POEMA PËR TY

0
1039

ZYMER MEHANI

POEMA PËR TY

Në agun e parë
Pusi ujqish
Bënë mynxyrën
Kryen detyrën
E unë një gur
Zemrës ia vura
Se hasmi
Hakmarrje gatiti
Në vëllain tim
Po vallë
As më thuani
Si do të durojmë
A e kafshoi gjarpri
Për dhe a e struku
Vallë q’i bënë trimit
Hijena dhe ujku
Dita ishte e zezë
Me këta të pabesë
Bajonetat
U ndriçojnë
Zgërdhishëm
Sa të pështirë janë
T’lemerishëm
Por vëllai ynë
Ishte më i fuqishëm
E mua përmbi sy
Mjegulla më ra
Për profesor Ukshinin-
Tonin vëlla
Në zemrën time
Prore kam vuajtje
Për fatin tënd
Profesor
Po presim me druajtje
E për një çast
Një mendim më shkrepi
Një mendim hyjnor;
– Jo, nuk mposhtet
As thyhet
Yni Profesor