Lirianë Xhemaili, Nurie Emrullai, Mirije Vrangalla, Ibraim Koça, Adem Xheladini etj.
Ditën e nesërme, poetët iu ngjitën Kalasë të Kërçovës. Kalasë dytë për nga bukuria në kohën e Ish Republikës të Jugosllavisë. Kala, e cila në kohën e Shqipërisë Madhe, e priti krahëhapur edhe përmendoren e Skënderbeut. Përmendore, të cilën sistemi komunist e futi në podrumet e Kalasë Kërçovës, që edhe sotekësaj dite, ende nuk ka hipur në kala.
Përderisa, poetët i shohin bukuritë e kësaj kalaje, vjen edhe profesoresha e Gjuhës Shqipe, Lirie Asani me Grupin Letrar të Gjimnazit “Drita”, në Kërçovë. Nxënësit, njëri pas tjetrit i lexojnë poezitë e tyre para të pranishmëve. Pas tyre, poezitë i lexojnë edhe poetët.
Tashti, poetët i pretë Dreka poetike, të cilën organizatori e ka shtruar në një restorant, rrugës nga Manastiri. Këngë e njohur kjo popullore e këngëtares Shkurte Fejza: “Mora udhë kah Manastiri”. Pas humbjes të rrugës nëpër udhëkryqe, mezi arritëm në restorant, tryeza poetike veç më ishte shtruar me peshk lumi malor, dhe verë të bardhë.
Pasdreke, poetët u kthyen në hotel për pak orë pushim. Dhe, në mbrëmje i priste Nata e Madhe me këngë dhe valle. Këngëtarja e mirënjohur Lumturi Axhani e hapi programin me një potpuri të këngëve kërçovare. Poetën hynë në valle. Ndërkohë, erdhi edhe këngëtarja e mirënjohur kërçovare, Besiana Mehmedi. Nata e Madhe mori zjarr, edhe me këngë popullore nga Shqipëria dhe Kosova.
Poeti nga Përmeti (Shqipëria) Ligor Shyti, me gjithë karrocë dhe shami në dorë, hyri edhe ai në valle me poetët…
Besiana Mehmedi në valle me poetët.
Lumturi Axhami, edhe ajo hyri në valle me poetët, dhe Ligor Shyti me karrocë…
Flutura Maçi, e heq vallen me shami…
Farida Ramadani (Zmijani) dhe Shqipe Hasani, hyjnë edhe ato në valle…
Valles i japin zjarr edhe poete të tjera…
Vallja pas Rokenrol-it, vazhdon edhe pasmesnate dorë për dore…