IDRIZ ZEQIRAJ
Valdete Deralla, edhepse e martuar dhe me fëmijë, krenarisht, mbanë mbiemrin e vajzërisë – Deralla. Ka përgaditje të lartë shkollore, për lëndet matëmatikë dhe fizikë, veterane e arsimit, veprimtare e shquar, në relacionin Tiranë, Kosovë, Tetovë, Mërgatë.
Valdetja është mbesa e Ministrit të parë të Luftës, Mehmet Pashë Deralla, një figurë e ndritur atdhetare. Është pinjollja e fundit në jetë, nga ana e babait, e Familjes së madhe Deralla të Tetovës. Stërgjyshi i Valdetës ishte Hasan Pashë Deralla, gjeneral i shquar i ushtrisë turke, i bërë i njohur në luftërat ruso-turke, në shekullin e 19-të. Gjyshi i Valdetës, Mehmet Pashë Deralla, gjeneral, shef i Shtabit të Luftës të kryekomandantit të ushtrisë së Lidhjes të Prizrenit, Sylejman Vokshit. Ai i kishte shkëputur të gjitha lidhjet me Turqinë, për t`u vënë në shërbim të Atdheut, Shqipërisë. Në vitin 1912, është pjesë e Kuvendit, në Shpalljen e Pavarësisë të Shqipërisë. Ai zgjidhet Ministërt i Parë i Luftës i Ushtrisë Shqiptare.
Valdete Deralla është lindur në vitin 1944, në Tetovë, pra, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Babai i saj, Hysen Deralla, ishte nëpunës në administratën e Shqipërisë së Bashkuar. Edhe pse nuk ishte partizan dhe as komunist, sepse i përkiste rrymës nacionaliste, autoritetet gjermane e internuan në Vjenë, Austri, duke e lënë vajzën Valdete vetëm dy muajshe. Arsyeja e internimit ishte agjitimi i fshehtë i Hysen Derallës, tek shqiptarët, për t`u mos u organizuar në ushtrinë – SS – gjermane, nga frika e luftës civile, qytetare ndërshqiptare.
Në vitin 1946, Hysen Deralla me familje, ekstradohet në Shqipëri, nga autoritetet jugosllave. Shtysë e këtij ekstradimi duhet të këtë qenë shtetësia e hershme shqiptare. Si njeri i shkolluar, punësohet në sektorin e Tregtisë së Jashtme në Tiranë. Hulumtimi biografik “zbulon” se ai ishte djali i gjeneral Mehmet Derallës, i familjes të madhe dhe të zëshme Deralla, e dëbojnë në Shkodër familjarisht. Fati u bie t`i fusin në shtëpinë e Luigj Gurakuqit. Qeveritarët komunistë të Enver Hoxhës, i strehonin oficerët dhe kuadrot jugorë, në Familjet e Mëdha shkodrane dhe gjetkë, si goditje e përdhosje, pasi kryefamiljarët e tyre ose i kishin ekzekutuar ose vuanin burgjet politike.
Në vitin 1951, mendja e prishur e Hoxhës, në zbatim të urdhrave të KGB-së të Stalinit, kurdisi incidentin montazhë, duke hedhur një bombë të kontrollueshme, në oborrin e Ambasadës Sovjetike në Tiranë. Qëllimi ishte goditja e elementit nacionalist, kryesisht Familjet e Mëdha dhe intelektualët, që kishin studjuar në Universitetët e njohura të Evropës. Pa gjyq fare, brenda natës, u ekzekutuan 15 intelektualë të zgjedhur, u arrestuan dhe dënuan shumë qindra të tjerë. Në mesin e tyre ishte edhe babai i Valdete Derallës, Hysen Deralla, i cili u dënua me 15 vite burg politik, edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me rastin, ashtu siç nuk kishin as të sakatosurit të tjerë. Vetë pasuesi i Stalinit, Nikita Hrushov, rastin e “hedhjes të bombës” në Ambasadën Sovjetike, e ka quajtur “një bllof, një budallallëk, një krim të Stalinit”, ndërsa Enver Hoxhën “një lakej e klysh besnik” të Stalinit.
Emisarët jugosllavë në Shqipëri, Mugosha e Popoviçi me shokë, inskenuan luftën civile në Shqipëri, filluan vrasjen, pas shpine, qysh gjatë luftës, pastaj edhe me ushtri kundër Ballit Kombëtar. Kështu e zhytën edhe më shumë në krime, veglën e tyre Enver Hoxhën. Për të qendruar në pushtet, vazhdoi me ekzekutime e burgje, internime, dëbime, sekuestrime të pasurive, të Familjeve të Mëdha dhe të intlektualëve dinjitozë kombëtarë.
