Pjesëmarrja në zgjedhje nënkupton vazhdimësi e lojalitet në skenën politike në Preshevë

0
377
Valon Jashari - bibliotekë

Valon Jashari*

Unifikim i subjekteve më mirë do ti shërbente që së paku të organizojnë ndonjë protestë në kërkim të të drejtave elementare të shqiptarëve sesa dalja në zgjedhje për të ecur përpara vetëm interesat e shtetit serb dhe politikës së saj karshi integrimeve evropian si dhe disa ambicie personale të subjekteve politike lokale.

Nënshkrimi i marrëveshjes së subjekteve politike në Tiranë lë për të kuptuar se këto subjekte politike të Luginës së Preshevës ende mendoj me mendësinë e fshehjes prapa një “ikone” që në fakt do të dukej e bukur të shikim të parë, por në realitet është një mendësi e vazhdimësisë së vjetër atë duke ndërruar vetëm vendin, gjegjësisht tani që kanë shkuar në Tiranë për të firmosur një marrëveshje kinse “Unifikimi për Luginën e Preshevës”.

Kjo silogjizëm për të krijuar para opinionit të gjerë se këto subjekte politike janë të përkushtuara në jetësimin e idesë rreth kërkimit të të drejtave të shqiptarëve në këtë pjesë. Natyrisht që subjektet politike të Luginës duke dashur që këtë marrëveshje të e kamuflojnë nën petkun e Tiranës, se gjoja Tirana zyrtare e kërkon një gjë të tillë e që në fakt tani më e kanë mësuar se shumë më lehtë të heqin barrën nga vetja duke ia vënë ose Prishtinës ose Tiranës. Tirana dhe Prishtina gjithsesi janë qendra nga të cilat çdo rrugë e jona si shqiptarë duhet filluar dhe mbaruar.

Shumica e subjekteve politike edhe në nivelin lokal nuk paraqesin ndonjë rëndësi politike dhe rrjedhimisht nuk kanë as edhe mundësi ligjore kushtetuese pasi që Kushtetuta e Serbisë si e tillë është anashkaluese dhe diskriminuese për kompetencat që pretendoj që do ti marrin ata një apo dy deputet që mund të zgjidhen. Assesi nuk mund të konkludohet apo tërhiqet ndonjë paralelizëm rreth interpretimit mes të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Serbët në Kosovë janë pjesë e sistemit të saj kushtetues dhe si të tillë kanë kompetenca edhe në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Kurse shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës jo që nuk janë pjesë e sistemit juridiko-kushtetues të Serbisë por për më tepër trajtohen si pakicë jo-etnike në këto komuna kurse kompetenca për nivel qendror asnjëherë nuk kanë pasur deri më sot, por duke përjashtuar edhe ato kompetenca në nivel lokal direkt i kanë të dirigjuar nga niveli qendror i Serbisë.

Se dalja në zgjedhjet ka dëshmuar së paku disa herë që disa subjekte që kanë marrë pjesë në këto zgjedhje dhe ajo që kanë arritur më së shumti ka qenë një apo dy deputet. Tani që shteti serb ka bërë shlyerje të vendbanimeve-adresave të shqiptareve me qëllim të qartë për të ndryshuar strukturën etnike të popullsisë, kjo gjithsesi do të nënkuptonte që të drejt vote këta qytetar nuk do të kenë. Ish-deputet që më shumë janë krekosur me petkun deputetit “Republikan” që në fakt as edhe një herë nuk iu është dëgjuar zëri së paku për të dëshmuar dhunën dhe gjenocidin serb mbi shqiptarët e këtyre komunave, dhe as që mund të flasim që kanë pasur ndonjë rëndësi vendimmarrëse.

Ajo që është e dhimbshme se po këta ish-deputet asnjë vizitë nuk kanë zhvilluar nëpër instancat e politikës evropiane me iniciativën e tyre rreth lobimit për të drejtat e shqiptarëve, kur dihet kemi raste të shumta të vrasje të civilëve shqiptare së paku që nga vitet e 90 deri më sot deri edhe vrasje të fëmijëve shqiptarë nga ana e forcave ushtarake serbe.

Gjithsesi se kjo dalje në zgjedhje para faktorit ndërkombëtar do të nënkuptonte një vazhdimi të lojalitetit të skenës politike shqiptare karshi asaj serb, rrjedhimisht do të zbehte tej mase një sërë Deklaratash e Kuvende të Këshilltarëve Shqiptarë, kohë më parë që janë miratuar. Gjithashtu kur kohëve të fundit në gjeopolitikën rajonale iu ka dhënë mundësia e faktorizimit të çështjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si një problem politik që kërkon zgjidhje dhe duke pasur disa mundësi reale shikuar rrjedhat ndërkombëtare që kërkesa historike e kësaj popullatë ti bashkohet Kosovës, me këto vendime bëjmë hapa mbrapa.

Subjektet politike të Luginës duhet të jenë të unifikuar për çështje si: me këmbëngulje të kërkoj të gjitha të drejtat elementare që janë të parapara me Deklaratën Universale të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, si dhe me paktet tjera mbi të drejta e njeriut, të kërkojnë drejtësi mbi vrasjet e civilëve shqiptarë, të ndalojnë diskriminimi e shqiptarëve nga ana e shtetit serb, të kërkojnë arsimin edukimin në gjuhën shqipe sipas një korrikule nga Kosova-Shqipëria, përdorimi i simboleve shqiptare, të ndalojnë shlyerjen nga vendbanimet e tyre, dhe me qindra çështjet më thelbësore të shqiptarëve të kësaj pjesë sesa për të garuar në zgjedhje në nivel qendror.

Valon Jashari: * Ma.sc. Historisë, Ish-veteran i UÇPMB-së, dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare në Ballkan.