Petro Marko – romancieri evropian për fëmijë

0
4128
Petro Marko

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Nuk është e lehtë të shkruash e të flasësh për punën e një autori brilant si Petro Markoja*107. Shpesh figura e tij u “zbeh” nga regjimet e ndryshme dhe përsëri u ngrit 106 Odhise K. Grillo, “Pse ashtu e pse kështu”, vjersha, poema humoristike, fabula e përralla në vargje, Tiranë, 1998, (3 Përralla në vargje), Kush e ka kapuçin, fq. 70, përralla është e shkruar në vitin 1957.

107 U lind më 25 nëntor 1913, në Dhërmi të Himarës. Shkrimtar e luftëtar antifashist, romancier me përmasa evropiane. Kryen shkollën tregtare të Vlorës e punon për pak kohë mësues në Dropull.

Kalon në Tiranë, ku merret me gazetari. Që në moshën 20 vjeçare, filloi të shkruajë dhe të botojë poezi, tregime dhe publicistikë në gazetat dhe revistat e kohës me ndihmën e E. Koliqit. Nga marsi i vitit 1936, me Vasil Shanton e Asim Vokshin, drejtoi revistën ABC, që pati jetë tepër të shkurtër. Po atë vit, me një grup prej 40 shqiptarësh u nis vullnetar në luftën Civile të Spanjës.

Në Madrit bashkë me Skënder Luarasin, botoi vetëm dy numra të revistës në gjuhën shqipe “Vullnetari i lirisë”. Më vitin më madhështor në sytë e lexuesve. Dhe lexuesit e tij janë të shumtë, që nga fëmijët dhe deri te të moshuarit. Kjo për faktin se krijimet e tij ishte të tilla që kuptoheshin lehtë nga çdo lexues dhe çdokush i shijonte dhe kishte ç’të mësonte.

Përmendim këtu romanet për fëmijë: “Shpella e piratëve”(1964), “Halimi”(1969), “Fantazma dhe plani 3+4”(1973), “Griva”(1988). Të përqendrohemi në këto çështje: xxx
Romani “Griva” është cilësuar si një nga romanet më të bukura për fëmijë. Si në të gjitha krijimet e tij dhe këtu Petro Markoja, na jep një vepër të pasur me ngjarje dhe episode të gërshetuara më së miri me njëra-tjetrën dhe ku ndërthurren ndjenja të thella njerëzore si ajo e dashurisë për vendlindjen, për familjen dhe bashkëfshatarët, dëshira për lirinë e vendit dhe urrejtja ndaj regjimit të huaj, dëshira për të përmbysur gjithçka të keqe.

Ngjarjet në roman zhvillohen në periudhën e Zogut dhe pak në atë të pushtimit fashist, në fshatin e lindjes së autorit, në Dhërmi. Pasqyrohen më së miri jeta dhe vuajtjet e bashkëfshatarëve, që detyroheshin të linin familjet e vendin e tyre dhe te emigronin jashtë kufijve për një jetë më të mirë.

Në qendër është një kafshë që i dha shumë kuptim jetës së Jakut dhe familjes së tij, një mushke që e quajnë “Grivë”.

Më shumë se një kafshe pune, ajo u bë pjestare e familjes, e vuajtjeve dhe e gëzimeve të tyre: Ardhja e Grivës në familjen tonë ndryshoi atmosferën e rëndë që na detyronte ne fëmijëve të mos qeshnim, të mos loznim e të mos këndonim si të tjerët!…Ajo nuk e kuptonte se ç’gëzim na solli, po unë e vija re me ata sytë e saj të mëdhenj, na shikonte me dhembshuri” 108.

Duke na i vënë ngjarjet në gojën e Jakut, duket më së miri se autori i ka përjetuar vetë situatat. E gjithë ngjarja zhvillohet dhe përjetohet me sytë e Jakut, një fëmijë i rritur para kohe, ku hallet dhe problemet e detyruan t’i shikonte gjërat ndryshe.

