Jahe Fida
Po ku je, o djalë lirie! – Ukshin Hotit
Krusha e Madhe po t’kërkon
Po t’kërkon e gjithë shqiptaria
ah more trim sa na mungon
n’kto ditë t’bukura, ditë lirije
Po ku je o mendje ndritur është vatani duke t’pritur
Të kërkon toka amtare T’kërkon shqipja dy krenare!
Po Ku je o Ukshin Hoti
Sërbi t’ndoqi mot pas moti nëpër burgje
jetën çuar deshi fjalën me ta shuar!
Deshi fjalën me ta fikë se nga
Ti kishin shumë frikë
Fjala jote fjalë me famë
t’ri e t’vetër çonte n’kamë
Po ku je o djal i Krushës
jep sinjal bëhu i gjallë
të ja thotë malit e fushës
Ti jeton, kjo s’është përallë!
Jeton Ti në plag lirie
Jeton Ti në palë flamuri
Je symbol krenarie
nuk vdes kuuuurre kësi BURRI!
jahe FIDA Tr. 24.03.2017.-
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar