Po largohen kategoria më produktive e banorëve të Kosovës!

0
503

Nga Skënder MULLIQI

Regjimet dhe politikat e mbrapshta në Ballkan, kan bërë që gjithnjë e më shumë të zvoglohet nataliteti, se problem po bëhet jeta. Nese dikur shqiptarët kishin natalitetin më të lartë në Evropë, tash po bie drastikisht. Po zvoglohet nataliteti edhe nga politikat dështuese, nga njerëzit që kan ardhë në krye të shtetit pa pregaditje të duhur profesionale. Kan ardhë në krye të shteteve ballkanike më shumë forcat retrograde.

E përbashkëta dhe karakteristika e këtyre regjimeve është stimulimi i panikut moral, që është duke shkatërruar çdo vlerë shoqërore. Kur bëhët fjalë për Kosovën që neve na intereson, duket së ne po “vdesim“ ngadalë, nese urgjentisht nuk bëhet diqka që kjo të ndalohet. Mbrapa nesh po mbetet toka e zbrazët. Kosova e cila në fakt është vend atraktiv për të jetuar, po zbrazët së njerëzit po ikin nga papërspektiva e krijuar më vite të tëra. Duket së kjo ikje sipas të gjitha gjasave do të vazhdon më ritem edhe më të madh.

Kjo për faktin së nuk po ndalën rrenat e këtyre strukturave të njejta politike edhe në këtë fushatë zgjedhore. Asgjë nuk po ndëgjojme për shpalosjën e programeve konkrete zhvillimore, veq po ndëgjojme retorika boshe sikur I kemi ndëgjuar deri më tash. Kjo është e turpshme dhe dëshpruese. Duket së këto mashtrime po gjejnë mbështetje ende të ky popull më vetëdije të ulët për shtetndërtim dhe mirëqenje! Ata që na sollen gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe e futën vendin edhe në gjendje të keqe politike, nuk ka mundësi të ndryshojnë kurrë për të mirë.

Si nuk kanë turp që sërish të na servojnë debate pa asnjë vlerë, debate shterpe, sa për të fituar vota dhe pushtet. A nuk kan pak ndjenja dhe moral karshi shumicës e cila po jeton keq ? A nuk e kan ndijesinë së qytetet dhe katundet e tëra po zbrazën ? Po largohen kategoria e re dhe më productive e banorëve të Kosovës. Njerëzit nuk po largohen vëtem për një standard më të lartë, por në pyetje është edhe dhe statusi tjeter shoqëror,që nuk mvaret nga partitë politike, dhe as nuk mvaret as nga ideologjia.

Të gjitha pushtetet kan bërë që trendet negative të marrin përmasa shqetësuese. Nga këto regjime po na vjen edhe katastrofa demografike, si problem, e jo zgjidhje e këtij problemi. Sa të do të zgjasë ky problem, ne do të mbetemi edhë më pak në Kosovë. Sipas rrjedhave të ngjarjeve dhe sipas retorikave të sterperseritura që po ndëgjojme, nuk do të ketë ndryshme pozitive dhe as zgjedhje të problemeve të grumbulluara aq të pritura. Dhe, shtrohet pyetja logjike: a ka kush i del Zot kësaj toke dhe popullit të saj…?!