Gjithashtu, në roman një vend të veçantë zë dashuria e autorit për vendlindjen, e cila duket dhe në përshkrimet që ai i bën natyrës së fshatit të tij dhe Vlorës: Duke kaluar me Grivën rrugëve, nuk mund të mos shikoja atë bukuri të rrallë e me ngjyra të ndritura që kishte natyra, e mbuluar me të bardha në lëndina e në ara, kurse këtej, pranë detit dhe në grykën e Cingrit, portokallet shkëlqejnë si diej të vegjël! Mirë thonë burrat kur kthehen nga mërgimi; S’ka vend më të bukur se vendi ynë në të pesë kontinentet!…” 109

1937 në Valencia merr pjesë në Kongresin e shkrimtarëve te shquar e përparimtar të botës. Vitet ’39-40 i kalon ne Francë. Pasi kthehet në Shqipëri, vazhdon aktivitetin revolucionar. Për këtë arsye, më 1947 punonte si kryeredaktor i gazetës “Bashkimi”, arrestohet, kësaj rradhe nga komunistët , burgoset dhe dënohet me pushkatim. Pas tre vjetësh lirohet me ndërhyrjen e miqve të tij.

Nuk rreshti së shkruari, autor i romaneve “Hasta la vista”, “Qyteti i fundit”, “Nata e Ustikës” e i sa e sa romaneve të tjerë të mrekullueshëm për të rritur. Por veprat e tij nuk botoheshin pasi ishin jashtë skemës së realizmit socialist, dhe për vite të tëra atij iu hoq e drejta e botimit. Krahas prozës moderne që na ka dhënë për të rritur, Petro Marko krijoi me dashuri edhe për të vegjëlit. Ai ka meritën se qe nga nismëtarët e prozës së gjatë për fëmijë e të rinj. Është autor i disa romane të suksesshme për fëmijë si; “Shpella e piratëve”, (1964), “Halimi”(1969), “Fantazma dhe plani 3+4”, “Griva” (1988). Vdiq në Tiranë, më 27 dhjetor 1991. 108 Petro Marko, “Griva”, Tiranë, 1999, f. 9 109 Po aty, f. 85

Petro Marko, në këtë roman ka zgjedhur për kryepersonazh dhe narrator njëkohësisht, një djalë 12-vjeçar, Jakun, dhe bashkëudhëtaren e përhershme të tij, në të gjitha ngjarjet, Grivën. Jaku është personazhi më i realizuar në roman por që s’mund të kuptohet i shkëputur nga Griva. Fund e krye, romani i bashkangjit këto personazhe. Lind pyetja, çfarë përfaqëson Griva?

– Është një personazh ku bëhet ndërthurja e vuajtjeve, lodhjeve dhe mundimeve me lumturinë, gëzimin, burimin, mjetin për të siguruar bukën, ndaj shpaloset dhe si personazhi më i dashur. Ajo përfaqëson jetën reale të asaj kohe, ku vuajtjet ishin të mëdha, ndërsa gëzimet dhe lumturia, të pakta.

Në roman zë vend shprehja figurative, nëpërmjet krahasimeve dhe epiteteve të personazheve, përshkrimeve të mrekullueshme të natyrës dhe bukurive të rralla të bregdetit. Monologët e Jakut janë shumë domethënës dhe plot nënkuptime. Edhe pse autori ka përdorur gjuhën e fëmijës për të qenë sa më afër botës së tyre, përsëri, mesazhet janë kuptimplote. Ky libër është cilësuar nga kritika si romani më i bukur për fëmijë, pasi përcjell një sërë mesazhesh dhe se flet me gjuhën e fëmijës, gjë që e bën shumë të dashur dhe të afërt për lexuesin këtë vepër. Romani veçohet për vlerat artistike, edukative, për pasqyrimin të ndjenjave dhe të botës së fëmijëve duke realizuar një komunikim të përkryer me lexuesit e çdo moshe dhe veçanërisht, fëmijët.

Në përgjithësi romanet për fëmijë të Petro Markos shquhen për realizimin e bukur artistik, për figuracionin e pasur, për fantazinë e ndezur, për shprehjet racionale, për dialogun e gjetur, konçiz, funksional e psikologjik, për mbështetjen në letersinë gojore, si dhe për strukturën e qëlluar kompozicionale. I përmendëm të gjitha këto veçori të krijimtarisë së autorit, pasi shkrimtari di që gjithçka ta shohë nga lartësitë e kohës ku ndodhet.

Ai duket sikur luan me botën e fëmijëve. Dhe me lojën e tyre, ka realizuar me mjeshtëri tipizimin e personazheve. Nëpërmjet simboleve autori zhvillon një pjesë të madhe të veprimeve. Në përshkrimet e bukura ruhet një harmoni e madhe midis mjedisit dhe botës së brendshme të personazheve. Kështu ndodh edhe me romanin “Fantazma dhe plani 3+4”. Në të shkrihen një galeri personazhesh, jepen ngjarje nga historia e popullit shqiptar.

