Pleshtat e atdheut

0
631

Pleshtat e qenit dhe të pulës janë më të dalluarit për agresivitet, por në vëmendje tonë tash kanë zënë hapësirë edhe pleshtat e atdheut.

Bekim Rexhepi

Krizat qe e kaplojnë atdheun shpesh cilësohen si tubacione mbeturinash që nga to rigjenerohet tubacioni më i madh që e kundërmon politikën me korrupsion, krim dhe padrejtësi. Në këtë gjendje padyshim me të shpejtë përhapet sasia e ektoparazitëve, ata janë të paparashikueshëm me vete mbartin rrezik për gjithë ambientin. Edhe krizat në politik janë të njëjta, gati të këti infektimi, atdheu mbushet me pleshta, këta pleshta janë më të rrezikshëm që njihen.

Të sqarojmë diç më parë, korrupsioni ngrihet mbi dy kritere, mbi kriterin e pasurisë së paligjshme dhe mbi kriterin e dëmtimit të shtetit, për tu zhvatur më lehtë nga ay. Kriteri i dytë tashmë është real në vendin tonë, e kemi parë se si shteti është dëmtuar skajshmërish dhe zhvatja – nga akteret kryesor të pushtetit, pa u ndalur dhe pa i plotësuar skajshmërisht apetitet personale duke u pasuruar marramendshëm, ne emër të lirisë dhe shtetbërjes.

Dëshira për të kapërcyer krizën politike brenda shtetit, dhe me shtetin fqinjë që na shfaqet vet si armik, mbetet digresion politik i pashpjegueshëm. Që pari në përballën tonë për tu zhvilluar brenda interesit tonë nacional, ka detyrë të rëndësishme për çdo shtetarët të vendit. Këtë detyrë nuk mund ta kryejnë ata shtetar që me vendin kanë kursyer ndershmërinë dhe dijen e tyre, madje për të udhëhequr si duhet drejtë lirisë, kanë kursyer mundësit e vazhdueshme të përfitimit personal me korrupsion e krim të organizuar, kundrejt ligjit dhe shtetësisë.

Ekzaltimi i pareshtur i lavdisë dhe i madhështisë se një lufte, qe s’ishte vetëm fitore e jona, por në të ishin edhe aleatet e konventave ndërkombëtare, mbi të drejtave dhe lirit e njeriut apo edhe kolektive. Intervenimi i tyre nuk ishte mëshirë për ne më shumë për konventat e tyre të cilat mbase po zhvleftësoheshin fare.

Pas çlirimit të kufizuar nga okupatori dhe më pas nënë administrim ndërkombëtar, njeriu ynë i hamendur filloj të bëhet i ndryshueshëm, madje edhe i paqëndrueshëm, filloj që lirinë ta lidhë me vetën, më shumë dhe më shumë me zhvillimet e tija, se sa që ne fakt do të duhej ta lidhte me të tjerët me të përgjithshme, me qytetaret. Në ndjenjat e tij, ay do të bëjë çdo gjë – më të do të sillet gjithçka rreth tij dhe në fund do ti duket se është krejt i pavarur, por kjo është një aventurë psikike, që formon parafytyrimin, mendësinë e vet, se ay është vendimmarrësit. Ky parafytyrim dhe kjo mendësi lexon qartë atë mënyrën se si çdo njeri e koncepton vetveten në historinë qe shkruhet gjatë e me lavde dhe shkurtë me të shara-mallkime. Prerja historike ka një ndërgjegjësim dhe një dije – dikur, ndarja është domosdoshmëri sepse aty ngecë dhe aty zhvillon procesi edhe i një individi e edhe një shteti. Por shteti mbi të gjitha, pastaj individi.

Shtetarët tanë asnjëherë nuk synonin një pushtet të kufizuar, i pamjaftueshëm u dukej pushteti dhe të paplotësuar u dukej funksionimi politik edhe atëherë kur pushteti i tyre nuk u mungonte, pasi atë e kishin marrë më parë duke shpërdoruar të drejtën dhe të drejtat e “njerëzve”… Janë të rrallë ata shtetar, për të mos thënë asnjëri prej tyre që synonte një pushtet të kufizuar për ushtrimin e tij. Edhe sot pas kaq vjetëve ne një sistem ku pushteti ka rregullat e funksionimit, shtetarët tanë nuk mjaftohen të marrin detyra të tjera që nuk u takojnë, ata duan më shumë pushtet për tu plotësuar më shumë se sa një diktator. Për një diktator, për të cilin ata janë në gjendje të thonë të gjitha të pathënat e mundshme, por po qe puna për vetën e tyre ata janë në gjendje të marrin dhe të paguajnë shkrimtar dhe akter historik të ndryshëm që të shkruar libra dhe të thëna të përshtatshme për vetën e tyre. Asnjë shtetar pasi qe te ketë marruar frenat e shtetit, nuk duan të zgjerojnë kuadrin kushtetues në mënyrë qe ay kuadër kushtetues të shpërndaj pushtetin gjithandej institucioneve shtetërore, ata duan që regjimi i tij të jetë i gjithanshëm.

Koincidenca është se një plesht është së paku i madh deri në gjashtë milimetra, ndërsa një politikan i yni është më së paku me gjashtë milion euro pasuri. Atdheu im ka nevojë për dezinfektim nga pleshtat, e ata janë gjithandej politikës.

29-07-2018