Po jetojmë në një shtet jo të rregulluar ?!

0
806
Skënder Mulliqi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Na është bërë e pa mundur ti ikim tëmës së politikës. Na është bërë e pa mundur së shumë qka në këtë vendin tonë të vogël mvaret nga rrjedhat politike. Qytetarët e Kosovës pritën ditë të vështira më këtë kastë politike në pushtet. Udhëheqjet politike të pas luftës nuk i kanalizuan punët mirë dhe kjo bëri që edhe ecuritë ekonomike mos të marrin të mbarën. Qytetarët një kohë të gjatë po jetojnë më ndjenjën së nuk ka kush të sjellë ndryshime pozitive në shoqërinë të cilës i takojnë. Njeriu ynë e ka ndjenjën së përspektiva për të jetuar mirë i është mbyllur. I është mbyllur beli niherë nga kjo klasë politike e cila gjithë të mirat materjale po i përvetëson për vete dhe për njerëzit e tyre.

Edhe pse Kosova ka një pozitë të volitshme gjeografike dhe gjeopolitike të nivelit global nuk po është e mjaftueshme. Njerëzit tanë janë të bindur thellë së tashmë e gjitha pasuria e këtij vendi është rezervuar për një grup njerëzish të politikës dhe të parapolitikës. Njeriu i thjeshtë më të drejtë po mendon së statusi i tij në këtë shoqëri i është mbyllur. Ky kufizim i veprimit po shprehet duke filluar nga familja, nga rrethi i ngusht dhe në mbarë shoqërinë. Prinderitë nuk po kan shumë mundësi ndikimi tek fëmijët e tyre, kur bëhët fjalë për një edukim më kualitativ. Familjarët nuk po e kan mundësinë e kufizimit të fëmijëve të tyre karshi dukurive negative.

Tek adoleshentët formimi i përsonalitetit të tyre do të thotë shumë për familje ashtu edhe për mbarë shoqërinë. Agresivitetet e ndryshme të tipit ideologjik, politikë, ekonomik, shtetëror dhe shoqëror janë bërë të medha. Të fuqishmit e pushtetit dhe të ekonomisë po e diktojnë jetën sipas kutit të tyre. Janë formuar gjenerata të tëra të cilët po e mendojnë të pasurohen shpejt dhe pa punuar. Kjo logjikë është logjikë që vjen nga ky pushtet debillësh. Secilën ditë kemi gjithnjë më pakë njerëz të cilët e vizitojnë teatrin, kinematë, shtëpitë kulturore, kemi gjithnjë më pak njerëz të ri të cilët po lexojnë etj. Nuk po organizohen ngjarje kulturore, tribuna të ndryshme ku rinia do të bashkohëshin.

Secilën ditë e më shumë fëmijët tanë po i vizitojnë mjekët e syve, shkaku i përdormit të tepruar të mobil telefonave. Telefonat janë bërë tashmë brengë e madhe për edukimin e mirë të gjeneratës së re. Rrjetët e ndryshme sociale e kan tepruar më shumëqka jo eduktive, më shumë qka tjetër të keqe për formimin e përsonalitetit të të rinjeve tanë. Telefonat mobil fëmijet tanë po i largojnë nga mësimet dhe edukimet e mirëfillta. Po i tjetërsojnë edhe si përsonalitete duke i shëndrruar gjithnjë e më shumë në njerëz agresiv. Ky agresivitet apo edhe brutalitët i sjelljës po shprehet si mbrenda familjës, në shkolla, në rrugë, kafene dhe gjetiu. Incidentet dhe vrasjët janë bërë përditshmeri e hidhur.

Mjetet e informimit public janë mbushur më kronika të zeza, e që është e zeza e vet atyre përsonave, e zeza e familjës dhe e zeza e shoqërisë. Përdorimi i drogave të ndryshme po rritët gjithnjë e më shumë, e gjithnjë e më pak po merrët kush më këtë problematikë jo të vogël dhe jo pa serioze. Gjithnjë e më shumë po bëhëmi shoqëri jo normale. Mobilët do të ishte mirë të ndalohen në shkolla, mos të përdorën aty ku ndikojnë direkt në prishjën e qetësisë qytetare etj. Edhe lojërat e ndryshme në internet janë duke ndikuar në rritjën e agresivitetit të të rinjëve, të cilët këtë agresivitet po e shprehin duke u shkaktuar dëme fizike të tjerëve deri në vrasje.

Kemi shumë shëmbuj të vrasjëve nepër shkolla në botën perëndimore pikërisht nga të rinjet të cilët po ndikohen nga lojrat “Counter Strike”. Po jetojmë në një “shoqëri jonormale“ dhe po jetojmë në një shtet jo sa duhet të rregulluar dhe demokratik. Ne, po jetojmë në një shtet i cli nisë më gjenerata të “përjashtuara”, të pa interesuara, në një shoqëri ku rregullisht na servohen tema sporadike e jo temat qenësore për jetën dhe zhvillimin tanë të përgjithshem. Po jetojmë në shoqëri më shumë të improvizuar dhe në një shoqëri ku më shumë simulohet…