(Nga fb u botua Durrësi Bulevard, Tema etj.)
Le të shpresojmë se populli shqiptar do ta mbështesë SPAK, se pa atë mbështetje edhe SPAK do të dështojë.
Nuk e shoh rrezikun e dështimit të SPAK, aq nga politikanët, sesa nga populli. Politikanët, me gjithë fajet, shpesh të drejta, që u rreshtohen, janë shumë më të mirë se sa shqiptari mesatar….
Është përsëritur shpesh, sa është bërë bozë, por po e them prapë: “Çdo popull ka qeverinë (politikanët, SPAK etj.) që meriton”.
SPAK na e bënë, “me dhunë”, miqtë tanë, ShBA dhe BE, se për ne, nuk do bëhej kurrë. Tani, së paku hajde të japim fjalën, të gjithë shqiptarët, mos ta prishim edhe këtë peshqesh të madh, me llapazanllëqet tona “ky ka qenë kështu apo ashtu”, kur ai sapo kishte kaluar adoleshencën. Me hipokrizi, bëjmë sikur harrojmë, se ne që llapim, kemi “fjetur vetë, secili, në një shtrat”, e me burra të pjekur e drejtues, që në kohën e komunizmit vërtetë që kishin bërë “këtë apo atë”, e që ishin “ky apo ai”.
Ta lemë “luftën e klasave” nga e cilat nuk po heqim që s’po heqim dorë…
Le t’u shohim punën, e jo gunën; ata të SPAK i kanë filtruar Perëndimorët, se kush janë ata 8 personat e super-respektuar—mos të dalim ne sot, mbas pilafit, më “katolik se Papa”. Mos të bëhemi aq të pafytyre, sa në vend që t’u themi “faleminderit” miqve që na e bënë SPAK, pa filluar puna, t’u themi “plaç”!
Natyrisht, populli, ne, duhet të ndjekim e mbikëqyrim punën e tyre, të SPAK, por ama pa Shpifje.
Bashkim Kopliku
Mobile&Whatsapp&Viber: +355(0)672858090
(In DEUTSCHLAND: 004915771187972)
Phone: +355(0)52 223663
E-mail: [email protected]