PLENIUMI KOMUNIST I MASAKRAVE TË PAMËSHIRSHME

0
615

Tregim nga libri “Mëkatarët e mizorizmit”

PËR DIJENI Z. EDI RAMA.

Një nga funksionarët e shtetit i përkushtuar për të drejtën dhe të vërtetën.
Ah sikur të ishin shtatë funksionarë dhe lider shteti si AI
Shtatëdhjetë qeveritarë mendimtarë si AI
Shtatëqind shkrimtarë dhe gazetarë si AI
Shtatëqind antikomunstë si AI
Shtatëqind antimizoristë si AI

SALI LEKA

Ah sikur partia e Lulit të kishte shtatëqind intelektualë vizionarë si Edi.
Partia socialiste ka 7000 (shtatëmijë) intelektualë mendimtarë vizionarë si Edi.
Partia socialiste ka shtatëdhjetë mijë humanistë modernistë si Edi.
Me partinë socialiste dhe Edi Ramën janë 700 000 finsikë eposikë të admiruar, guximtarë kreshnikë të betuar për drejtësinë dhe demokracinë, për zhvillimin, progresin dhe modernizimin e Shqipërisë, mbas 70 vitesh batërdi, shkretim, regres.
Me partinë socialsite dhe Edi Ramën në vitin 2021 dhe 2025.

Tregimin duhet ta lexojë Ambasadori Amerikan Donald Lu, i cili ka mësuar të shkruajë dhe të flasi gjuhën shqipe. Gjuha e lashtë iradinike, ilminike Arbnore Pellazgjike e mahnitshme jetike në trevat kristiane Xhariane Ballkanike Shënkonstandinike.
Tregimin duhet ta lexojë Z. Ulrich Mahler kuratori dhe moderatori i nderuar i fondacionit federal Gjerman Konrad Adenauer“ i specializuar për të studiuar krimet e komunizmit në Europën Qëndrore dhe Lindore.

Kur z. Ulrich Mahler të mësojë gjuhën shqipe ashtu si Donald Lu, do ta kuptojë sa e shkëlqyer, e mrekullueshme, e dobishme për jetën njerëzore ishte dhe është gjuha shqipe. Vetëm obskurantët dhe monstruozët e shtrembëruar as e kanë dashur as e duan gjuhën shqipe.

Gjuha eposike jetike teuratike e Shën Palit, Shën Konstandinit dhe e Shëngjergjit.
Ditët, javët, vitet me nga 12 muaj kalojnë por nuk zhduken zevëndësojnë njëri-tjetrin.
Jemi në muajin Maj 2018, por unë kujtoj muajin Maj 1963, adoleshent djal i ri i mbushur me tregime dhe poezi. Paraqita për botim dy libra të mrekulluseshme.

Kujtoj vitin 1968, kur paraqita për botim pesë libra në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” me tregime dhe poezi brilante të mahnitshme shembullore të dobishme për jetën njerëzore. Edhe pesë libra në 1978, por nuk i botuan.

Kam kujtuar dhe kujtoj Maj Qershor 1973, dy muj me ngjarje dhe episode që nuk harrohen. Masakra të pamëshirshme antihumaniste të llahtarshme.