Komunistët në pushtet, goditën radhazi, pothuajse, të gjitha Familjet atdhetare në Shqipëri, që nga Frashëllinjtë, të Ismail Qemalit, Zogollëve, të Vrionëve, Alizoti, Dosti, Kruja, Gurakuqi, Vokshi, Boletini, Shala, Bajraktari, Elez Isufit, Gjon Marka Gjonit, Kelmendi, Prenk Calit, Mustafa Gjinishit dhe shumë Familje tjera të Mëdha e fisnike, që ishin shquar në veprimtaritë kombëtare, që nga Lidhja e Prizrenit, Pavarësia e Shqipërisë, Kongresi i Lushnjes dhe në konsolidimin e Shtetit Shqiptar.
Kjo tragjedi kombëtare ndodhi me ardhjen në pushtet, me ndihmën direkte jugosllave, të lakejve bythëlaskuriq, të ideologjisë ruso-sllave. Krejt e njëjta gjë ndodhi edhe në luftën dhe pas luftën në Kosovë, kur hafijet halabakë të famijleve askushe, edhën në pushtet, me ndihmën direkte të zyrtarëve komunistë të Tiranës, Serbisë dhe të miqëve të tyre, armiq të shqiptarëve.
Me zonjen Valdete Deralla, fillimisht, jam njohur përmes Profesor Murteza Bajraktarit, ish i burgosur politik në burgun e Idrizovës – Shkup dhe pas ikjes në Shqipëri, i burgosur politik në burgun e Spaçit – Mirditë, Shqipëri. Pastaj, në pluralizëm, pas viteve `90-a, Konsull i Republikës të Shqipërisë në Bernë, Zvicër.
Valdete Deralla, si pjesë e disa organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, pas viteve `90-a, u angazhua fort për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe çështjen e Kosovës. Ajo mori pjesë në organizimin e protestave në Shqipëri, përkrah Profesorit lab Fatos Arapi, shkrimtarëve Agim Gjakova e Aurel Plasari me shokë dhe shoqe.
Shtëpia e Valdete Derallës u bë një – Kosovë në miniaturë -, ku bënin Kuvend dhe gjenin strehë ngushëlluese kosovarët e përndjekur dhe të sakatorur nga dy regjimet komuniste, jugosllave dhe qeveria staliniste e Tiranës. Bashkëshorti i Valdetës, një tiranas fisnik, thoshte se “jo me kot thonë nga je? – Nga fshati i gruas”. U bëra edhe unë kosovar”. Dhe, vërtet, ne që u bëmë – si të shtëpisë -, ata, Valdetja me bashkëshortin e saj, familjen Gjinali, ishin gjithëmonë gazmorë, pa treguar kurrë lodhje e mërzitje, nga prania e aq shumë lëvizjeve në shtëpinë e tyre, kryesisht, veprimtarë nga Kosova dhe Ilirida.
Vërtet, Valdete Deralla ka guximin qytetar dhe intelektual, ka personalitetin e saj, që e begaton begraundi, themeli familjar. Por, ajo është inteligjente dhe shumë e matur, për të kontrolluar ndjenjat dhe veprimet e saj. Pamëdyshje, duhet të këtë qenë shtysë e madhe, madje, shumë provokuese, për të dalë në skenën, për shënimin e përvjetorit të Lidhjes të Prizrenit. Mjafton t`i referohemi fjalimit të saj, pa letër, tamam si një akademike, që i njeh me bazë temat, për të cilat ligjëron, me rastin e 135 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, pikërisht, në Prizren. Por, pesë vite më parë këtë organizim e bënte Organizata atdhetare, “Balli Kombëtar”. Dhe, ata e dinë si pritën motrat dhe vëllezërit e ftuar atdhetarë, sepse kanë traditën dhe edukatën supreme të Shqiptarisë.
Rrëmuja, injoranca shtetërore dhe qeveritare, duhet të jenë shoqëruar me gafa e marrëzi groteske, për ta sjellur reagimin e ligjshëm të pinjolles të Familjes me nam Deralla, Valdetës. Pra, zhgënjimi ka qenë i tejbollshëm. Vetë prania e kastës aktuale shtetërore, qeveritare dhe parlamentare, në një ngjarje të rëndësishme historike kombëtare, është provokative, sepse kjo kastë bartë një ideologji kundra-kombëtare dhe ka përgjakur djemtë dhe burrat atdhetarë të dëshmuar të Kosovës, përgjatë dhe pas luftës.
Valdete Deralla sfidoi në mënyrën më të ligjshme pushtetarët rrugaçë të Kosovës. Sepse, siç thotë ajo, por, që e kanë thënë edhe mediat, njëzëshëm, se manifestimi nuk pati protokoll, nuk pati rregull, nuk kuptohej kush ishte i parë dhe as i dytë. Ishte një katrahurë, një organizim i keq, që assesi nuk e justifikon dhe nuk e nderon, një datë historike madhore, siç është Lidhja Shqiptare e Prizrenit.