Po largohet nga pushteti PDK-ja, njësoj si kur u largu Serbia nga Kosova

0
632
Kimete Berisha - Venezia

Kimete Berisha

A ju kam thënë?! 😉

Dhe një gjë po ua them, jam gëzu aq fort që për herë të parë pas 20-të vjetësh po largohet nga pushteti PDK-ja, njësoj si kur u largu Serbia nga Kosova.

Kjo parti e shfrytëzoi për interesa të vetat Kosovën (tokën, nëntokën, qiellin, ujin, ajrin, fabrikat, pasurinë, gllabëroi çdo gjë që ekziston), pamëshirshëm, siç bën armiku më i madh.

Një grush njerëzisht, në emër të luftës, i kanë shkelë dhe i kanë lënë në harresë luftëtarët e vërtetë, në emër të patriotizmit, kanë përfunduar si tradhtarët më të mëdhenj, që shkuan aq larg sa takoheshin tinëz edhe me Vuçiqin.

Aq shumë e kanë shkretu Kosovën PDK-ja, sa duhet ndihma e krejt botës me na pru n’veti.

Nuk mund të jetë demokratik një shtet që e ka për opozitë një parti si PDK, e cila e ka deformu dhe degradu secilin Institucion, pa përjashtim, sidomos atë të Drejtësisë, ku më së shumti e kanë shti buçkën.

E gjenin disa nga ministrat e sekretarët e kadri veselit nga një vajzë a djalë në klub, e pastaj ajo/ai e sillte në gisht krejt ministrinë.

Shumë prej tyre e kanë vendin në burg. Prandaj, opozita nuk mjafton, sepse të qënit në opozitë për ta është pshtim.

2. Glauku u tregua xhentëlmen (s’ka lidhje prej zori a prej qejfi).
Albini u tregu i durueshëm, por këmbëngulës.

Albini ka ‘ndryshuar’, para se ta ndryshojë Kosovën e ka ndryshu vetveten, sepse njerëzit normalë ndryshojnë, veç pengjet e së kaluarës plaken me një palë mend.

Dhe fakti se Albini po ‘ndryshon’ (plotësohet) për të mirë, u ka penguar të gjithë atyre që kanë pritur nga Ai të jetë dogmatik, kokëfortë dhe përjashtues. Kështu kanë pritur sepse nuk e kanë njohur.

Mirë që Albini në negociata me LDK u tregua jo i lehtë për t’u bindur. Se sikur të donte të bëhej Kryeministër me çdo kusht, do të bindej kollaj.

Por edhe më mirē që në fund duket sikur lëshoi pe. Sepse lëshojnë pe veç njerëzit e mëdhenj.
Anipse, asgjë nuk ka humbur Albini, veç e ka ‘humbur’ kryekuvendarin, atë që nuk e ka pasur nga fillimi, as nuk ka llogaritur në të.

Pra, djali fantastik, duket sikur ‘jep’ dhe sakrifikon diçka (kryeparlamentarin), që as nuk e ka dëshiruar, as nuk e ka pasur ndërmend ta ketë. Pra, ka ‘sakrifikuar’ diçka që s’ka qenë e ‘tij’ që nga fillimi, por në fund e ka ‘sakrifikuar’ pozitën e LDK-së.

E LDK-ja ndjehet sikur ka fituar, anipse e ka marrë ‘me zor’ atë që ka mundur ta marrë me elegancë, dhe ka marrë diçka që i ka ‘takuar’ prej fillimi, pra ka marrë atë që e ka pas-kryekuvendarin.

Sa i përket Isa Mustafës, më ka ikur një detaj:
Ai më me përparësi dhe urgjencë e ka pasur hakmarrjen ndaj Hashim Thaçit dhe PDK-së, sepse padrejtësia që i kanë bërë ata (kur ia rrëzuan qeverinë) është më e vjetër dhe më e rëndë sesa një grusht fjalë kundër tij që i ka thënë VV.

Për mua Albini ka luajtur më bukur.

Tash nëse mund ta depolitizoni administratën, na kishit pshtu.
Sepse kadri veseli shkon në opozitë por në administratë i ka të gjithë rrogtarët, hajnat, kriminelët, manjakët, analfabetet, idiotët dhe hakmarrësit e pamëshirshëm, që qe 20-të vjet e shfrytëzojnë shtetin për përfitime materiale dhe për interesat e partisë.

3. Myzhden për marrëveshjen e koalicionit, të parët ma kanë dhënë mbrëmë vonë njerëz të PDK-së. Më kanë ‘uruar’ me porosinë se shpejt do të zhgënjehem.
Por, derisa të vjen ajo ditë të zhgënjehem (larg qoftë), do të knaqem duke pritur të bëhet mirë.

S’ka pas njeri të PDK, që ka besuar se mund të vijë kjo ditë.

E unë s’kam kërkuar më shumë. Veç PDK, të largohet nga pushteti, për shkak se që 20-të vjet e ka uzurpuar Lirinë dhe Pavarësinë e këtij vendi.

P.S. Urime.