PLIS E FLAMUR
Plis e Flamur
Nuk u ndanë kurrë
Janë mbjellur në gjak
Janë mbjellur në gurë
Mbi plis të bardhë ngritur
Flamuri kombëtarë shpirta të pa ndarë
Plisi i bardhë ndër beteja
Shkreptiu si rrufeja
N’antikë e n’Arbëri
Shqipëri e Dardani
N’luftë me armiq
As plis e as flamur
Nuk u tremben kurrë
Nuk u ndanë kurrë
Plis e Flamur të pa ndarë kurrë
Sa të jetë kjo jetë
Plisi i bardhë
Në kokë të shqiptarit të vërtetë
Dhe flamuri kuqezi
Me shqiponjen dy krenare
Nga dora e shqiptarit
Kurrë s’do të zbret.
Mburruni o vëllëzër mburruni
Me kët plis të bardhë
E flamur kombëtarë
Me ta najoftti bota mbarë
Si arbnesh e si shqiptarë.
Ky Plis e ky Flamur
Nuk u ndanë kurrë.
PELLAZG E ILIR
Pellazg e Ilir Dardan e Shqiptarē
Jetuam n’trojet tona kurrë si barbarë
Bëm lufta të përgjakshme me ruajt atdheun
Po patëm shumë prijsa në krye me Skëndërbeun
Këta burra e prisa të këtij populli e atdheu
Luftuan heroikisht si trim Skëndëbeu
Dhe vendit i lanë namin e faqen e bardhë
Ngado që shkuan thanë – jemë llir, Pellazg e Shqiparë
Kurrë s’ e hoqen nga koka plisin e bardhë
Sibol krenarie i popullit mbarë
Dëshmi ndër shekuj e mivjecarë.
O ATDHE
O atdhe me tri fe
Me një Zot që është mbi ne
O atdhe me tri fe
Me njē komb me një Atdhe
Përmbi fe ke këtë Atdhe
Komb e fe ke këtë dhe
Komb e kemi Shqiptarinë
Nënë e kemi Shqipërinë
Kot përpiqen me na nda
Me na nda me na përqa
Por nuk ndahet vëllau me vëlla
Jem një komb jemi njē farë
Kemë tri fe margaritarë
Sa të ketë diell e sa të ketë hënë
Shqiptaria më s’do të ketë gjëmë
O Atdhe me tri fe
Më të madhen miqësi ke
Me Evropen e Ameriken
Barbarisē më s’ua ke friken
Sa të ketë jetë mbi këtë dhe
Të bashkuar do të jemi
Në një komb dhe me tri fe
Një Shqipëri do të kemi ne
Dhe një diell që do të na nxe
Liri t’përjetshme do të kemi ne.
POPULL HERO JEMI
Popull hero jemi
Sa vuajtje i patëm
E sa vuajtje i kemi
Pesqind vjet nën Turqi
Njëqind vjet nën serbosllavi
Ku ka më të vuajtur e më trim
Hero është ky populli im
Shumë tmerret i përjetoi
Titanik në këmbë qëndroi
Tiraninë nuk e duroi
Shumë armiq në qafë i ranë
Po asnjë me qarë s’u ndanë
Edhe vehten n’gjak e lanë,
Se ky popull gjithë mbroi vatan
Të jetojë në Sqipërinë nënë
Le të lakmojnë popujt kushdo
Këtë popull më s’mund ta sundo
Edhe bota më në fund e kuptoi
Që kët popull padrejtësish e coptoi
Ky popull hero ish e hero mbeti
S’do ta sundoj më kurrë as krali as mbreti
TEK BRENË MIZA HEKUR
(Rexhep Hoxhës)
Tek brenë miza hekur
Të çuan poet
Kalove fusha e male
Dete e oqeane
Mbërrine në Zelanden e Re
Pa shpresë e pa atdhe
Larg atdheut poet
Të mbet mendja zemra e shpirti
Ato nuk t’ u fundosen në det
Po në shpirtin tënd poet
Shpresa të mbante gjallë për atdhe
Për atë vend ku kishe le
Ku ishe rritur me therrime
Peshë të çonin ato kujtime
Po ti poet i shkathtë
Thirre poezinë që të bën shoqëri
Që ta hjek pakëz atë mërzi
Që të kishin çuar tek bren miza hekur
Dhe një ditë prej ditësh t’u kruante një vetull
Kend do ta marr ngryk në Zelandë të Re?
Pas pak të mbërrini një lajm i ri
Në Kosovë po thërret liria
Ejani o shqiptarë të gjithë te shtëpia
Se armikun e piu e zeza
Dhe atdheun e kaploi rrezja e lirisë
Memzi prite poet të ktheheshe n’ vatan
Kalove prap det e oqean se peshë të çonte vendi
Për të shtrenjtin vatan.
Tufë poezishë nga përmbledhja
” PLIS E FLAMUR “
JAM SHQIPTAR
Jam shqiptar
Po jam krenar
Mbaj gjurdi e
Plis të bardhë
Për trimëri
Dhe besnikëri
Gjiithë bota
Ma ka lakmi
Për këtë mbaj kokën lart
Krah shqiponjë zemërzjarrtë!
BABAI IM
Babai im ishte atdhetar
Dhe kurrë nga koka
S’hoqi plisin e bardhë
Se ishte has shqiptar
Zemren e kishte bujar
Në luftë për liri luftoi
I nënës i vetmi djalë
Se ishte has shqiptar
Gjakun për liri
Kurrë s’përtoi për ta falë
Edhe pse ishte i vetmi djalë
Se ishte has shqiptarë.
MËSO TË DUROSH
Mëso të duroshaa
Kurrë mos u dorëzo
Jeta sjell befasi o njeri
Ju len pa babë e nënë
Pa motër e vëlla
Pa më të dashurit
Që i ke në votër
Do t’i përjetosh
Të gjitha n’këtë botë
Me dashuri e besim në Zot
Do t’i përballosh të gjitha
Dje dhe sot
Na ndihmon i Madhi Zot.
NJERËZ PA TURP
Si nuk u vjen turp
As s’kanë kokërr marre
Flasin si duhet ta luftojmë korrupcionin
Si ta mbrojmë popullin e shtetin
Ky është kanceri që e zbuluam
Pushtetarët e përparshëm edhe këta të sotëm
Si nuk u vjen turp që po bëjnë shaka
Me këtë popull e me këtë shtet
Sejcili që çohet më heret
Korrupcionit e ryshfetit i bëjnë hyzmet
Kanë bërë miliona për gjepin e vet
Kanë zbrazur arkën e shtetit të vet
Këta janë kriminelët e ekonomisë
Që i bënë më të keqën pavarësisë
Edhe kët popull e shtrinë për tokë
E shtrinë për tokë e mbështeten për gardhi
Kët punë e bënë veç i ziu shqiptari.