PLIS E FLAMUR

0
977
Bajram Bashota

Bajram Bashota

PLIS E FLAMUR

Plis e Flamur
Nuk u ndanë kurrë
Janë mbjellur në gjak
Janë mbjellur në gurë
Mbi plis të bardhë ngritur
Flamuri kombëtarë shpirta të pa ndarë
Plisi i bardhë ndër beteja
Shkreptiu si rrufeja
N’antikë e n’Arbëri
Shqipëri e Dardani
N’luftë me armiq
As plis e as flamur
Nuk u tremben kurrë
Nuk u ndanë kurrë
Plis e Flamur të pa ndarë kurrë
Sa të jetë kjo jetë
Plisi i bardhë
Në kokë të shqiptarit të vërtetë
Dhe flamuri kuqezi
Me shqiponjen dy krenare
Nga dora e shqiptarit
Kurrë s’do të zbret.
Mburruni o vëllëzër mburruni
Me kët plis të bardhë
E flamur kombëtarë
Me ta najoftti bota mbarë
Si arbnesh e si shqiptarë.
Ky Plis e ky Flamur
Nuk u ndanë kurrë.

DO TË PENDOHESH

Do të pendohesh
Po që s’dashuron
Do të pëndohesh
Po që xhelozon
Do të pendohesh
Po që s’komunikon
Do të pendohesh
Po që se s’viziton
Do të pendohesh
Pse s’ishe i urtë
Do të pendohesh.
Se kjo jetë e shkurtë.

VETËM ME NJË FJALË

Vetëm me një fjalë
Mund të bëhet poezia
Vetë me një falë
Shprehet dashuria
Vetëm me një fjalë
Dëshmohet miqësjia
Vetëm me një fjalë
Shifet xhelozia
Vetë me një fjalë
Matet mirësia
Vetë me një fjal
Gëzohet liria
Vetëm një falë ka vlerë
Detin mund ta shterrë.

FSHATI IM

O fshati im i dashur
Fshti im i bekuar
Në Ty linda dhe u rrita
Çdo gjë në jetë te ti e shijova
Dasmat e drekat vdekjet
E lindjet t’i njohta
Sa krenarë jam me Ty
Që kalova fëmijërinë
Rinininë e pleqërinë
Në Ty i përjetova vuajtjet
Gëzimet e hidhërimet
Në Ty u përcollën amanetet e të parëve
Dëgjuam trimërinë e krenarinë
Në Ty fshat shkëlqeu rrezja e lirisë
Bijtë e tu luftuen dhe derdhen gjakun
Këtu e ngulën të lirisë bajrakun.

BABAI IM

Babai im ishte atdhetarë
Dhe kurrë nga koka
S’hoqi plisin e bardhë
Se ishte has shqiptarë
Dhe zemren e kishte bujarë
Në luftë për liri luftoi
I nēnës i vetmi djalë
Sepse ishe has shqiptarë
Dhe gjakun për liri
Kurrë s’pritoi me e falë
Edhe pse ishte i vetmi djalë
Se ishte has shqiptarë.