Fëmijët marrin dhe shumë informacion duke u futur në një botë plot ngjyra e tinguj. Në punën e tij krijuese Petro Marko përdor stil disi të veçantë, mënyrë gazmore në rrëfim, gjuhë të thjeshtë, lodruese, të afërt me atë popullore. Romani të tërheq për aksionin që e karakterizon, për aventurat.

Në rrëfimin e tij, autori përdor si planin real, ashtu dhe atë fantastik. Operon me detaje të goditura, duke u futur në botën e fëmijëve. Romani “Fantazma dhe plani 3+4”, dëshmon për fantazinë e gjallë, për talentin e autorit, per njohjen e thellë në botën psikologjike të fëmijëve. Ai përdor hiperbolën në të dyja kahet, zmadhim e zvoglim. Nga ana kompozicionale vepra ruan formën e një mozaiku ngjarjesh, ku çdonjëra prej të cilave qëndron fare mirë në mënyrën e pavarur.

Puna krijuese e autorit Petro Marko vazhdon dhe me romanin “Shpella e piratëve” i cili meriton vend të veçantë në letërsinë tonë për fëmijë. Një roman i llojit fantastiko-aventuror, pasi zhvillohet në dy rrafshe: real dhe fantastik. Me anë të gërshetimit të ngjarjeve reale të kohës së sotme, të peripecive të shumta të heronjve, të situatave të papritura e befasuese, të veprimeve të hiperbolizuara që kanë të bëjnë sa me të kaluarën, aq edhe me të sotmen, romani u transmeton të vegjëlve mesazhe aktuale me vlera edukative dhe njohëse110. Ky roman i edukon të vegjlit me virtytet e shquara të të parëve, me ndjenjën e krenarisë për të kaluarën e lavdishme të popullit tonë.

Ai i nxit fëmijët për të kryer vepra të mira, për të qenë të guximshëm, trima, të vendosur e të shkathët në jetë. Në përputhje me frymën e përgjithshme të veprës dhe me kërkesat specifike të llojit të romanit aventuror, gjatë shtjellimit të ngjarjeve të subjektit, autori përdor dendur mjete karakteristike për këtë lloj letrar: intrigën, aventurën, të papriturën, enigmatiken etj., me anën e të cilave krijohet efekti artistik i duhur tek të vegjlit dhe vihet në lëvizje imagjinata e tyre.

Me këtë frymë, me anë të hiperbolizimeve të thjeshta, krahasimeve të fuqishme, rrëfimi karakteristik si në përralla, gjuhës së pasur me fjalë të rralla etj., bëhet individualizimi i personazheve historike dhe ngjyrimi i gjallë i ngjarjeve dhe i mjediseve fantastike. Përgjithësisht përshkrimi i ngjarjeve bëhet në mënyrë tërheqëse dhe rrëfimi është i rrjedhshëm.

Që në fillim të romanit, ai e nis rrëfimin me Niko Dabon, me peshkatarin më të vjetër të fshatit, që është njeriu i gjallë, njeriu i vërtetë, me virtytet e bregasve. Niko Daboja është patjetër simboli i të gjithë atyre bregasve që e kishin lidhur jetën me detin, prandaj përshkrimi i tij është përshkrimi i botës shpirtërore të bregasve me gjuhën, mendësinë, edukatën, temperamentin, sjelljen dhe kulturën që i karakterizon ata. Një moment tjetër është dialogu që sjell shkrimtari për Niko Dabon me fëmijët, i cili është mjaft emocionues dhe befasues për moshën e tyre.

Një nga pikat kryesore në këtë vepër është marrëdhënia midis brezave: gjysh, atë e bir. Kjo është lidhja më e fortë shqiptare midis tyre. Respektimi është mijëravjeçar dhe ndikimi vazhdon të ruhet në mënyrë të përsosur nga pasardhës. Shpella tregon lashtësinë, vjetërsinë dhe qëndresën e shqiptarëve.

Petro Marko si pak autorë të tjerë, nëpërmjet rrëfimit të tij në Shpellën e piratëve, ka shfrytëzuar me mjeshtëri gojëdhënat duke bërë të mundur që të ringjallte tek fëmijët lavdinë shqiptare.

Duke përdorur hiperbolizimet, shkrimtari ka ditur të gërshetojë botën e pasur fantastike me realitetin jetësor. Dialogu, monologu dhe përshkrimet janë të ndërthurur me njëra-tjetrën për të portretizuar te personazhet, individualitetin e mendimet e tyre, por edhe për të nxjerrë në pah traditën e mrekullueshme shqiptare dhe bukuritë e rralla të bregdetit himariot. Kështu, për nga niveli artistik, forca ndikuese, karakteri specifik, ky roman përcjell te të vegjlit vlera të shumta morale, edukative, estetike duke realizuar kështu nje vepër të shquar në letërsinë tonë për fëmijë.

