Nga Skënder MULLIQI
Një fjalë e popullit thote: “Qysh është hoxha është edhe xhemati“. Shumë i saktë më duket ky konstatim.
Çfarë i patem ata që e drejtuan shtetin në përgjithesi dhe arsimin në veçanti, i kemi edhe punët llugë në të gjitha fushat e jetës. Nuk është pritur një vleresim ndryshe së më këto PISA dhe më keta njerez, që e drejtuan arsimin për 20 vite, do të kemi arsim të nivelit të mirë,
te bëhëmi shtet ligjor, dhe as te kemi shtetndertim dhe mirëqenje të përgjithshme.
Me këta të paditur, që u instaluan në pushtet edhe më bekimin tonë, nuk është pritur t’i kemi punët më mirë.
Na erdhën në krye të institucioneve të dijës gjithfarë bulmeti, me diploma falso, madje këta analfabet potencial arriten të marrin titujtë më të lartë. Arritën ta “okupojnë” univerzitetin si vatër të dijës.
Asnjë qeveri nuk hartoje programe konkrete të shkollimit si në botën përendimore, ku kuadrot përcaktohen sipas nevojës të zhillimit ekonomik të vendit. Po, kush me i hartuar planet e tilla? Jo vetëm në arsim.
Askush! Së këto qeveri të deritashme u udhehoqën nga ata që më shumë punuan për realizimin e interesave përsonale. Kjo është e dhimbshme dhe e tmershme për një popull. Aty ku niveli i arsimit është kaq i dobët si në Kosovë, jo që vonohet përspektiva e një vendi, por ajo rrezikon të shuhet.
Ambasadorët më të mirë të një kombi dhe shteti janë njerëzit e kulturës dhe të dijës. Ata që nuk kan qka më i dhënë arsimit, qysh kanë të japin dije neper shkollat tona! Më të dobët janë shumë arsimtarë së vet nxënësit?!
Kryhet arsimi madje edhe i mësem dhe shumë nga ata qe i kryejnë këto shkollime superiore nuk e dinë as tabelën e shumzimit, nuk i dinë as gjerat elementare gjeografike, e lere më kur bëhët fjalë për shkencën…!
Shumë është bërë me mediokriotete dhe gjysem analfabet.
Kompremetimi i një shteti nuk ka brira, dhe më këto kondita as gjasat minimale nuk ekzistojnë që në të bëhëmi konkurrent më simotrat e vendeve të Evropës.
Të shpresojmë së qeveria e re, do të bëjë reforma rrënjësore në arsim dhe në të gjitha sistemet, nese vërtetë dëshirojmë të ndërtojmë arsim dhe shtet si duhet…