7.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

PO VIJNË “XHAMITË QENDRORE” TË TURQISË NË “ARNAUTLLUK”; LAVDËRIM MUHAXHERI VETËM I KA INICUE !

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

Nga Gjergj Kabashi

“Ekipi i arkitektëve të Kryesisë së BIRK-ut në bashkëpunim me Studion Projektuese nga Ankaraja janë duke punuar në përgatitjen e projektit kryesor dhe gjithë dokumentacionit të nevojshëm, në përputhje me planin ideor dhe kushtet e ndërtimit, që sa më parë të krijohen kushtet për nisjen e punimeve në ndërtimin e Kompleksit të “Xhamisë Qendrore” në Prishtinë”, thekson njoftimi i BIK’ut, sipas Express.
U kuptuam ?

Pra, “Ekipi i arkitektëve të Kryesisë së BIRK-ut, në bashkëpunim me Studion Projektuese nga Ankaraja, janë duke punuar në përgatitjen e projektit kryesor dhe gjithë dokumentacionit të nevojshëm…”

Natyrisht, me kend tjetër, pos në “bashkëpunim me ekipin projektues nga Ankaraja…” Se projekti antishqiptar i ri-XHAMIIZIMIT NË “ARNAUTLLUK”, është projekt rikthimi jo me kuaj si dikur, por përmes xhamive nga ana e Ankaras, në mënyrë që prej “xhamive tona” të dalin sa më shumë “luftëtarë të Allahut”, që Turqia t’i përdorë, pastaj, qoftë për “Tokën e Shamit”, qoftë në luftërat e pritshme kundër kurdëve liridashës, apo probleme të tjera të brendshme. Mercenarizmi i “arnautëve”, siç e dijmë nga historia, është i njohur gjithandej, sidomos kur atë e formon e krijon hoxha në xhami-kadaldale, «ders mas dersi», derisa ia shpëlanë trunin nga “memoria shqiptare” për t’a shndërrue të tanin në memorie e preokupim Musliman.

Vetëm shikoni këto katër minare që , së bashku me ato të xhamisë së Tiranës, do të jenë bajoneta në shpirtin e popullit Shqiptar ! Xhamitë «më të mëdha në Ballkan» që Ankaraja planifikon t’i ngrisë në kryeqytetet e dy shteteve shqiptare, Turqia e tashme neootomane mendon t’i ngrisë e financoj vetë, sikur të ndërtonte në tokën «e vet» të dikurshme osmane, e jo në vende të huaja, ndaj së cilave esencialisht gjat gjithë historisë së pushtimit të saj ka pasur gjithnjë qëndrim armiqësor; e kjo mund të dëshmohet më së miri me faktin që para e deri në vitin 1912, – kur u detyrua të tërhiqej nga hapësirat gjeografike, historike dhe etnike të popullit shqiptar, një pjesë të territoreve të kombit shqiptar nën presionin e fuqive të mëdha, – veçanërisht të Rusisë, ua dhuroj fqinjve sllav e grek !

«Investimet» e vetme të Perandorisë Osmane dikur, njejt sikurse edhe investimet e sotme religjioze islamike të Turqisë në hapësirat e kombit shqiptar (sipas Turqisë, në «Arnautlluk»), kan qenë dhe mbetën isnvestimet në xhami, duke e ditur mirë se përmes tyre e krijojnë një «komb tjetër» Shqiptar, të afërt me «miletin» turk, pra që gradualisht të arrijnë ta asimilojnë në ndërgjegje, duke e bërë gjithnjë e më pak krenar me përkatësinë kombëtare shqiptare, e gjithnjë e më shumë të mburrur me përkatësinë religjioze islame, me panislamizmin. Se ndryshimi dhe kalbja e ndërgjegjës kombëtare shqiptare përmes xhamive ka zënë të krijoj një shembje të rrezikshme në ndërgjegjen e këtij populli, tegon kthesa e paimagjinueshme tek një pjesë e tashmë shqipfolësve që janë të afërt me predikimet e xhamive dhe nën influencën e tyre gjithandej në Shqiptari ; duke filluar nga shqiptarët e Maqedonisë, Kosova e pas vitit 1999 e, madje, edhe Shqipëria !

Fakti trishtues që «kombi ynë» ka dhënë një numër tejet të madh të luftëtarëve religjioz islamik, tregon se numri i ish-shqiptarëve të shndërruar në Musliman, është shtuar tejmase dhe vazhdon të shtohet nga përpunimi i tyre nëpër xhami të panumërta gjithandej. Mund të thuhet lirisht që nuk ka xhami në trojet Shqiptare që së paku nuk i ka fanatizue deri në shovenizëm religjioz katër pesë “xhematli”, që nga viti 1999 e deri në ditën e sotshme, ashtu siç nuk ka hoxhë që intimisht mburret me heronjt e kombit shqiptar, pasi si Musliman të kohës së Islamit Politik Global, heronjt e tyre e të nxënësve të tyre janë vetëm pjesëtarët e miletit – “umetit të profetit” Mohammadd, e në asnjë mënyrë heronjt kombëtar, meqë islami nuk njeh kombe, siç nuk e njeh as kombin Shqiptar.

Tash kur projekti antishqiptar i xhamizimit shkon në drejtim të përmbushjes me “xhamitë e mëdha” të Prishtinës e Tiranës, – ashtu siç synoi Ankaraja, prognozat për të ardhmen do të jenë edhe më të zymta, veçanërisht pasi të nisë ndërtimi i xhamive “qendrore”, pasi me këtë i vihet vula e madhe një krimi të paimagjinueshëm ndaj kombit shqiptar ; fillon shkatërrimi i tij i njëmendt përmes krijimit të së ashtuquajtunit “popull Musliman “shqiptar”, si hap i parë drejt shkatërrimit dhe zhbërjes kombëtare.

Ndoshta lexuesve të vëmendshëm u kujtohet se cka kishte folë Dovutogllu, në atë kohë Ministër i Jashtëm i Republikës së Turqisë, në pritjen e organizuar për disa deputetë nga Kosova në Ankara ; për domosdonë e ndërtimit të një xhamie të madhe në Prishtinë, pasi për të “krishtenët është ngritun një katedrale aq e madhe, e ata janë aq pak” ?!!
Këtë e pati ba të njohur për opinionin publik, pastaj, shqiptarja dhe intelektualja e shquar Alma Lama, tashmë ambasadore e Republikës së Kosovës në Romë.

Fjalët e helmta të Davutogllus e shpërfaqin përzierjen e hapur në punët e brendshme të një populli tjetër, që ai, zatën, sherri i Naim Tërnavës, Hashim Thacit e të tjerëve që u shërbyen projekteve turkomëdha, qoftë nga PDK, LDK, e së fundmi edhe të VV-së, popullin shqiptar e konsideron si “mbetje osmane”. Si mbeturinë. Jashtëqitje ! Si “Mut” osmanli ?!!
Zot, o Zot !

Me këto fjalë, që e pasqyrojnë politikën islamike të Turqisë ndaj shqiptarëve në Gadishullin Ilirik, tregohet e vërteta lakuriq, krejt e pafshehur, ashtu siç është ajo në raport me vogëlsinë dhe mjerimin tonë intelektual si popull. Do të thot që Islami që u praktikuaka nga Shqiptarët qenka “cështje e brendshme” e Turqisë, siç del të jetë edhe ortodoksia, – “cështje e brendshme” e Greqisë ?! …
Tmerr dhe tragjedi e jashtëzakonshme kombëtare, apo jo ?

Të gjithë “burrështetasit” e Kosovës bartin përgjegjësi historike për mësymjen me thika kasapësh në shkatërrimin dhe ckymjen e shpirtit të popullit shqiptar, përmes krijimit të një nacionalizmi tjetër, – paralel me nacionalizmin Shqiptar, që quhet panislamizëm, xhihadizëm, Islam Politik Global, apo quaje si të duash .

Ndërtimin e kësaj xhamie «të madhe» në Prishtinë, ka synuar ta ngrisë “Rinia Muslimane e Kosovës”, fillimisht me terroristin që ra “shehid” në luftërat civile ndërarabe e kurde në Siri, Lavdërim Muhaxherin, i cili, madje, me të “të rinjt Musliman” i pati nisur punimet simbolike për ndërtimin e “xhamisë së madhe”, mu përballë Katedrales Katolike Shën Tereza në kryeqytetin e Republikës së Kosovës.

Jo Kisha Ortodokse Serbe në Qendrën Universitare, por Katedralja Katolike është therrë në sytë e panislamikëve të Kosovës. Madje, këto ditë, këtë e kishte ripërsëritur për shtypin e huaj (merre me mend, i i krijohet hapesira që të jep edhe intervista !) edhe xhihadisti “i penduar”, Albert Berisha, që hero «kombëtar» e ka Sulltan Mehmetin-Fatihun e tmerrshëm, që ka shkatërruar disa qytete shqiptare deri në themel, sikurse Shkodrën ta zëmë ; duke i ushtruar disa gjenocide ndaj popullit shqiptar dhe zëvendësimin e popullsisë shqiptare në qytetet e shkatërueme dhe shtëpitë e të krishtenëve shqiptarë me kolonë nga e gjithë Lindja e Mesme deri tek Afrika.

