POEMA E FERRIT!

0
1035
Ejll Miculi

Ejell Miculi

POEMA E FERRIT!

Nje e nga nje shoket po me lane,
fluturojne ata ne boten e pasosun,
kure te vije koha qe t’i takoj,
do me pyesin mue; Pse u vonove!?

Nga Parajsa me vjen ndonje leter e rradhe,
me thone se aty asht perjetesia,
asht Paqa, ngazellimi, aty asht Hyjnia;
E me te shkrue ty po kena shum madhe,
sepse ketu te ne’ ka shum pak shqiptare.

Gabohen ata kure nisen per ket jete,
tu i ra per shkurt siç e din ti vete,
me marifete, dredhi,gjithkuj tu ja pase me hile,
andeje nga asht rruga ma e lehte,
e gjane, ne teposhte e dystueme prej djallit,
qe aqe shpejt ja rrene mendjen shqiptarit,
me lodra, currle e tjeter muzike,
krisma armesh, mashtrime e me politike,
versulen shqiptaret me gulçim si te derrit,
tu perfundue shumica, drejt ne funde te ferrit.

Rruga per ketu nalt asht plot me gropa,
e ngushte, me kthesa, t’perpjeta plot veshtersi,
(kesaj lodhje shqiptari s’deshiron me ja hy’)
mbas vuajtjesh te gjata, kure ja merrine te caku,
nje Engjell i preruem del te pret te pragu,
bamiresive tuaja t’u kendoje lavdi ja nise,
urdhero, hyn mrenda te fton,
o njeri i Perendise.

Prej Ferrit une mora shume letra,
te shkrueme prej duarshe e mendjesh t’merrueme,
te thyeme, t’rraskapituna, te dermueme,
ne ndergjegje njodha, krejt te pa pendueme….

Kure te nisesh, me thone, merr rrugen e gjane,
ne teposhte, t’dystueme, ne funde te saje asht Ferri,
aty ke per t’na gjete te tane,
sepse kure vjen dikush prej nga Shqipnia,
kerrset potera, ja nise gjurudhdia,
me ovacione t’forta, brohoritje ne shenje nderit,
si ne kongres t’partise ne kohen e Enverit.
Por e verteta ketu, kurre nuk duhet thane
e po tentove, te shajne me babe e nane,
me fare e fis e tane robte e shtepise,
krejt si ne Tirane, ne Parlamentin e Salise…

Ketu jane te gjithe
police, profesore,afariste,politikanet pa perjashtim,
ka edhe çoban dhishe,
me fjale te tjera, asht krejt ajka e Shqipnise,
t’forte ne oratori dhe ne fushe t’mejdanit,
intelektual me “kulture” te gjane idiotesh,
marre me shum mundim ne shkollen e shejtanit.

Ketu sapo bjen paksa qetsia,
ja fillon isoja, kercet çiftelia,
asht plote rapsode, sa jeten me ta nxi
me muzike arkaike qyshe n’epoke te leshit,
me ja merzite murit e jo ma burrit….
…kanga e tyne, fjale plumbe e kullon gjak,
nje “aheng” i deje ferrit, i sajuem per marak…

Ju shoke qe ju kam gjalle a po me kshilloni,
ciles rruge ti bie…ju lutem me kallxoni !