Petro Marko ka meritën se qe një nga nismëtarët e prozës së gjatë për fëmijë, këtë e dëshmon më së miri dhe romani “Shpella e piratëve”. Siç e përcakton studiuesi Ali Aliu, ky roman sjell një freski dhe gjallëri në prozën tonë për fëmijë111.

Krijimtaria për fëmijë e Petro Markos, është një dëshmi e aftësisë së veçantë krijuese të autorit për të qëmtuar me kujdes dukuri, detaje, ngjarje të bazuara në folklor si dhe në veprimtaritë e përditshme të fëmijëve për të nxjerrë në pah një sistem ekuilibrues midis realizmit dhe konkretes psikologjike, midis të vërtetës jetësore dhe të botës, duke u futur thellë në psikologjinë e personazheve, si dhe duke përcjellë emocionalisht tek lexuesi-fëmijë.

110 Ramazan Çadri, “Letërsia shqipe për fëmijë”, Tiranë, 2001, f. 187 111 Ali Aliu: Nga libri “Katër romane të Petro Markos”, 1979- Kërkime, Tiranë, 1990, f. 166 5.4.1. Të përbashkëtat dhe të veçantat në aspektin tematik, gjuhës, stilit midis veprës “Shpella e piratëve” të Petro Markos dhe “Dy vjet pushime” të shkrimtarit francez Zhyl Vern.

Vendet, popujt, kulturat e ndryshme kanë qenë historikisht në një kontakt të përhershëm. Në këtë bashkëjetesë të gjatë kulturore, edhe te letërsia jonë për fëmijë ka ndikuar ajo evropiane. Konkretisht për dy veprat në fjalë themi se kanë pika të përbashkëta. Shkrimtari Petro Marko duke jetuar një pjesë të mirë të jetës së tij jashtë, kishte mundësi që përmes pjesëmarrjes në Luftën e Spanjës dhe në Kongresin e Shkrimtarëve të mbajtur në Barcelonë të takonte personalitete të larta të artit botëror e europian.

Pra, ai kishte mundësi të njihej me zhvillimet e letërsisë europiane dhe në këtë mënyrë përvetësoi pikëpamje, ide dhe mënyra të reja pikvështrimi në planin artistik dhe ideoemocional. Ndikime ka pasur, sipas mendimit tonë, edhe në veprën e tij Shpella e piratëve, ndikim ky nga shkrimtari francez Zhyl Vern për veprën e tij Dy vjet pushime.
Ndalemi konkretisht në të dy veprat:

A. Ngjashmëritë dhe të veçantat në planin tematik, motivor dhe kompozicional Në romanin e Zhyl Vernit në qendër të tij është një kolektiv fëmijësh, ku më i madhi nuk i ka kaluar të 14-at. Ky kolektiv fëmijësh është prej 15 vetash, dy francezë, një amerikan dhe 12 neozelandeze. Ata vendosën të ndërmarrin një udhëtim mbasi kishin mbaruar vitin shkollor dhe këtë udhëtim do të bënin me anijen “Sllugu”.

Si te ky roman, edhe te romani i Petro Markos trajtohet e njëjta ide.
Një grup fëmijësh, nuk shkonin më tepër se 5 a 6 veta, vendosën të ndërmerrnin një udhëtim drejt Shpellës së piratëve. Këta fëmijë kishin moshën e fëmijëve të anijes “Sllugu”, nuk i kishin kaluar të 14-at dhe me anë të shkathtësisë dhe zgjuarsisë së tyre, përmes një pune te lodhshme arritën të ndërtonin anijen e tyre të cilën e pagëzuan “Delfini i Pionierëve”.

Kjo do të shërbente si mjeti i tyre drejt një udhëtimi sa të rrezikshëm aq edhe të bukur, sa intrigues aq edhe mahnitës. Tema pothuajse e përbashkët e të dy romaneve është copëzuar në motive të shumta të cilat së bashku, të mbledhura porsi një mozaik, shpalosin idenë e plotë të veprës.

