Piramida e vogël e Trustit

0
434

Tjetërsimi i votës në demokraci është abuzim me vlerat e saja dhe nuk mund të akuzohet tjetërkush për abuzime, nëse një qeveri mbi këtë abuzim demokratik e mbështet legjitimitetin e saj dhe më pas në mënyrë retorike dhe fare retorike përpiqet të ndërtoi një argument një fakt politik për legjitimitetin.

Nga Bekim Rexhepi

Kur e morra përsipër këtë kollume më introvert, ditë më parë kisha mëdyshje të shkruar diçka në lidhje me Trustin. Në fakt vendosa ta quaj si piramida e Trustit. Kjo piramidë e Trustit është e vogël, por hija e saj prapa është shumë e gjatë. Çfarë në vetvete tregon pasigurinë e saj sepse dihet që vendimmarrësit për të janë edhe më të pasigurte sepse më këtë duan ta lëkundin nga themeli apo sipas tyre ti hiçin ca konstrukte që më pas të rikonstruktohen!. Duhet saktësuar opinionin se konstruktorët e qeverisë janë vet të pasigurt në legjitimitet dhe dyta janë të paftë për ta mbajtur në jetë piramidën sepse janë aq të përkohshëm edhe për nga siguria e mbetjes në pushtet.

Kur pata parasysh ta titulloj si piramidë Trustin, menjëherë më shkoi mendja tek viti i brishtë 1997, tek piramidat që sapo u ngritën dhe ranë shpejtë madje thuajse të gjitha piramidat e Shqipërisë ranë si të ishin prej rëre të butë e cila thahet aq shpejtë sapo ti bie rrezja e parë dhe shembet. Nuk do të doja që piramida e Trustit të ngjajë ose edhe të bije si Sudja, VEFA, Gjallica apo edhe ndonjë tjetër si këto.

Trusti është kontributi i qytetarëve që nuk mund të shpërdorohet me idenë e konstruktorit, ja kaq (10%) të hiqen ca shtylla për të sanuar diç tjetër tani dhe pastaj të kthehen serish ato në funksion siç kanë qenë. Kjo ide është e rrezikshme sepse rrezikon shembjen e saj dhe dëmton piramidën e vogël të quajtur trust. Mua më intrigon hija e saj që ka shtrirje më të gjatë se piramida vet sepse drita që po e godet është shumë ultë piramidës dhe kjo të bënë të mendosh më shumë për gjatësinë e rreme të hijes së piramidës se sa për vet piramidën Trusti.

Kjo hije e rreme e piramidës nuk i flladitë të gjithë, veçse oligarkët që shpërdoruan drejtësinë dhe pafuqinë e shtetit ose kooperuan mirë me pushtetin, i cili donte të rehatonte farefisin (me të mirat e shtetit), ndryshe nga masat e tjera që për ta janë ose mbesin të largët apo edhe painteres shtetëror.

Kjo është politika recidive e pushtetit, e cila edhe në strategjitë e saja të befasishme, kur nuk sugjeron maturi dalëse nga kriza, njëkohësisht tregon dredhin e saj për ta zgjatur atë.

Ndaj opozita e vërtetë duhet të reagoj në këto zhvillime nuk duhet heshtur, por duhet zgjuar medoemos shtresat e dëmtuara, në këtë pabarazi sociale, që edhe në këtë rast janë më shumë se sa farefisi i pushtetarëve.

Piramida e vogël e Trustit mund të shembet shpejtë sepse siç shihet se kalkulimet e paligjshme dhe kontrabandistë politike për pushtet ende nuk kanë të mbaruar.

Qeveria që vendnumërohet ose e ka pisk jetëgjatësinë nuk duhet të marrë vendime të atilla që nganjëherë janë edhe fatale sepse e rraptojnë atë më lehtë në varrë politik. Tjetër, në këtë qeveri dukshëm vërehet ministra të zbraztë intelektualistësh sepse disa prej tyre qëllimisht i kanë kontrabanduar ligjet e vendit duke i shkelur në flagrancë (z. Kuqi, zo. Haradinaj,) herë me politikanë e gjykatës të ndërmjetëm.

Aventura poliologjikë e qeverisë

Kur mendova ta cilësoi gjithë këtë si një aventurë të qeverisë, mu deshtë edhe një cilësimi shtesë për të si termi i ri: poliologjikë? Ndofta është një term i ri (sepse nuk e kam hasur diku tjetër ) por që mund të shërbej në të ardhmen në shkrime analitike me këtë kuptim si: Poliopi,-a që është një shfaqje abnormale kur sheh një objekt (të vetëm), dhe të dalin dy a më shumë sosh. Dhe kjo aventurë abnormale kalon në logjikë si një veprim normal, atëherë s’ka se si të quhet ndryshe veçse poliologjikë ose logjikë abnormale.

Rrëzimi i qeverisë legjitime (të Kurtit) të pas 6 tetorit dhe formimi i një të reje, mbase i erdhi në ndihmë poliolgjika e cila veçse ka kontrabanduar votën dhe vullnetin politik të qytetarëve, në mes të natës si në diktaturat e vjetra dhe kjo nuk mund të quhet ndryshe, veç se një logjikë totale e abnormale. Sepse realisht kjo qeveri nuk është e aftë të kapërcej ligjet më të rëndësishme të vendit dhe përbënë një aventurë të rëndë për vendin dhe të ardhmen.

-Pse i duhet pushtetit një qeveri që s’mund të kapërcej ligjet më të rëndësishme? Kjo ka vetëm një përgjigjeje të vetme, të mbahet pushteti jo për interesa të shtetit po të pushtetarëve, të atyre që kontrabanduan me votën legjitime e të vullnetit të kundërt të qytetarëve. Tjetërsimi i votës në demokraci është abuzim me vlerat e saja dhe nuk mund të akuzohet tjetërkush për abuzime, nëse një qeveri mbi këtë abuzim demokratik e mbështet legjitimitetin e saj dhe më pas në mënyrë retorike dhe fare retorike përpiqet të ndërtoi një argument një fakt politik për legjitimitetin.

Gjykata Kushtetuese e vendit nuk shquhet si një peshore hakikati, sepse vendimet e saja ndikohen politikisht nga që mandatarët e saj janë përfaqësues politik dhe mbi këtë realitet të përfaqësimit ne vazhdojmë të kemi demokraci të lodhtë. Dhe më këtë përfundimisht vijmë te konstatimi se në demokraci të lodhtë – poliologjika bëhet pandemi politike.