Në 26 qershor 1973, Enver Hoxha dhe Ramiz Alia në Tiranë grumbulluan antarët e pleniumit komunist të byrosë politike dhe sulmuan shkrimtarët e talentuar dhe intelektualët e kulturuar Fadil Paçrami, Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Ibrahim Uruçi, Fatbardha Spahiu, Minush Jero, Dhimitër Xhuvani, Sali Leka, Piro Kuqi edhe drejtorin e televizionit Todi Lubonja intelektuali humanist modernist dashamirësi i shkrimtarëve me etikë dhe kulturë shembullore të admiruar, por u burgosën, u internuan mbas Pleniumit Komunist të 26 qershorit dhe u përsekutuan egërsisht dhe tmerrësisht nga direktivat mizoriste për masakrimin e korifejve të kulturës moderniste të përkushtuar për të drejtën, të vërtetën.
Do të shkruaj përsëri për masakrat makabre të Pleniumit Komunist të byrosë politike monstruoziste enveriste ramiziste, por sot theksoj: Tregimin duhet ta lexojë Mirela Kumbaro ministre e kulturës, me stafin e dikasterit, që nuk bëjnë as gëk, as mëk, për mënxyrën e katrahurës që ka pllakosur në redaksitë e gazetave, duke botuar çdo ditë gënjeshtra, sajime arnime dhe shtrembërime të zgërdheckëta.
Tregimin duhet ta lexojë Agron Tufa drejtori i Institutit për zbulimin dhe dënimin e krimeve të komunizmit por Agron Tufa zbraz gëlbocka dhe mysibecka nëpër studio televizive dhe thotë: “Përralla në lesh, shëndeti prej nesh”.
Prandaj del pyetja dhe duhet të përgjigjemi me debat dhe bashkëbisedim mediatik jetik sublime: Deri kur do të vazhdohet me zgërdhecka gelbocka, gënjeshtra me trillime skurrike dhe shtrembërime kaotike?
E kam obligim të citoj dhe rreshtoj disa fakte konkrete për plenimun e maskarave.
Në kohëne diktaturës nuk kishte ministri kulture por në ministrinë e arsimit funksiononte drejtoria e kulturës me drejtor Mantho Bala, njeri zgërdhec dhe i ka shkaktuar dëm të madh letërsisë artistike dhe kulturës në ato vite kur Shqipëria quhej socialiste.
Mantho Bala shpifi, trilloi dhe ingrazhinoi kundër shkrimtarëve të kulturuar, modernista të talentuar: Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Kujtim Spahivogli dhe Hasan Petrela. Mbas burgosjes së Fadil Paçramit dhe Todi Lubonjës dhe internimit të Kujtim Spahivoglit dhe Hasan Petrelës, Ibrahim Urucit, Mantho Bala bashkë me Qemal Sakajeven, kryeredaktor i gazetës “Bashkimi“ dhe me Ismail Kadaren, nënkryetar i frontit të kulakëzimeve dhe internimeve larguan nga libraritë e Shqipërisë librat e mrekullueshëm të Fadil Paçramit dhe Hasan Petrelës, si dhe dramat teatrale të dobishme të Kujtim Spahivoglit, të Piro Kuqit, Minush Jeros dhe të tjerëve.
Unë shkrova tregime të vërteta, me fakte konkrete, argumentova se Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Kujtim Spahivolgi dhe Hasan Petrela, Piro Kuqi, Minush Jero, Ibrahim Uruci ishin korifej dhe apostuj të admiruar për letërsinë, artin dhe kulturën shembullore kombëtare historike dhe duhet të përkrahen, të vlerësohen, të trajtohen mirësisht dhe nuk duhet të burgosen, as të përsekutohen egërsisht, por tregimet që nisja nuk i botonin gazeta “Bashkimi“, as gazeta “Drita“, as revista „“Nëntori“ por i mbyllën, i censuruan zgërdheci Mantho Bala, Qemal Sakajeva, fuksi dhe skrupsi i gazetës “Bashkimi“ bashkë me skurrikë të tjerë si ata.
Edhe mua më arrestuan dhe hetuesi më tha: E si guxon ti Sali Leka dh eke shkruar: “Jam shoku i betuar, i admiruar i Fadil Paçramit, Todi Lubonjës, Kujtim Spahivoglit, Hasan Petreles, Robert Vullkanit, Fatbardha Spahiut, dhe i shokut të dalluar Dhimitri Fullani? E kujt ja bën këtë tangërllik të madh si Don Kishoti ti Sali Leka? Mos ja bën Enver Hoxhës, i cili Fadil Paçramin dhe Todi Lubonjën i ka quajtur rrufjanë të rrezikshëm politik? Nga e merr guximin Sali Leka? Kush ta jep drejtimin me dalur mbi fjalën e shokut Enver Hoxha? Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami janë burgosur dhe do të dënohen se janë komplotistë në sektorin e kulturës bashkë me komplotistët dhe puçistët e grupeve të tjera në ekonomi, grupi i Abdyl Këllezit me Koço Theodhosin, në ushtri grupi puçist i Beqir Ballukut.