Katedralja Shën Tereza, e ngritur me insistimin e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, është më shumë se objekt religjioz për Shqiptarët, pasi në këtë mënyrë dhe atë pasqyrim që e ka për kryeqytetin, ajo është një përmendore që i kujton vuajtjet e Shqiptarëve nën pushtimin mizor të Perandorisë Osmane, e cila, ndjekjen e krishterizmit dhe konvertimin me dhunë në Islam e ka pasur qëllimin dhe synimin parësor.

Prania e kësaj Katedraleje nuk duhet ta trembi askë, pasi ajo nuk është ngritur për “karshillëk” a kundërvënje tjetrit, por është një kujtesë historike dhe thirrje e memorjes për një të kaluar të dhimbshme që iu nënshtruan Shqiptarët. Më shumë se e “katolikve”, ajo është e Shqiptarëve ! Kjo nuk mund ta tremb e besdisë asnjë Shqiptar të vërtetë, pavarësisht përkatësisë së tij fetare apo afetarizmit të tij, por i tremb muslimanët me M të madhe, pasi ata nuk duan në asnjë mënyrë ta rikuajtojnë të kaluarën Shqiptare , për hirë të “Islamit famëlartë” ! E kaluara duhet të jetë e fshehur, e zbrazët, boshe, vetëm me «sulltan» e Islam ; dmth., me krenari Muslimane e nacionalizëm turko-arabo-islamik .

Kjo rrugë dhe ky synim i ngulmtë antishqiptar na shpie drejt mohimit të vetvetës, kulturës sonë kombëtare shqiptare, dokeve, zakoneve e traditave të shenjta kombëtare për hirë të një «kulture» tjetër që del si frymë e keqe prej xhamive. Kjo është një përshëndetje cinike e poshtëruese, mjaft e hidhur ndaj nacionalizmit Shqiptar …, pasi “po vjen panislamizmi”, me : “Khala Khala e Khala e Khala !”

*
Më vije shumë keq që populli shqiptar në Kosovë dhe përgjithësisht në Shqipëri e ngjeti, nuk është i informuar se si zien e vlonë kundërshtimi ndaj Islamit në cdo shtet europian, pothuaj në gjithë botën. Vetëm populli Shqiptar është në gjum dhe i painformuar, pasi nuk ka udhëheqës autetntik, të cilët, zatën, edhe nuk i duhen, kur e ka Erdoganin, Davutogllun dhe, fatkeqësisht, edhe Vucicin, që i shkon pas si hije poltikës religjioze ekspansioniste turke ndaj Shqiptarëve.

Në një kohë jo shumë të largët në histori kemi pësue për shkak të “fajit turk”, – pasi Turqia i dhuronte trojet tona për ta shpëtue tërheqjen dhe rrudhjen e vet territoriale nga hapësirat perandorake të pafundme, ndërsa Sot, duke mos i marrë seriozisht mësimet e historisë, kësaj Mësueseje të Jetës, po futemi në një situatë edhe më të pashpresë si komb ; po futemi deshtëm a nuk deshtëm si të marrë e të pa mend “në konflikte të huaja”, në çështje shumë të ndërlikuar dhe ngatërrestare që nuk kan të bëjnë aspak me ne … Turqia e sotme islamike, e cila vazhdon të zhvilloj gjenocide ndaj kurdëve, arriti ta shndërrojë popullin Shqiptar në një dele të zezë, në raport me fqinjët dhe vendet europiane. Kjo është një tragjedi e papërshkrueshme kombëtare, për të cilën me gjasë ende nuk jemi të vetëdijshëm…

Athua, për ku do t’i përgatisë Kosova gjeneratat e ardhshme të shqiptarëve të rinj që, «domosdo», për hirë të dëshirave të kamufluara neootomane të Turqisë, do t’i fusin detyrimisht nëpër dyer xhamishë ? Në kohën kur Europa dhe bota e qytetëruar dereligjiozizohet dhe ku kishat ndodhë të shiten e të shndërrohen në objekte banimi, Shqiptarët e shkretë i religjiozizojnë për interesat e Turqisë, vendeve arabe-islamike me Serbinë, Rusinë e të tjerë që synojnë të na shkatërrojnë pas ?! …

Për t’i përpunuar dhe përgatitur që të të punësohen në Europë?
Në Serbi ?
Në Kroaci, Amerikë, Kanada apo Australi?
Apo për «çlirimin» e tokave të tjera “të Shamit”, në hapësirat e pafundme konfliktuoze të popujve islamik !!?

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit