Po kush është Abide Gashi?

0
2169

Sot po prezantojm poten nga Mitrovica znj. Abide Gashi.
Nji poete qe per atdheun, trimat, luftaret e Mitrovices dhe te mbare Kosoves jane kryefjala e poezisë.

– Quhemt Abide Gashi, e lindur në fshatin Rahovë të Mitrovicës, në një familje me tradita shqiptare, e cila më rriti dhe edukoi në frymën e virtyteve kombëtare. Shkollimin fillor e kreva në vendlindje, ndërsa të mesmin në Mitrovicë dhe Zveqan.
Në vitet e tetëdhjeta, të shekullit të kaluar, kam qenë pjesëmarrëse e kam dhënë ndihmesën time të pakursyer, në të gjitha veprimtaritë dhe manifestimet e popullit tonë, për liri dhe çlirim nga zgjedha serbe. Për këtë arsye, disa herë më kanë pushuar nga puna. Kam qenë punëtore, për disa vjet rresht, në Kombinatin “Trepça”. Ndërsa, aktualisht, jam punëtore në DRP (Drejtoria Rajonale Policore), në Mitrovicë…

-Pasi kreva shkollën fillore, ishim të parat e fshatit, me një bashkëvendëse timen, që vazhduam shkollën e mesme “Hasan Prishtina”, në Mitrovicë, për dy vitet e para.Pastaj, vitin e tretë dhe te katërtin, i kam vazhduar dhe mbaruar në Zveqan. Për studime, atëherë, jo që nuk ishin kushtet. por rrethanat dhe mentaliteti ishte mjaftë i ulët… Nuk përligjej që të kuptonin, se një femër duhej të largohej në kryeqytet, për studime?! Pra, edhe pse kisha deshirën e madhe të studioja, prindërit e mi u ndikuan nga mendimet prapanike të njerëzve, që na rrethonin! Kështu, si rrjedhojë e kësaj, m’u dha rasti dhe u punësova në Kombinatin “Trepça”. Aty e gjeta vetën në një punë të mirë, ekonomiste…

Pas dy vite punë, u njoha me bashkëshortin e sotëm, me të cilin jam për 35 vite dhe kemi dy fëmijë, vajzën Linditën dhe djalin Valdetin. Ata tani janë të martur dhe ma kanë mbushur e gëzuar jetën, me nipa dhe mbesa… Të kthehem prapë te fillimi i martesës : Ishim të rinj, kishim dy fëmijë dhe jeta shkonte për bukuri, deri sa në vitet ’80-të, në shekullin e kaluar, u lëkund gjithçka, pra filloi të shembej çdo gjë, rreth jetês sime… Nisën grevat e minatorëve dhe vazhdimisht isha pjesëmarrëse e përherë pushohesha nga puna, me shumë kolegë dhe kolege. Atëherë, deri një ditë, si sot më kujtohet, që ishte data 8 gusht, kur pas shumë burgosjeve, që bënte regjimi serb, na sollën vendime, që ta pranonim shtetin serb. Por nuk e pranuam këtë gjë, me stafin dhe u dëbuam nga puna!?

Më tej, jetuam si jetuam, plot me vëshirësi.E përjetuam dhe luftën, që nuk dua të hyj krejt në detajet tmerruese të saj… Po, falë Zotit dhe shumë miqëve, nga Amerika dhe lufta çlirimitare e UÇK-së, me humbjen e shumë bijëve dhe bijave, që ranë për liri, ngadhnjyem dhe fituam … U çliruam nga zgjedha serbe dhe u kthyem në vatrat tona dhe vazhdoi jeta normale…

-Po, e vërtetë, nuk kam mbaruar për gjuhë e letërsi. Por kjo gjë nuk më pengon fare, që të krijoj poezi… Poezinë e kam dashur qysh kur isha filloriste.Por nuk guxoja të shkruaja, se nuk e kisha pêrkrahjen e dukur.Po edhe nëse përvidhësha, me ndonjë shkrim e varg, i mbaja të fshehur, në një vend, ku ndjehesha e sigurtë…Vetëm pasi u binda se, aty ku duhej të nxitesha, nuk e gjeta mbështetjen, u tërhoqa nga kjo punë?! Por, këto ndjenja dhe frymzime shpërthyen fuqishëm, në vitet e vona të jetës sime…