Ti, Sali Leka, ke shkruar tregime me lavdërime për armiqtë e partisë dhe të komunizmit, tregime me relata simpatie dhe admirim për njerëzit e deklasuar, të burgosur, të internuar, edhe për shkrimtarin e internuar Hasan Petrela dhe ke shkuar e ke takuar në internim. Fol, përgjigju Sali Leka! Edhe Beqir Balluku, Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Fadil Paçrami, Todi Lubonja kanë punuar nën rrogoz dhe i kanë bashkërenduar veprimet për llogarinë e të huajve, armiqëve të Shqipërisë socialiste. Me qëllim të caktuar kanë përgatitur terrenin politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht që vendi të nënshtrohet lehtë nën thundrën e vendeve kapitaliste, borgjeze dhe revizioniste. Ky nënshtrim nuk mund të bëhej pa ndryshimin e sektorit të kulturës në letërsi, muzikë, art dhe këngë. Ndryshim në kundërshtim me artin e realizmit socialist proletar dhe revolucionarë.
Prandaj Sali Leka përgjigju pyetjeve që të bën hetuesia. Edhe unë hetuesit ju përgjigja: Fjalët rrufjan politik për Fadil Paçramin dhe Todi Lubonjën, Enver Hoxha i ka lexuar në Pleniumin e 4 të byrosë politike në 26 qershor 1973 por nuk i ka shkruar Enver Hoxha. Shoku Enver lexon çdo fjalë që i shkruajnë njerëzit, shkrimtarë, gazetarë, intelektualë, punëtorë, fshatarë dhe kërkon me u njohur, me u takuar, me ata njerëz që shoku Enver bëhet kurioz dhe kureshtar me i njohur akoma më mirë. Edhe me mua ka kërkuar me u takuar por fjalët e mia unë ia kam postuar me shkrim se kam shumë punë dhe nuk më del koha me u takuar me shokun Enver. Kurse hetuesi më tha: Kush janë ata që i kanë shkruar fjalët rrufjan politik për Fadil Paçramin dhe Todi Lubonjën? Dhe unë hetuesit i tregova: Janë Mantho Bala, Qemal Sakajeva, Fotos Kongoli, Ismail Kadare dhe 20 shkrimtarë dhe gazetarë shpifsa, gënjeshtarë, spekullantë, obskurantë zuzarista të shekullit 20, brutalista dhe vulgarista të zgërdhecur për ibret dhe mysibet. Dhe 20 njerëz të tjerë të paarsimuar, të pakulturuar por të stërvitur me shkruar letra anonime me gënjeshtra, me trillime dhe ja postojnë shokut Enver se ai këto shpifje dhe trillime i lexon si raporte dhe fjalime.
Unë shkrimtari Sali Leka, letrari i tregimeve të vërteta, të dobishme as shpif, as gënjej, do të qëndroj në burg deri në vitin 2007, dekada e parë e shekullit 21. Kam besim se deri në ato vite në Shqipëri, do të shtohet numri i shkrimtarëve, i gazetarëve dhe intelektualëve që do të shkruajnë tregime të vërteta dhe do të demaskojnë shpifësit, gënjeshtarët, spekullantët dhe intrigantët e zgjebur. Mbas vitit 2007 do të bëhen 550 shkrimtarë dhe gazetarë të kulturuar dhe 750 intelektualë të admiruar, guximtarë të betuar për të shkruar tregime të vërteta, të dobishme, humaniste për jetën njerëzore, me vullnet dhe aftësi vitale me folur në public fjalë të drejta me vision human dhe demokratik, me transparencë të hapur edhe mediatike televizive.
Kurse hetuesi i dëgjoj fjalët e mia dhe më tha: E humbe Sali Leka bastin e humbe! Re brenda, u zhyte por nuk u mbyte dhe ske për tu mbytur, por mos bëj sikur nuk kupton, sikur je naiv. Se edhe mbas vitit 2007 shpifësit, gënjeshtarët, spekullantët, intrigantët, zuzarët dhe kusarët e stërvitur për të vjedhur dhe zhvatur djersën, lodhjen dhe mundin e punëtorëve dhe fshatarëve do të shtohen akoma më shumë sesa tani në shekullin 20.
Kurse unë nuk i besova fjalët e hetuesit por tani kanë dalur të vërteta. Çdo ditë faqet e gazetave mbushen me shkrime krejt gënjeshtra, trillime, spekullime të rëndomta dhe shtrembërime neveritëse të fakteve dhe ngjarjeve që kanë ndodhur por i tregojnë me sajime të stisura dhe me lustrime letrare të shtirura, të pështirosura.
