PO SIKUR META TË JAPË DORËHEQJE, PARA SE TA SHKARKOJË KUVENDI? ÇFARË DO TË THOSHTE KOLI?!

0
522
Ilir Meta

Arben Çokaj

Koli gjeturaku ka parime të mëdha. Gjatë gjithë kësaj kohe ai vetëm kërcënonte, 0ta po e sheh, ta po e sheh!” Edhe sot duke biseduar me të, na i ngriti nervat me absurditete e pretendime jo-realiste.

Të jemi të qartë, nuk është mirë fare që punët kanë ardhur kështu në politikën shqiptare. Por janë disa gjëra që duhen parë në kontekstin logjik, ligjor dhe të ekuilibrit të forcave në politikë.

Rama i mori realisht të gjitha pushtetet, i ka mbetë vetëm Presidenti. Procedura për shkarkimin e Presidentit do të vazhdojë se ka hy në proces. Ka një shpresë – siç e thashë edhe më përpara – që nëse Meta gjen gjuhë komunikimi me Ramën, mundet se shpëton nga Gjykata Kushtetuese, pasi nuk është fort e lehtë e fort mirë, që të shkarkosh një president nga detyra dhe ndoshta edhe e tolerojnë. Por nëse ecën kunj me kunj me Ramën, me arrogancë e kërcënime, unë mendoj se Meta do e hajë…

Dhe i bie institucionalisht që Meta më mirë ikën me bisht nën shalë për hir të gruas së fortë, sesa pret shpëtimin nga Gjykata Kushtetuese, e cila edhe mundet e rrëzon. Tani Koli nuk është se shquhet për marrje parasysh të rrezikut, si shumë shqiptarë nuk e marrin parasyesh fare rrezikun që u kanoset, sidomos kur ky rrezik është në bythë të tjetërkujt. Koli thotë, po sikur Meta të fitojë në Gjykatën Kushtetuese! Pra, nuk dorëzohet!

Një nga miqtë e Kolit, që rri shpesh me të, erdhi një ditë e më tha: “E kam marrë për burrë të mençur, por ai qenka gomar…” “Si more thua kështu për Kolin?” – i thashë. “Thoshte ato ditë dalldie se do të vriten 17 vetë në Malësi?” – tha ai duke shfryrë keq…

Mos t’u duket çudi, derisa i rrezikohet bytha e vet, Koli të vret e të pret… E thotë këtë punën e vrasjeve si kriminel i lindur… sikur po ha bukë e djathtë… pa gjë të keqfare, bam, 17 vetë e asnjë plumb në bythë të Kolit… “Pavetëdija nuk e njeh vdekjen e vet…” – sqaron Dr. Frojdi…

E unë e pyeta sot Kolin për kuriozitet, “o Koli, e le nam, a je duke fituar ndonjë gjë nga e gjitha kjo?! Se ti edhe në biznes po humbet, ta bllokoi portalin FB, e kështu të shkuan vizitorët përgjysmë për një ditë?!”

– Jo – tha Koli – nuk po fitoj gjë. E ndërsy të një gazetari lokal aty, Gezim Vucaj i thamë, “po mirë o Koli, meqë nuk po fiton gjë, e meqë po dëmtohesh nga e gjitha kjo, pse po e bën gjithë këtë kundërshti?!”

Si gazetar i regjur tash 37 vjet në profesionin e tij, Koli ndenji pak e tha diçka me parimet… Koli po e bën gjithë këtë për parimet demokratike, diçka që duhet vlerësuar. Ka parime Koli, pse jo?!

– Po mirë – i thashë, – o Kolo, si të shkon mendja ty se Rama tërhiqet, kur ti nuk ke asnjë përfitim dhe prapë nuk tërhiqesh nga pozicioni yt?! Vetëm pyet veten, pse u dashka Rama të tërhiqet?! Ai ka përfitim politik, ekonomik, parimor etj. etj. dhe nuk mund ta trembin askush, e ti thua “tërhiqet”, kur ti vetë pa as edhe një përfitim nuk tërhiqesh?!

M’u kujtua pyetja logjike e gazetares simpatike Ambrozia Meta, që i bëri Presidentit, “si do e detyroni ju tani Ramën t’u dëgjojë, kur ai i ka të gjitha pushtetet?!” E Meta i tha, do i them Ramës “thellohu…” Këta kanë rënë në hall, aq të madh, sa kanë dalë komplet jashtë realitetit… Janë bërë për t’ua qarë hallin…

– Epo për arsye morale… – ia futi Koli si gjithnjë prej në gjysëm dëshirën e tij, që e bën edhe ligj… (po e lanë).

– Hahahahaha – qeshi Gëzimi me të madhe, – arsye morale po i kërkon ti dikujt, që ka dakë edhe me hallate jashtë?!

E kështu biseda kaloi më pas në trajtimin ligjor të dekreteve të Metës, te konceptet juridike të Ngjelës etj. dhe unë e pyeta Kolin, “po sikur Meta të japë dorëheqje, çfarë thua ti?!” Se nëse e shkarkon Gjykata Netën, për thyerje kushtetuese, ai sa të jetë jeta nuk mund të marrë më post publik! Iku karriera e tij politike…

Koli është kokë e madhe e pluralizmit shqiptar. Normalisht se parashikimet e tij janë me interes, pasi ai ka një metrikë mendimi disi irraconale, sa bën kundërshti të pavetëdijshme dhe me këtë ai nxjerrë në pah efhe nivelin politik e publik të politikës suburbane shqiptare, ndjenjën e brendëshme determinuese në absurd të shoqërisë së paditur shqiptare, e cila nga padija e mentaliteti turqeliko-islamik ia futi flakën vendit tash 29 vjet.

Prandaj kemi ende kriza e probleme qesharake se nuk e njohim të drejtën e tjetrit, e injorojmë, në vend që të bashkëpunojmë e përfitojmë si shoqëri, pasi vende të ndryshme ish-komuniste duke mos prishur e mos shkatërruar, sot janë në BE, ndërsa ne fundosim njëri-tjetrin në gropën që i kemi krijuar vetes, nga urrejtja e batkut arab, dhe nuk dinë të dalim…