Si më erdhi të shkruaja poezinë e parë, që është nëpër portale e publikuar? U frymzova nga faqja publike e Fb, ku kishin publikuar postime për përvjetorin e Jusuf Gërvallës. Për një çast, më erdhi të shkruaja poezi, si koment tek ai postim. Atë, as nuk e kisha shikuar, se kush e kishte postuar. Kështu, thura një poezi, për veprimtarin tonë të shquar, e titullin: “Po, ku je, Jusuf Gërvalla?” dhe e postova në faqen time të Fb, me 16 janar 2015. Aq shumë u pëlqye dhe kështu mora guximin e fillova poezinë e dytë, “Fluturim ndjenjash”. Gjithashtu, kjo u vlerësua mjaft nga lexuesit dhe më nxiti, në hapat e ardhshëm e deri më sot, kur shkruaj pa u ndalur… Poezinë e kam shpirtërore, me karakter të përgjithshëm, por do të thoja, epiko-lirike…

– Kam botuar gjashtë libra me poezi. Ata i kanë titujt:
Tinguj pranverorë” (qershor 2015, nga SHKSH, Prishtinë);
Ndjesi, që nuk shuhen” (nëntor 2015, nga SHKSH, Prishtinë);
Buzë valëve të detit”, “Violina shpirtërore” e
Buzëqeshje, që çelin lulet” (Botimet “Trend”)
dhe “Stinëve të jetës…” (Nëntor, 2016, nga SHB “Blendi”)…

Tematika e tyre është e larmishme. Pra, poezitë e mia u kushtohen: traditave atdhetare e figurave të shquara të popullit shqiptar..

Për gazetën “Fjala e Lirë”, po botojmë një cikël me poezitë e autores në fjalë.

MIC SOKOLI SHQIPONJË MALI

Në Grykën e Carralevës,
Lumi shkon në rrjedhë,
Derdhej gjak pa ndalë
Ushtarët e Dërgut Pashës,
Mbetën të gjithë të vrarë!

Derdhej gjaku lumë,
Në zemrën e qëlluar të Carralevës,
Luftonin trimat me topa e bajoneta,
Ushtonte gryka dhe bjeshka,
Ushtrinë armike ta mundte vdekja!

Mic Sokoli me trimat e tij,
I doli turkut në fushë dhe në ara,
Ia vuri gjoksin topit,
Armiqtë s’i la të ecnin para!

Luftuan edhe shumë të tjerë,
Më vonë e bënë historinë,
Ise Boletini dhe Abdullah Shabani,
Që aq shumë e donin lirinë!

Nga Carraleva e deri në Boletin,
Ndjehej gjëma e bajonetave,
S’shihej gjë tjetër vetëm flakë e tym,
Nga gjaku fushëbeteja u bë si lumë!

Mic Sokoli me gjoks çeliku,
U del përballë pa u trembur fare,
E mundi dhe e ndoqi armikun,
Derisa e groposi në varre!

Mic Sokoli si shqiponjë mali,
Isa Boletini dhe Abdullah Shabani,
Pashallarëve ua shtruan rrugën me gjak,
Lan kokat këtu se i hyn Kosovës në hak!

Nuk ishte lojë kjo luftë, as mahi,
Dërgut Pashë a po dëgjon,
Mic Sokoli këtu është në vendin e vet,
Ku i thuhet bukës bukë e detit det,

Si shqipe mali dykrenore,
Mic Sokoli atdhetar dhe patriot,
I doli para ushtrisë turke,
Madje me gjoks edhe topit me barot!

Mbetet për jetë patriot i shquar,
Që luftoi me trimëri dhe burrëri,
Trojet shqiptare kudo i çliroi,
Të mos i shkel më kurrë turku i zi!

ANTON ÇETTA

Anton Çetta birë shqiptar..
Ky stërnip me fisin Ilir….
Ishte me shpirtin paqësor..
Dhe me zemër të dëlirë..

