Po kush është Ejll Miculi?

0
2159
Ejll Miculi

Ejll Miculi!
Nji pene qe shprehe dhimjen dhe urrejtjen e viteve komuniste,nji pene e drejteperdrejt,dikujt dhe nuk i pelqen!sepse Ejlli i prek ne kallo.
Ky djale i njohur si nji antikomunist i betuar,angazhohet ne levizjen demokratike, i etur per nji demokraci te bashkohore, per nji jete te barabarte ne mese te barabarteve.
Ejll Miculi vjen ne faqet e gazetes “Fjala e Lire” per te qene i pranishem kurdohere me krijimet dhe shkrimet e tija bombastike.
Po kush është Ejll Miculi?

Gjin Musa, gazetar.

Ejell Miculi lindi ne fshatin Buze Ujit, rrjell prej nje familje fshatare e mesme, pasunia e se ciles u sekuestrue sapo erdhen ne pushtet terroristet e Enver Hoxhes.
Rrjelle prej fisit Palaj i Kastratit, fisi i tije asht Kastrat i Mocem, fis ky (Kastrat i Moçëm) simbas gojllanave, prej se cilit rrjelle edhe familja e Gjon Kastriotit, Babes se Gjergjit te Madh.

Shkollen tetevjecare e mbaroi me nota te shkelqyshme ne Kamice, vazhdoj gjimnazin ne Koplik prej ku u perjashtue pak dite para provimeve te matures ne konflikte te hapun me org.è partise dhe drejtorine, si person i pa deshirueshem me cfaqje te huaja dhe mentalitetit mikroborgjeze…

Mbaroje detyrimin ushtarake ne Korce prej ku ruan kujtime te bukura dhe ku krijon dhe njekohesisht fiton nje respekte te madh per korcen dhe korcaret qe e njohen…
Sapo kthehet ne jeten civile jep provimet e matures ne Shkoder dhe mbas dy vjetesh fiton te drejten dhe vazhdon shkollen e tregtise…

Punon ne nje ndermarje tregtare te Shkodres qyshe te punet ma te rendomta si hamall ne shkarkimin e kamjonave me arka birre, miell, oriz e tjera madhna, punon si kamarjer per pak kohe dhe ma vone edhe ne pune te tjera te randesishme e me pergjegjsi…ket pune e vazhdon deri ne ramjen e diktatures kure u shkatrrue plotsisht sistemi i urryem…
Merr pjese aktive ne levizjet per demokraci dhe asht pjesmarres ne krijimin e deges se PD-se per Shkodren dhe Malsine e Madhe…

Ishte nder te paret qe kuptoji lojen dhe tradhtine e politikes ne pergjithsi e sidomos tradhtine e madhe te liderit te P.D.se…
I delizionuem, ne vitin 1995, largohet perfunimisht prej Shqipniet se bashku me familjen per ne Itali ku jeton e punon edhe sot e ksaj dite…
Ka dy passione ne jete, poezine dhe venen…


Altari i Atdheut !

Nje cope graniti n’xhep e mora,
prej vendlindjes teme t’shtrejte,
atje ku valet i nderthurin,
Drini i vrullshem me Bunen e qete,
n’puthje t’ambla krejtsishte shkrihen,
dhe fjale lozanjare cucurisin,
si dy dashnor te perjetshem,
qe njani tjetrit i napin bese,
aty, n’shejtnim, para Altarit t’Atdheut !
Aty, ku legjenda kaperthehet me historine,
aty, ku besa, e mundi tradhtine,
aty ku gjyshi jone Ilir ngriti kalane,
romaket, me hekur u munduen ta zhdukin,
s’ja dualen mbane dhe, te lire e lane,
fqinjet sllav aqe shum e lakmuan,
helenet u perjargen por kurr nuk guxuan,
turqit katila derdhen shum gjak
edhe femijen nanes ja mbyten ne bark,
historine me shpate deshten ta therin,
t’korrin driten deshten, t’mbjellin terrin,
kurban deshten t’ia banin Perandorise,
ket qytet t’bekuem tempull t’Ilirise !
Aty, pra asht Altari i Atdheut,
asht historia, krenaria dhe besa e shqiptarit,
asht substanca, berthama, asht geni i t’parit.
Aty, ku roje bajne Perendite,
ka Rozafen, Engjell qe i ruan identitetin,
Zoja e Shkodres, Hyjnore i nep asaj pushtetin.
Aty, ku ne Altari i Atdheut e thrrasim,
aty, nje cope graniti me vehten e mora,
qe larg Saje, zemra jeme mos t’me pelcasin !


Une dhe Shakira !