Sot në Shqipëri ka shumë gazeta dhe televizione por janë negative, kaotike dhe regresive, sepse trillimet, shpifjet, abuzimet i quajnë zgjuarsi e madhe, vjedhjet, grabitjet dhe shkretimet i quajnë aftësi dhe zotësi njerëzore, pabarazitë dhe padrejtësitë mizore i quajnë reformat e kohës së tranzicionit postkomunist.
Sa mirë do të ishte 750 shkrimtarë dhe gazetarë por edhe intelektualë të shkruanin në faqet e gazetave demaskime të forta kundër shpifjeve, gënjeshtrave, trillimeve dhe abuzimeve galopante.
Sa e dobishme do të ishte për jetën e popullit shqiptar që të shtohej numri i shkrimtarëve dhe intelektualëve të arsimuar, të kulturuar dhe të botonin, të publikonin tregime të vërteta, të dobishme me fakte konkrete, për çdo problem ekonomik, artistik dhe historik.
Shqipëria edhe sot e ka të domosdoshme, emergjente të ketë 750 shkrimtarë, gazetarë dhe intelektualë të kulturuar, të talentuar, me tregime të vërteta dhe të betuar për drejtësi dhe demokraci, me transparencë dhe debat të hapur publik mediatik.
Me shumë admirim për njerëzit e ditur, intelektualë të kulturuar, shkrimtarë dhe letrarë, mendimtarë, demokratë të admiruar dhe guximtarë të betuar për drejtësinë, humanizmin dhe demokracinë shembullore me të drejta të plota njerëzore, me vullnet dhe aftësi vitale, për zhvillimin, progresin dhe përparimin e Shqipërisë.
Kush të dojë të gëzohet dhe të këndojë bashkë me mua, me shokët dhe shoqet e mia të harmonishme, të admirueshme me tregime të vërteta, të dobishme dhe me poezi të mrekullueshme, brilante të mahnitshme. Disa nga shokët dhe shoqet e mia, që mua më kanë ndihmuar dhe mbrojtur në kohën e diktaturës makabre, sot nuk jetojnë por jetojnë veprat, humanizmi, fisnikëria dhe jehona e tyre. Shoku im fisnik, besnik dhe kreshnik Bajram Veli Haka, vuajti burgun mizorist se fliste dhe shkruante për krimet dhe masakrat, propogandonte me popullin shqiptar miqësinë me Amerikën e madhe demokratike dhe me Europën borgjeze e zhvilluar kapitaliste, por redaksitë e gazetave botojnë sot shkrimet e të burgosurve ordinerë të kohës së diktaturës nën maskën e demaskimit të komunizmit, por komunizmi nuk demaskohet me tartabiqe dhe llumzhiqe të pista, të ndyra të njerëzve të burgosur për motive ordinere, brutaliste dhe vulgariste të qelbura.
Gazeta “Bashkimi“ ishte organi i frontit demokratik të Shqipërisë socialsite, me kryetare Nexhmije Hoxha dhe nënkryetar Ismail Kadare, por ky front vetëm emrin e kishte demokratik se në veprime ishte regresiv dhe agresiv, i tmerrshëm, antihumanist dhe antidemokratik i egër, ka internuar dhe përsekutuar egërsisht 7500 djem dhe burra, vajza dhe gra të pafajshme, fisnike, tradicionale dhe kombëtare shqiptare, por fisnikëria e shkëlqyer dhe tradita e dalluar, e admiruar u shkel, u shtyp 46 vjet, 1944-1990 me tragjedi dhe masakra makabre.
Unë kam shkruar tregime të vërteta dhe as jam dëshpëruar se nuk i kanë botuar gënjeshtarët dhe kusarët e rezilosur si Qemal Sakajeva me fuksat e tij të zgjebosur. E kam obligim të theksoj: Do të shkruaj tregime të vërteta dhe mbas moshës njëqind vjeçare.
Mosha rritet çdo ditë dhe unë aq më shumë aftësohem dhe vitalizohem nga e vërteta dhe nga e drejta.
E kam obligim të theksoj: Kur 350 shkrimtarë dhe gazetarë të talentuar dhe 750 intelektualë të kulturuar do të shkruajnë tregime të vërteta do të zhduket padrejtësia, do të triumfonte demokracia, do të eleminohej korrupsioni, do të zhvillohej Shqipëria. Intelektualë të arsimuar, të kulturuar ka, por redaksitë e gazetave botojnë shkrimet e spekullantëve dhe zuzaristëve të zgërdhecur, të hipokrizuar. Këto shkrime me gënjeshtra dhe trillime i duan injorantët dhe mediokrit. Njeriu injorant bëhet shërbëtor i zellshëm i hipokrizmit dhe zuzarizmit.
