Po kiminalizohet e shkuara për të maskuar të ardhmen

0
276
Lutfi Coka

Lutfi Coka

Partitë politike të krijuara mbi padrejtësitë dhe korrupsionin, janë parti kriminale, që sherbejnë si mina me sahat në themelet e kombit. Shteti i ngritur mbi themelet e kesajë,prone është i rënë!? …Toka në pronësi e përdorim është dhuratë e zotit për njerëzit por, kurrë shperblim per Atdhe të shitur ose Atdhe te blerë. Një atdhe i shitur mallkon djepat e vet!?…

Kush shet Atdheun nuk është trasgimtarë por është “kopil”. Kush fshin imazhin e atdheut, nuk është i shitur por i falur. Kushj ja kthen shpinën pa këthim Atdheut nuk vdes por “ngordhë “për së gjalli.

Të zgjedhurit nga parti të tilla,nuk respektohen,por i zgjedhin me para, i rrëzojnë me para, dhe i shajnë falas! Ju udhëhëqës formal të këtyre partive politike të shekullit të Ri:

Atdheun e muarët pa inventar, pyjet e padjegura, fushat e punuara, pasuritë e pashitura, lirinë në ligjet e kohës, bukuritë e pashkelura, …Pse na shqetësoni neve bijve të shekullit të kaluar!?… Ne të shekullit tjetër kemi gurët mbi shpinë, historinë mbi kokë,po turpet tuaja pse na i hidhi neve!?… Ju shani Gjergjin e madh, sergjitë e kullave të vjetra, brekushet e pleqve, qeleshen e bardhë, gjerdanin e zi, Xhubletën e dasmave, duvakun e nuseve, kaq primitive po na vlersoni jetën tonë, luftën tonë kulturën tone?!….

Duke na sulmuar neve të shekullit tjetër, shkallmoni origjinenën tuaj, duke na zvogluar përballë kujtesës, zmadhoni harresën, duke bërë pushtuesit kulturësjellës, na kriminalizoni si terrorist, si irredentist të egër. Sa më shumë na sulmoni në emer te integrimit e globalizmit, historinë Shqiptare, jeni duke nxjerr sytë e mendjes suaj!