Të madhe sa bjeshka..
Demokrat me shpirt e zemër..
Kur shqiptarët vriteshin kot
Shqiptarisë i dhuroj një emër…

Mbarë e kthej kombin
Ky prijës i madh i atdheut
Bashkoi të gjithë shqiptarët
Si dikur në Lezhën e Skënderbeut…

Pajtoi gjaqet këtu ndër ne
Solli dritën e paqes në çdo shtëpi,
Duke gëzuar çdo zemër nëne
U bë më i dashur kudo në shqiptari…

Duke i lidhë njerëzit me besë e fjalë
Vëllazëroi mes vete çdo shqiptar..
të cilët iu betuan me besa – besë..
Se s’do të kenë vrasje as ngatërresë..

Ishte lindur për vepra të mira
Përçarjet s’i donte në mesin tonë,
Se për t’ia shtri dorën vëllai – vëllait
Ishte fitore që s’lihej për më vonë…

Mjaltë si lumë i rridhte fjala
Këtij plaku të urtë të Dardanisë,
Të gjithë bashkë i shkuan prapa
Derisa ia mbylli plagët shqiptarisë…

BRUKSEL, PO FLE

Jam shumë e prekur dhe zemëruar
Pas kaq vitesh që jetojmë në liri,
Serbia shqiptarët duke i arrestuar
Trumbeton se po bënë demokraci..

Edhe rrugës për në punë kur udhëtojnë
Njerëzit tanë i nxjerrin prej veturave,
I lidhin me pranga me forcë i maltretojnë
I trajtojnë sikur janë bandë e kriminelëve..

Edhe pse jemi me botën përparimtare
Shqipet tona s’i lëntë të lirë të fluturojnë,
Në tokën e tyre stërgjyshore dhe paqësore
I arrestojnë, i burgosin dhe i keqtrajtojnë…

Bota demokratike bëhet sikur s’i sheh
Nuk reagon kundër këtyre padrejtësive,
Bëhet me barbarin që e ka vënë në gjumë
Nuk i dënon krimet që i ndodhin para syve…

Deri kur Bruksel, lejon kështu të na trajtojnë
Të tallen me ne vetëm pse jemi shqiptarë,
Përse duhet të nënshtrohemi dhe të durojmë
Dhunën dhe politikën me dredhira të paparë..

AI NUK VDES KURRË

Strateg Ibrahim Rugova i shenjtë
Jeton në zemrat tona nuk vdes kurrë,
Bashkë me të madhin Anton Çetta
Bashkuan kombin tonë duke e pajtuar…

Vepra e tyre është e përjetësuar
Mbetën legjendë të një epoke,
Na liruan nga zgjedha e robëruar
Sollën Lirinë tonë dhe të kësaj toke!

Me dituri edhe me pendën e tij të artë
Luftoi me ndjenjat më paqësore,
Krijoj shumë miqë me dashuri në botë
Me instancat më të larta botërore..

Kombin tonë e bëri të njohur
Në çdo cep të botës mbarë,
Punoi për paqë kurrë pa u lodhur
Pa pushuar fare dhe pa u ndalë..

Ai nuk ka vdekur por ndrroi jetë
E bën të gjallë vepra e tij përherë,
Në përjetësi legjendë ka mbetë
E përkujtojmë me mallë çdo herë!

Një burrë të madh humbi Kosova
Por rrugën e tij nuk do ta lëshojmë,
Akademik veprimtar Ibrahim Rugova
Veprat tuaja çdo cep po ndriqojnë…

PSE PO VAJTON

Përse, o nënë po rënkon
Je larë nga lotët e shumtë,
Vajtoj djalin burgjeve të serbit
Që ma akuzojnë për luftë…

Edhe pse dielli im i lirisë
Mua nuk po më ngrohë,
Rrezet e arta të demokracisë
Vetëm unë nuk po i shoh..

Jam e ndarë nga shoqet
S’jetoj e lumtur si në Evropë,
Më shkuan motet duke falur
Djem dhe vasha për këtë tokë..

Shumë ranë në fushën e betejës
Të tjerë mbetën invalidë të luftës,
Mjaftë të zhdukur në tokat sllave
E plotë të rinj që kalben burgjeve..

Jam mërzitur dhe jam lodhur
Nuk po mundem me qëndruar,
Më kanë ndarë dhe copëtuar
Në tokën time kurrë pa u gëzuar ..

Edhe tani që lufta ka përfunduar
M’i ndjekin rrugëve dhe në shtëpi,
M’i grabisin duke m’i arrestuar

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar