Po ju prêt mallkimi i Zotit dhe i popullit!!!

0
491

Nga Skënder MULLIQI

*Kjo klasë politike e pas luftës kan pru aq keq gjendjen ne Kosovë, sa nuk mund të gjenë njeriu as shpjegim.

*Pak kush nga ta që erdhën për këto 18 vite në krye të shtetit punuan mirë e ndërshmerisht për shtet.

*Nuk punuam mirë edhe për faktin që tashmë u dëshmua së shqiptarët nuk e kan nivelin e nevojshem të vetëdijës për shtet dhe për komb. Kjo që po e themë është e dhëmbshme, është për qdo keqardhje dhe është për qdo kritikë.

*Ky popull sikur ka vdekur klinikisht, nuk po i dëgjohet zëri edhe pas gjithë këtyre hajnive, plaçkitjeve, zhvatjeve e dhunimit në tru të shëndosh që po ushtrohet mbi ta.

*Pa marrë parasysh së cilët e kaleruan pushtetin, pa dallim partie e ideologjie u shfaqën si profiterë, si shfrytëzues të mandtit qeverisës për tu pasuruar, duke filluar nga pushteti local deri të niveli qendror.

*Po grindën gjoja nder veti në kuvend, neper televizione dhe rrjete sociale si të pa fytyrë që janë, e prapa kulisave janë shokë të bizneseve të dyshimta, janë shokë edhe të shumë allishveresheve tjera përfituese …

*Kjo është më shumë së amorale .Si ndërtohet shteti more qyqarë duke plaqkitur dhe rrënuar qdo vlerë materjale, e duke rrënuar qdo vlerë morale ?

*Si nuk po mendoni pakë edhe për fëmijët dhe familjët të cilat nga plaqikitja që po ua beni po jetojnë buzë greminës? A keni ujë në sy siq thotë një fjalë e popullit?

*A po mendoni për fëmijët jetima të luftës, për martirët dhe dëshmoret e kombit, të cilët po prehen në çdo cep të Kosovës? Shkelët mbi gjakun e tyre ?!

*Hiqne more logjikën e pasurimit të pa ligjshem, së heret a vonë do tia shihini sherrin më mullak.

*Jeni berë milionera apo edhe ndoshta miliardera pa fije turpi. E keni topitur këtë popull, e keni pru në gjendje të lypsarit.

*Po bëni veprime foshnjore, e jo që i thoni vetit se jeni koxha burra?!

Gjermanët e rindërtuan vendin e shkatërruar rrafsh më tokë në Luftën e Dytë Botërore, duke dhënë gjithëqka për shtetin e tyre, dhe arriten që të bëhën prap superfuqi botërore ekonomike.

*A jeni more në tulë të bukës ?A po ju ka marrë era nga koka ato tru që i keni ?! Na ndihmojë e gjithë bota demokratike që ta kemi shtetin e dytë në Ballkan, e ju hajgariseni më atë trohë shtetësie që na ka mbetur?!

*Po luani më fatin e njerëzve sikur Kosovën tua kishte lënë baba. Edhe beli e keni bërë pronë private duke i bërë shumicën argatë të juve ?! Kjo çka po bëni është e pa falshme.

Një ditë do tu presë Mallkimi i Zotit dhe mallkimi i popullit!!!