Po ti çfarë po kërkon këtu, o “meshtari” Gjergj Meta?

0
3524
Gjin Musa

Gjin Musa, gazetar

Nga Gjergj Meta, prift katolik:
Po mirë, Çelësin kush e mban? Apo do t’i bëjnë nga një çelës kopil gjithë Kombëtares?!
Pastaj ai aplikimi për pasaportë diplomatike, një perlë diplomatike.
Delir dhe Tepri!
Sidomos tepri është shpërblimi 1 milion eurosh. Si t’i japësh 1 milion shpulla varfërisë së shqiptarëve…
Kemi bërë të gjithë humor e tifozllik këto ditë, por kur është tepër është tepër…

Jo pa qellim e shkeputa te plot citimin e priftit “katolik” z. Gjergj Meta.
Nuk eshte hera e pare qe ky prifte kerkon, te luaj edhe rolin e politikanit, gazetarit, opinionistit, pra njeri i shume personazheve!

Une dua te besoj se ky prifte eshte i prirur per politikë, jo per meshtar, nji meshtar i denje nuk futet ne kanalet e politikes, e ka te ndaluar kategorikishte te dali jashte kornizave te ungjillit te shejt.

E kemi pare shpeshe edhe ne emisione televizive! Ështe e pa kuptuesheme, pse te ketilla veprime ky meshtar?
Ne se do te na tregoj shpirtesin e tije, le ta tregoje atje ne vendin e caktuar, aty ku celebrohet mesha e shejte.
Nji meshtare i devotshem nuk ka se çfare te kerkoj ne politik, apo ne emisionet e Blendi Fevziut, ku ky meshtar na shfaqet me ate qeshjen e tije ironike, kur flete per fukarallekun, per zotin dhe biblen, apo edhe per homoseksualet e deri ne emisione televizive qe kete prifte e vene ne nji pozicion talles perpara opinjonit publike.

Feja eshte e ndar nga politika zoteri meshtar, mos u fute atje ku nuk te takon.
Ne se te pelqen politika hiqe petkun meshtar dhe rreshtoju me ata qe te ftojne ne emisione televizive.
Fen katolike nuk mundeshe ta perdoresh per qellimet tuaja, te beheshe publik ne emisione televizive ne emer te fes katolike, ti perfaqeson vetem Gjergj Meten,jo kurre fen katolike, keto shkrime dhe shume tjera qe mbajn firmen tane jane anti fetare.

Papa ne Vatikan nuk dele me shkrime te ketilla apo emisione televizive te kesi soi z.meshtar.
Ti duhet te fuseshe frymen e vllaznimit aty ku predikon meshen e shejte, jashte ketij perimetri ti dashje apo pa dashje çon uje diku tjeter.