Ndersa muzika mbushte ajrin me tinguj t’ambel,
Shakira perdrellte fundeshpinen n’menyre provokuese,
ndersa une merzine mbytsha n’goten e venes,
per rinine teme qe ma vollen diktatoret…
Ajo con nalte gishtin sikure mue m’drejtohet,
Sirene qe kerkon sherr para Uliksit t’lodhun,
dridhet e perdridhet, gjaku m’turbullohet,
flakrime t’shpirtit qe vibrojne n’fundin e gotes…
Eh ti Sirene fantastike e ditve moderne,
qe kerkon t’me mundosh shpirtin e cfilitun,
n’vallzime me shtojZo’valle trupi m’asht harlise,
n’malet, lendinat dhe n’qytetet e Shqipnise !
Provokueshem m’kthen shpinen, une syte i coj te gota,
o shperthime magjike qe flake bani t’kallet bota…
******
Dashnorja jeme e Vjeter !
(aji qe nje gote vene nuk din me pi,
Zoti i Madh nuk i nep as uje me u ngi) Pop.
Per miken teme t’vjeter nje vjershe deshta t’thuri,
Kurr si humbi bukuria e saje e kurr si treti nuri,
N’rinine teme t’hershme e takova ulun ne nje ‘bar’,
Mbi buzet e saje mbeshteta buzet qe me ishin thare.
Eufori dhe ngushllimin e shpirtit gjeta n’buzet e saje,
Ma ngrohte zemren dhe gjaku m’vlonte n’damar,
E dashtuna jeme besnike qe kurr nuk me tradhtoje,
Edhe n’ditet ma t’veshtira shpirtin ma ngushlloje.
Kure miqte e mi trembshem iknin nga shoqnia ime,
Ajo, lajketare ulej n’tryeze e me mbushte me gezime,
Perqafoheshim e putheshim te dy me plot knaqesi,
Me goten e venes, miken e vjeter besnike, bajsha dashuni !


Tre Zogat’ Sundimtare !

Nje zog hajnit sundimtare i Shqipnise,
erdhi me forcen e armve te Serbise.
Me vepren e tije u neverit e gjithe bota,
tu vra pa mshire shum patriota.
Vlersoji letren pare ky fare hajnit,
tu i mblelle arin t’gjith shqiptarit.
N’Shqipni hajni duhet t’bahet mbret,
prandaj vehten shpalli n’Parlamente.
Kure na mbuloji reja e fashizmit t’zi,
me arin n’krah, si trimat, iku n’Greqi !
* * *
Nje zog kurvet i hypi Shqipnise,
me ndihmen e armve te Rusise.
N’t’kater anet shpejt i doli zani,
si kovace t’forte qe e kish Ballkani.
Eeh sa shum aji rrahi n’at palle,
tu ba kerdine permbi shqiptare.
Per t’mbyte krejte te verteten,
n’fillim zhduku tane inteligjencen.
Me litare, plumbe e forcen e hunit
e ktheu shqiptarin ne nje soj majmunit.
Per genocid t’popullit e lufte ndaj Zotit,
Ja kaloni djallit, Stalinit edhe Pol Potit !
* * *
Nje zog gomarit n’krye t’Shqipnise,
erdhi tu bertite n’emen t’demokracise.
Shum shpejte ja nxori petet laknorit,
tu vu n’komande gjithfare dhoj horit.
Ky zog gomarit thoshte tu palle,
ta marrin vesh gjithe bota se jena shqiptare.
Edhe bota mbare u habit prape,
kur perdite mbyste demokrate.
Pra gomari fort i perngjet gomarit,
kur fillon palljen me t’cjerrun zanit.
Asnje gomare – tha, n’Europe s’kam ndie,
prandaj morì rrugen n’drejtim Azie !
* * *
Per kta tre zoga qe sunduen n’Shqipni,
mo’Zo’makeq populli jem per ty !
(E. Miculi)


Vendi i aaaiiiiaaa-ve !

Asht nje vende n’Europe
ku kohen e masin me pallje gomaresh !
iiiaaa-te e sterzgjatuna
si sirena fishkulluese t’idiotsise
mbushin ajrin e agushuem
si ogure lajmkeq i fatkeqsise
iiaa n’Parlamente
iiaa n’rruge
iiaa n’sheshe
fryjne ernat e lindjes e prendimit
i perthejne iiaa-te
i garavezhin
i zhubulosin
e i kthejne n’tinguj t’marrsise
iiiiaaaa – iiiiaaaa, aaaaiiii
e te duket sikure iiiaaa-te
dalin prej germazit t’cjerrun t’nje perbindeshi
qe ka trunin gomare por koken si njeri
iiaa, erdhi koha me u zgjue
iiaa, erdhi koha me hanger
iiaa, erdhi koha per n’Parlamente.
E vazhdon matja e kohes me iiiaaa
n’vendin e idiotsise
iiiiaaaa – iiiiaaaa – aaaaiiii …
Edhe fmive u tregojne prralla me iiaa
e me iiaa kane fillue t’masin kohen qysh n’vogli
mos u habitni
asht vendi i iiiaaa – ve
femite ktu nuk flejne me tingujt e ambel t’nina-nanes
por me t’pallmet cmendese te iiiiaaa-ve !