Isak AHMETI
Kohë më parë ka dalë në dritë monografia: TAHIR Z.BERISHA NJË JETË NË MISION TË DIJES DHE TË IDEALEVE KOMBËTARE, SHB”FAIK KONICA”, 2018 (fq. 727), e autorëve Hamza Halabaku & Mujë S. Berisha.
Ky libër, të cilit i paraprin një fjalë mjaft përmbajtësore e Akademik Mehmet Halimit (redaktor i librit) si dhe një fjalë e ngjeshur e dy autorëve, është strukturuar në 12 pjesë dhe në XXXV kapituj si vijon:
I. VËRBANI-VENDLINDJA E TAHIR Z.BERISHËS,
II. GJENEALOGJIA FAMILJARE E TAHIR Z BERISHËS,
III. NJË FËMIJËRI E LUMTUR DHE ME PËRKËDHELI,
IV. LAMTUMIRË, FËMIJËRI E LUMTUR,
V. RRUGËTIMI NË PËRGATITJEN PËR MISIONIN E SHENJTË,
VI. MËSUESI I POPULLIT,
VII. TRANSFERIMI NË PRISHTINË,
VIII. KTHIMI NË VENDLINDJE DHE MPOSHTJA E SËMUNDJES,
IX. KALIMI ME PUNË NË GJILAN – SUKSESET DHE PERIPECITË E NJË MËSIMDHËNËSI TË RI E PERSPEKTIV,
X. RIKTHIMI NË PUNË ARSIMORE,
XI. PËRSËRI NË PRISHTINË NË DETYRA ADMINISTRATIVE DHE ARSIMORE,
XII. INSPEKTOR DHE KRYEINSOEKROR I INSPEKTORATIT KRAHINOR TË ARSIMIT-NJË KTHIM I SËRISHËM, I MERITUAR, NË RRJEDHAT ARSIMORE TË KOSOVËS,
XIII. TAKIMET E VETERANËVE TË ARSIMIT TË KOSOVËS-INICIATIVË E ÇMUAR PËR RUAJTJEN E AUTIRITETIT TË PISHTARËVE TË DRITËS DHE KULTIVIMIN E TRADITAVE POZITIVE TË SHKOLLËS,
XIV. BALLAFAQIMET DHE MOSPAJTIMET E TAHIR Z. BERISHËS ME POLITIKAT HEGJEMONISTE SHTETËRORE JUGOSLLAVE-SERBE NDAJ SHQIPTARËVE DHE TË DREJTAVE TË TYRE KOMBËTARE,
XV. PËR ASNJË ÇAST JO SPRAPSJE NGA PËRCAKTIMET PËR T’U VËNË NË ANËN E SË DREJTËS, PËR BARAZI KOMBËTARE DHE MËVEHTËSI SHOQËRORE-POLITIKE TË KSA TË KISOVËS,
XVI. NË VORBULLAT E KOHËVE TË TRAZUARA,
XVII. KALIMI TEJ KUFIRIT TË KOSOVËS,
XVIII. REFUGJAT NË ANGLI-ME MENDJE E ZEMËR NË KOSOVË,
XIX. SHKRIME DHE HULUMTIME; KONTAKTE DHE INTERVISTA ME PERSONALITETE TË SHQUARA,
XX. MËRGATA SHQIPTARE NË ANGLI,
XXI. SHKRIME PUBLICISTIKE NGA ANGLIA,
XXII. NJË VEND NDERI NË LIBRIN”100 SHQIPTARËT E BRITANISË “PËR ANGAZHIMET NË AFIRMIMINE VKERAVE KOMBËTARE DHE TË ÇËSHTJES SHQIPTARE NË PËRGJITHËSI,
XXIII. PËRPJEKJET LETRARE,
XXIV. VEPRIMTARIA NË FUSHËN E PUBLICISTIKËS DHE TË GAZETARISË,
XXV. PËRURIMI I VEPRAVE PUBLICISTIKE,
XXVI. VIZITAT NË SHQIPËRI,
XXVII. INTERVISTAT,
XXVIII. KORRESPODENCË E GJERË.DHE E PASUR,
XXIX. PJESËMARRJA DHE ANGAZHIMI I TAHIR Z. BERISHËS NË AKTIVITETET ARSIMORE-KULTURORE DHE SHOQËRORE-POLITIKE,
XXX. PASIONET E TAHIR Z.BERISHËS,
XXXI. ANEKDOTAT DHE RRËFENJAT,
XXXII. E BUKUR ËSHTË JETA ME TË MIRAT DHE PROBLEMET QË SJELLË, POR VDEKJA E PASHMANGSHME,
XXXIII. VDEKJA DHE PËRCJELLJA E FUNDIT,
XXXIV. SHKRIME PËRKUJTIMI DHE NGUSHËLLIMI,
XXXV. TAHIR Z.BERISHA NË KUJTIMET E MUQVE, TË KOLEGËVE-BASHKËPUNËTORË ,TË ISH-NXËNËSVE.
Siç shihet edhe nga vetë kjo përmbajtje, dy autorët, Hamza Halabaku & Mujë S.Berisha, në këtë libër monografik kanë përfshirë mjaft bukur rrugën jetësore, veprimtarinë arsimore -kulturore, shoqërore-politike dhe aktivitetet e tjera të Tahir Z Berishës, i cili me të drejtë ëshë vlerësuar dhe karakterizuar si pishtar dhe misionar i arsimit tonë kombëtar.Kjo monografi, siç e ka thënë në fjalën e tij hyrëse Akademik Mehmet Halimi, është emërtuar me një titull kuptimplotë, sinjaluzues e shpjegues, në funksion të idealeve kombëtare (fq. 10).
Kjo monografi, edhe sipas vlerësimit të Ak. Mehmet Halimit, është monument artistiko-letrar e historiko-shkencor, të cilin penda e dalta e dy bashkautorëve e gdhendi dhe e latoi, e gatoi dhe brumoi, e renditi dhe e ngriti, e përpunoi dhe e lartësoi, duke vënë në spikamë durimin dhe guximin, aftësinë dhe mjeshtërinë, trimërinë dhe diplomacinë dhe artikulimet e vlerave fisnike dhe bujare të popullit të vet më të vjetër të Ballkanit.
Tahir Z Berisha, edhe sipas Ak.Mehmet Halimit, pati guximin dhe reagoi në momente të caktuara, luftoi dhe mbrojti të drejtat e popullit të vet të pambrojtur, të shtypur e të përbuzur nga shovrnistët e hegjemonistët serbomëdhenj monarkofashistë e deri te satrapi e kasapi i Ballkanit-Sllobosan Millisheviqi (fq 10).
Krejt në fund të këtij shënimi le të themi se bashkautorët e kësaj monigrafie kanë analizuar dhe kanë studiuar, kanë ndriçuar e kanë zbërthyer në mënyrë të përkryer shpirtin arsimdashës e atdhedashës të Tahir Z. Berishës, shpirtin guximtar të shqiptarit tradicional “shiko sojin nga ka ardhë-dardha pikë nën dardhë”, që sipas traditës e edukatës patriotike të babait Zeqë Verbanit, çdo shqiptar, në çdo kohë e në çdo rrezik, duhet t’i dalë zot popullit të vet e truallit atëror e stërgjyshor.