Po na e kopjojnë Skënderbeun

1
478

Ende po qarkullon problemi i shtatores së Skënderbeut në Prishitnë. Pse heroi është më i madh se kali. Kjo tashmë është shpjeguar. Por, sot në mes të ditës e kanë izoluar heroin duke përgatit shabllonin e njëjtë për Amerikë. Sa lejohet një gjë e tillë. Kritiku i artit Ilir Muharremi në faqen për art dhe kulturë “Art Critic” ka postuar arsyen:

“Monumenti i Skënderbeut në Krujë është një vepër e skulptorit Janaq Paço, e përuruar më 28 nëntor të vitit 1959. Ndodhet në qendër të qytetit të Krujës dhe është statuja e parë ekuestre e ngritur në Shqipëri. Monumenti i Skënderbeut në Prishtinë. U vu në shesh në vitin 2001. Autor: J. Paco, materiali: bronz.

Në atë kohë autoritetet nuk ishin të vëmendshme, sepse u përcaktuan vetëm për anën estetike dhe nuk vënë re terrenin e rrafshët kur e vendosen, sepse ajo e shpalli Skenderbeun më të madh se kalin dhe kjo doli si shumë qesharake. Ndërsa, sot në mes të ditës e izoluan shtatoren e heroit tonë, duke marr shabllonin për ta punuar të njëjtin në Amerikë. A lejohet një punë e tillë. Në rrjete sociale po qarkullon se kjo është ilegale dhe plagjiaturë.

Nuk mund të konsiderohet kështu sepse po ta vendosim emrin dhe mbiermin e skulptorit menjëherë lirohemi nga kopja ilegale dhe unë besoj në një gjë të tillë. Shtrohet pyetja pse Shqipëria nuk e lejoj një gjë të tillë e Kosova po? A jemi më inferior ne sepse origjinali ndodhet atje, e jo te ne dhe gjithmonë kopjohet nga origjinali.

E keqja mund të jetë vetëm nëse e vendosin në terren të rrafshët. Mirëpo, nëse analizojmë më në detaje përkrenarja është shumë e gjatë dhe këmbët i ka shumë të holla karash me shpatullat dhe krahët.”, – ky është postimi i plotë i tij.

1 KOMENT

  1. Ikir Abu Muharrem, e ka kopjuar mbiemrin e tij pre atyre te cileve GJERGJ KASTRIOTI ua ka shua farën.

    Ky kritik i shtatoreve duhet me rregullue mbiemrin e tij te kopjuar, pastaj mundet me kritikue kopjuesit…

Komentet janë mbyllur.