PO I PYES TË DITURIT

0
397
Kosova - kuq e zi

Ulku Bardh

(ku qenka populli..?)

…Një popull që të voton, në emër të ndryshimeve pozitive, me vullnetin e tij, pëmes votës së lirë, pastaj nuk del të të mbrojë nga ata të cilët i hoqi nga pushteti me anë të votës së lirë në zgjedhjet parlamentare..! Nuk e mbron po atë qeveri të republikës e vet të dalë nga zgjedhjet e lira. Nuk e mbron nga njerëzit që janë si puna e Nasradinit, që po e presin degën ku qëndrojnë vetë. Nuk e mbron kryeministrin e Kosovës, i cili po kërkon reciprocitet ndaj shtetit më krimogjen dhe konfliktuoz në Ballkan, pra atij të Serbisë.

Nuk del ta ndalë huntën alla “Pinoçet” që ka për qëllim rrëzimin e Kryeministrit, sepse ky i fundit i ra në gjurmë korrupsionit, shantazheve, neglizhencës, servilizmit politik e polltronash, plaçkitjes së skajshme të po atij populli të Republikës më anatgoniste në Ballkanin Perëndimor… si dhe gllabërimin e vetë pasurisë shoqërore në administrim të vetë shtetit. Nuk e mbron kryeministrin e vet që e ka legjitim, i cili e vë pikë diskutimi reparacionin e luftës… dëmshpërblimet marramendëse që duhet t’ia paguajë Serbia Republikës së Kosovës?!

Po për hartat dhe marrëveshjet e fshehta për “pazaret e lira” me tokën e shqiptarëve të Kosovës dhe territorin e Republikës së Kosovës, kush do të t’i japë llogari popullit dhe kush do të mbajë përgjegjësi për lojërat, me kukulla, pas perdes. Sa çudi? Njeriu që po e pengon shkatërrimin e shtetit të Kosovës sot, nuk po përkrahet nga populli i tij! Bile pak përkrahet edhe nga intelektualët e të gjitha profileve…

Por, si duket, intelektualët më shumë u takojnë ngjyrave të ndryshme partiake, sesa ngjyrës së shqiptarizmit që është një dhe e vetme për ne. Sot, në Kosovë, populli dhe intelektuali duhet ta ketë parasysh faktin se i kërcënohet rreziku shtetit të brishtë të Kosovës…e jo se u kërcënoka anëtari i VV-së, apo i ndonjë subjekti tjetër politik. Çdo shqiptar duhet ta ketë parësor interesin kombëtar dhe shtetëror, para çdo interesi tjetër..!

Në kohën kur pandemia vdekjeprurëse me emrin Corona Virus bën kërrdinë gjithandej globit… shqiptarët po merren me ndërrime qeverish!? Sot, në Prishtinë, deputetët e Parlamentit të Kosovës po vrapojnë ta mbajnë mbledhjen e jshtëzakonshme… sikur atëherë kur vrapuan në Kaçanik deputetët e Parlamentit te Kosoves dhe mbajtën mbledhjen historike… Por, ka një dallim thelbësor… në Kaçanik deputetët ia vunë themelet shtetësisë, ata Kosovën e bënë Republikë … kurse këta deputetët në Prishtinë po me ngut ia prishin themelet shtetit te Kosovës tashmë të lirë..!?

Karrieristët, shantazhistët uzurpatorët dhe linçuesit politikë të Kosovës madje, nëse jo shkaktarët kryesorë por fajtorët kryesorë, gjithsesi, për lënjen e Kosovës pa rini, pa ardhmëri, pa shpresë…Të lënur në agoni… e të rrethuar nga lukuni të etura për gjak shqiptari…!

Këta sehirxhinj po i fërkojnë duart për profitet e tyre, që do t’i kenë nga përmbytja.. .e shtetit të tyre e tonë. Por ata, ata do të kenë përfitimet e majme me tharm turpi që mban erë tradhëtie e që do t’ua ndajë peshqesh padroni i tyre, a kurse ne, ne do të kemi vuajtjen të mbështetur nga krenaria e mospërkuljes?!

Po i pyes ata të diturit… a mos po fshijnë këta bashkë në lëmën e “Kuajve të Trojës..?”…

Eh, sa aktuale është edhe sot, thënia e Cezarit në ditën e vrasjes së tij me thikë pas shpine.., ”a edhe ti Brut qenke këtu..!?“.

© Ulku