Poetja Albana Vokrri vjen perpara lexueseve me nji krijimtari te pelqyesheme, e thjeshte, por kembngulese ne vargun e perzgjedhur, e lexuesheme, melankolike, por here-here vargut i jep edhe dhimjet e jetes.
Albanen e frymezon jeta e emigracionit, atdheu ku lindi dheu rrite, ku shkrojti rreshtin e pare.
Urime Albana ne rrugen e bukur te krijimtarisë.
Po kush është Albana Vokrri?
Albana Vokrri e lindur me 05.07.1982 ne fshatin FANG te MIRDITES, aty ku njihet tradita e bujaria fshatare. Kalova femijerine time te varfer POR u rritem me shume dashuri dhe u shkollova ne shkollen 8 vjeqare te fshatit. Pasioni im per poezine ka qenë qe ne femijeri POR arsyet e asaj kohe nuk munda ta praktikoja ose shkruaja ndonje here fshehurazi, e perseri i grisja letrat nga frika.
Ne Fang jetova deri ne moshen 22 vjeçare e pastaj u martova ne nje fshat te LEZHES ku pas marteses erdhi koha te emigronim ne Greqi me bashkeshortin e aty ndertuam familjen, ku lindi dhe nje vajze qe i dha drite familjes …pikerisht ne emigrinim fillova te shkruaj me shume poezi, qe i adhuroj. Kam marrë pjese ne antologji si ne KOSOVE e ne SHQIPERI dhe jam ne pritje me shprese qe te botoj librin tim te pare. Asgje nuk eshte e pa arritshme po pate vullnetin, deshiren e pastertine e shpirtit.
/Gjin Musa, gazetar.
LAMTUMIRË NUK TË THEM, O NËNË!
E mora rrugën, nënë, për në shtëpi,
Me shpresë se do të gjeja
aty të rrish,
Por, medet te dera s’ishe si çdo herë,
Prandaj më mori një ortek stuhish.
Gjethet e shpresës seç u thanë,
Vendin tënd bosh kur e gjeta,
Porsi toka pasi të bien tërmete,
U plasarit kjo zemër e shkreta.
Te varret një varr i ri më doli përpara,
Aty orteku ma përplasi sakaq stuhinë,
Lotët më digjninn ashtu si djeg zjarri,
Kur mbi pllakë të pashë fotografinë.
Pllakën e varrit shpejt nisa ta doja,
Ndonëse trupin ta kishte rënduar,
Ta zhbija nga dheu e ta merrja me vete,
Si me ty, nënë, të rrija e përqafuar.
Jo, jo dot nuk munda ta pranoja,
Që dheu i zi mbi ty kishte rënë,
Zërin tënd kërkoja ta dëgjoja,
Oh, vdekja të kishte marrë, o nënë!
Ashtu e mbështetur për pllakë,
Frymëmarrjen tënde doja ta ndjeja,
Para fatit që luante me mua, bërtita:
O vdekje mizore, edhe për mua eja!
E mjera u largova si zog krahëthyer,
Lule zemre mbi varr, o nënë, të lashë,
Fotografia jote s’luante dot nga stuhia,
Por LAMTUMIRË s’them, as s’të thashë
NËNA SHQIPONJË
Vranët ma hedhe shikimin
Syrin me lot ma mbulove
Të shpërndarë kudo jemi bijtë e tu
Dhembjet sa mundohen të shuhen.
Në çdo skaj edhe qielli
E përhumbur dëgjohet britma
Thërret nëna bijtë e saj
Si t῾i largojë gurët nga zemra.
Me krahët e plagosur nis fluturimin
Anë e mbanë e dërgon fjalën
Bijtë e mi kanë dhënë betimin
Mos i prekni trojet shqiptare.
Nëna Shqiponjë hap përqafimin
Në çdo cep të trojeve shqiptare
Të jehoje gjithmonë bashkimin
E të plotësohet amaneti i të parëve.
Dhe këtij viti i erdhi fundi..
Trokojnë ditët e fundit të një viti
Si zog i lirë mendja tek ti po vrapon
E ka uri dora, syri, gjoksi dhe shpirti
Mes këngës dhe urimit festat t’i festojmë.
Të rrimë bashkë gju më gju si atëherë
Si shoqe, si motra, të flasim me mall
Ah, u bë shkrumb kjo zemër e shkreta
Nga udhët që na kanë dërguar kaq larg.
E heshtur rri vera e shtruar mbi tryezë
E heshtur rri dera që pret që të hapet
E luga pret dorën tënde ta prekë
E pranvera i fsheh për ty manushaqet
Flas me foton tënde
Mbaj foton tënde kudo ku shkoj me vete
Me të të heq mallin tim të nxehtë
Më ndriçojnë skutat e çdo zemre
Pranë saj duket se kam veç pranverë.
Çdo ditë të uroj për punë të mbarë
Çdo çast të ditës veç të përshëndes
Shtrihem tyë fled he sytë tek ti I kam
Se ti je një engjël për mua në jetë
Dua për të kreshnik modern kohën ta ndal
Papritir një lot më pikoi në qerpik
Po fotoja jote ah, s’më thotë asnjë fjalë
TË KERKOJ NEPER KUJTIME
Dhe ngadale vjeshta po afron
Eh kta rreke lotesh me ngasherim
E rrethuar neper kujtime
Pse qetesi nuk gjen ky shpirti im
Rrethoj veten me albume
I hap fotot gjithandej
Kerkoj te gjej une nje arsye
Pse vec ne kujtime ti me je
Jam gjithcka per ty dikur me thoje
Por veten time une genjeja
Jeten pa mua nuk e doje
Ti ishe genjeshtra une e verteta
Fryme marr po nuk jetoje
Te larguar me shum vite
Çdo gje timen e harrove
Dhe une rri e qaj ne heshtje
I kthej fotot perseri mbrapsht
Po perseri ty nuk te gjej
Ditet e vjeshtes me bejn te qaj
Gjithomne ne kujtime mua me kthejn
u desh që të jetoja kështu, or mik?????
zgjohuni nga endrrat…
Ushëtimë toke
Zgjohuni nga ëndrrat
Edhe hëna është ndarë
Në copa.
Si nëna ime Me lotë në sy.
Nga jugu deri në veri
Bashkë me linjdje e përendim
Janë bijë të nëneës Shqipëri.
Jo,këtu vend s’ka dorë armiku
Porsi gjaku që rrjedh në vëna
Kuq e zi për sa të jetë jeta
Kemi një prag edhe një vatër
Shqipëri etnike e ka lind nëna.