POEZIA FRANCEZE E NËNTËQINDSHIT: Francis Jammes

0
1035

Francis Jammes
1868 – 1938

Francis Jammes (shqiptim francez: [ʒam]; dhjetor 1868, Tournay, Hautes-Pyrenees; nëntor 1938, Hasparren, Pyrenees-Atlantiques) ishte një poet francez. Ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në rajonin e tij të lindjes Béarn dhe në vendet baske dhe poezitë e tij janë të njohura për lirizmin e tyre dhe për të kënduar kënaqësitë e jetës së thjeshtë të vendit (gomarët, vajzat). Poezia e tij e mëvonshme mbeti lirike, por përfshinte edhe një element të fortë fetar që solli nga “kthimi” i tij në katolicizëm (më shumë kthim në besim pasi ai gjithmonë kishte qenë katolik).

LUTJE PËR T’U MARTUAR
ME NJË GRUA TË THJESHTË

Zoti im, bëni që ajo të jetë nusja ime
të jetë e përulur dhe e ëmbël dhe të bëhet një mike e urtë për mua;
që të fle me të duke e mbajtur për dore;
që ajo të mbajë në qafë të fshehur midis gjinjve,
një zinxhir të argjendtë me një medalje:
që mishi i saj të jetë i lëmuar, më i ngrohtë dhe më i artë
se kumbulla e fjetur në fund të verës;
që ajo të bëhet e forte, të ruajë shpirtin tim
si një bletë në gjumin e një luleje; dhe se,
ditën që do të vdes, të më mbyll sytë
dhe vetëm për lutje të gjunjëzohet
duke bashkuar gishtat mbi shtratin tim,
me atë gufmim të dhimbjejes që të mbyt në gjoks.


Francis Jammes

Përktheu: Faslli Haliti