PLANI I HASHIM THAQIT PER ME E “ZBUTE” ISA MUSTAFEN?!

0
705

Nga Binak MAXHARRAJ

Zbulohet deri në detaje skenari: Hashim Thaçi i bëri ofertë LDK-së për të hyrë në qeveri. Lutfi Haziri, kryeministër!

LDK-ja disa here eshte tradhetuar keqas nga Presidenti Hashim Thaçi, e prapë beson te ai. Tashti “gjarpri” po i lype vrimat qe ta pickojë perseri LDK-në.

LDK assesi nuk guxon te leshohet ne nje aventure te ketille, nese don me e ruajtë vehten nga kafshimi i gjarpnit, dhe me ruajte vehten nga anetaresia dhe elektorati i saj, i cili memzi erdhi pak ne vehte nga ato dy nokdaunet e meparshme te Thaçit.

Hashim Thaçit nuk i intereson se çka do te ndodhe me LDK, as me Kosovën, ai don me i krye punet e veta ne drejtim te rrenimit total te Kosoves.

LDK-ja duhet te ruhet nga Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri, sepse keta munden lehte me e shti LDK-në perseri ne zerzele, nga e cila do te fshihet totalisht. Kurse Hashim Thaçi le t’i perfundojë punet e tij te flliqta pa LDK-në, nëse mundet, ashtu siç i ka nise mbrapshte.