Hipokrizmi dhe zuzarizmi janë dy thundra ku mbështet këllqet mizorizmi i çdo diktature Hoxhiste dhe jo Hoxhiste. Edhe qeverisja Berishiste ishte diktaturë mizoriste. Pasojat negative të këtyre dy diktaturave regresive janë kaotike, tmerruese, katastrofike dhe del pyetja: A do ti përdori Edi Rama metodat mizore të këtyre dy diktaturave? Kësaj pyetje sot nuk i përgjigjet asnjeri, se njerëzit e shkrimeve janë shushatur dhe tromaksur. Redaksitë e gazetave kanë kryeredaktorë injorantë, disa dikastere të shtetit kanë drejtorë dhe shefa mediokër dhe spekullantë. Njeriut injorant i duket vetja sikur di gjithçka por në fakt nuk di asgjë të mirë, të dobishme. Ashtu edhe mediokri qëndron mbyllur, nuk pranon debat të hapur publik dhe nuk përballet me asnjeri, për asnjë problem. Vetëm njerëzit fisnikë të admiruar, guximtarë të betuar, të arsimuar do të publikojnë çdo ditë fakte konkrete për çdo ngjarje dhe problem ekonomiko-financiar, dhe kulturoro-artistik me debat të hapur public dhe mediatik televiziv.
Drejtësinë, letërsinë, artin, kulturën dhe demokracinë shembullore, humano-njerëzore e ngrejnë lart, e forcojnë, e konsolidojnë njerëzit dhe intelektualët e arsimuar, shkrimtarë dhe gazetarët e kulturuar, por ka mbi 20 vjet që këta korifej të dalluar, të emancipuar, me kontribut të çmuar edhe në kohën e diktaturës, kanë munguar në faqet e shtypit periodic ose janë censuruar nga klikat e vogla banditeske, pjella monstruoze e klikës së madhe të byrosë politike, të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, klika mizoriste 46 vjeçare, shtypëse dhe mizoriste e egër kundër intelektualëve të aftësuar, specialistëve të kualifikuar dhe shkrimtarëve modernistë dhe humanistëve të dalluar, me kontribut të çmuar për demokracinë e madhe njerëzore kombëtare, por as nuk janë vlerësuar, as janë shpërblyer, por përkundrazi janë ndëshkuar dhe përsekutuar egërsisht, pse nuk shpif, pse nuk gënjen, pse nuk spekullon, pse nuk vjedh, pse nuk shkatërron dhe tani del pyetja dhe duhet të përgjigjemi me vision human dhe demokratik në faqet e shtypit periodic dhe me debat të hapur public.
Deri kur do të vazhdojë në Shqipëri katastrofa e tmerrit, e kaosit? Kur do të dominojë drejtësia, e vërteta dhe demokracia mbi padrejtësinë, shpifjet, spekullimin dhe abuzimet absurde?
Me shumë konsideratë për çdo njeri që aspiron për drejtësi dhe demokraci, që ka vullnet, aftësi dhe vokacion për letërsinë, artin dhe kulturën kombëtare Shqiptare.
Urime shumë urime për shokët dhe shoqet e mia të mrekullueshme, me kujtimet e paharrueshme dhe me kontribut të madh, të çmuar për eposikën e demokracisë shembullore që sapo ka filluar. Po, po, sapo ka filluar.
ME SHUMË ADMIRIM SALI LEKA
Cel: 068 38 55 304
Fjalët admirim, harmoni, humanizëm, drejtësi dhe demokraci të vërtetë shembullore me të drejta të plota njerëzore i kam shkruar që nga viti 1968. Rreth fjalëve admirim, harmoni, humanizëm, drejtësi dhe demokraci rrotullohet forca e jetës njerëzore. Këto pesë fjalë janë pesë shtylla taban metal çelik për ata njerëz që i duan dhe i zbatojnë për të mirën dhe dobinë e njerëzimit. Këto pesë fjalë janë e vërteta dhe mrekullia e çdo shekulli për ata njerëz që kontribojnë për të vërtetën dhe mrekullinë e kësaj jete, të shkurtër por bëhet e gjatë nga vuajtjet. Vetëm e vërteta dhe e drejta bëjnë mrekulli, përhapin blerim dhe shkëlqim, por akoma edhe në kohën e sotme redaksitë e gazetave botojnë shumë gënjeshtra dhe trillime me shtrembërime të fakteve konkrete. akoma më keq veprojnë televizionet private dhe shtetërori i Tiranës, duke ftuar nëpër studio ish të burgosurit ordinerë të diktaturës, pa snjë lloj kontributi as për letërsinë dhe kulturën, as për drejtësinë dhe demokracinë. Janë të tjerë djem dhe burra, vajza dhe gra, shkrimtarë dhe intelektualë që ishin dhe janë antimizoristë të betuar, demokratë humanist të admiruar dhe kanë kontribuar për demokracinë e sotme me shumë pengesa nga ata zgërdhecë të kamufluar që kanë nga viti 1991 që zhvillojnë në skenën mediatike, televizive maskaradën e maskarenjëve me slloganin e antikomunizmit.
Tiranë, maj 2018

Me kujtime të paharrueshme, bashkë me shokët e mi me tregime të vërteta nga koha e skëterrit komunist marksist antimodernist.
Bashkë me shokët e mi me dosjen voluminoze hetimore dhe gjygjësore me 5700 faqe format A4 të mbërthyera në ingranazhet mëkatare monstruoze gjakatare.
Në 26 qershor 2018 mbushen 45 vjet nga dita tragjike 26 qershor 1973, kur pleniumi komunist enverist ramizist shkretoi etikën dhe kulturën shembullore kombëtare shqiptare, kulturë tradicionale e mrekullueshme shtatëmijë e pesëqind vjeçare.
Me parrullën partia formon njeriun e ri proletar revolucionar, po në fakt stërvitoj rezilin dhe xhahidin langar zuzar.
Që nga viti 1992 ministria e kulturës nuk ka bërë asnjë takim simbolik me shkrimtarët e burgosur që jetojnë asnjë takim përkujtimorë jetik me familjet e shkrimtarëve të masakruar që nuk jetojnë.
Me shumë nderim dhe kujtim jetik sublim për ata që nuk jetojnë.
Jam i obliguar me u premtuar gazetarëve të nderuar që botojnë tregime të vërteta nga koha e muzgut dhe beterrit kur vriteshin dhe groposeshin pa varr njerëzit e mirë fisnikë mendimtarë vizionarë dhe eposikë të admiruar.
Për nderimin dhe kujtimin e tyre kemi akoma ngjarje dhe episode mbas ditës tragjike 26 qershor 1973.