Ndërsa romani “Dy vjet pushime” është strukturuar në një mënyrë të tillë kompozicionale ku shtjellimi i subjektit fillon direkt në pikën e lidhjes, ku tregohet për përleshjet e fëmijëve të ndodhur në anijen “Sllugu” në dallgët e ashpra të Oqeanit Paqësor, pa na treguar me parë se si fillon ngjarja, përse fëmijët ndodheshin në këtë rrezik kaq të madh. Pra direkt, në fillim të romanit bëhet prezantimi i pasojave, jo i shkaqeve iniciuese. Vetëm aty nga faqja 21 bëhet ekspozicioni. Pra shohim që kemi një rend të përmbysur kompozicional dhe kronologjik. Tani gjatë ekzpozicionit, njihemi realisht me këta personazhe fëmijë, me jetën e tyre, me jetesën e tyre në kolegjin Sherman, me emrat, karakteret etj…

Më pas në kapitujt e tjerë 4 deri në 22, rrëfehet zhvillimi normal i ngjarjeve. Ndërsa në kapitujt 23-27, del në plan të parë zbulimi i figurës së Ketit (Katerina), e cila tregon historinë e anijes tregtare dhe përpjekjet e saj për t’u shpëtuar piratëve, pastaj kemi një ndalim të ngjarjeve dhe kthimi pas në retrospektive përmes historisë së Ketit, vazhdojmë sërish me një kthim pas në kohën kur Evansi tregon historinë e tij si shpëtoi nga piratët, konflikti i piratëve me fëmijët, etj. Ndërsa në tre kapituj e fundit kemi një zgjedhje graduale të problemeve, konflikteve deri te përfundimin e lumtur të fëmijëve kur ata kthehen në atdhe shëndoshë e mirë.

Përsa i përket ndërtimit kompozicional te romani Shpella e piratëve, nuk mund të flasim për një rend të përmbysur kompozicional. Sepse qysh në fillim të romanit autori bën lidhjen me personazhet si: Niko Dabon, Loloja, Iliri, Fotoja, Lulja e Jani. Pra kemi një skenë të tillë kompozicionale: fillimi i ngjarjeve (lidhja), vazhdimi i tyre, pika kulminante, zgjidhja ose përfundimi.

Në fillim të romanit njihemi me fëmijët, rrëfimi bëhet në vetë të parë nga Iliri, i cili rrëfen ngjarjen nga pikëvështrimi i tij, duke i kaluar në optikën e mprehtë të vëzhgimit. Rrëfehet se si ata kishin parë Niko Dabon në shpellën e piratëve, se si fëmijët ndërtuan një plan të tyre, pastaj tek vazhdimi i ngjarjeve, zbulimin e sekretit të shpellës, kurse tek pika kulmore fëmijët nën udhëheqjen e Lolos, të cilin e pagëzuan Gjon Baba, ndërmarrin një udhëtim të rrezikshëm drejt Shpellës së Piratëve për të zbuluar të fshehtat e saj (trimëritë e Gjonbabës, Gjonbirit e Gjonnipit).

Zgjidhja dhe përfundimi kanë të bëjnë me gjetjen e fëmijëve nga marinarët e mbrotjes detare, të cilët i shoqëruan ata në shtëpi bashkë me anijen e tyre. Fundi i lumtur. Fundi dhe mbyllja është e gëzueshme, pozitive në të dy romanet ku fëmijët edhe pse ndërmorën aventura të rrezikshme, edhe pse rreziqet që ata hasnin ishin të mëdha, ata arritën që të kthehen të gjallë dhe shëndoshë e mirë në shtëpitë e tyre.

Përsa u përket dy romaneve në fjalë, themi se ata kanë ngjashmëri në tematikë dhe motive. Pra tema është e njëjtë: trimëria, guximi, shkathtësia, zgjuarsia që duhet treguar në çdo çast të vështirë, në çdo pengese, pavarësisht nga mosha.

Pothuajse motivet që trajtohen në të dyja veprat kanë lidhje me përpjekjet e fëmijëve për t’ua dalë mbanë situatave të vështira, kurioziteti i tyre drejt së panjohurës. Apo kur ata rrezikojnë për të zbuluar bukuritë e natyrës, në këtë rast ekspeditat e shumta që bëjnë fëmijët në të dyja veprat, ngjallin kureshtjen dhe fantazinë e fëmijëve. Pothuajse në të dy romanet, në kalimin nga një kapitull tek tjetri, dalin dhe karakteristikat e tyre të veçanta, aftësitë dhe dhuntitë e veçanta të secilit.

B. Analiza e personazheve, gjuhës, stilit në të dy veprat Ndërsa te romani Shpella e piratëve autori i vendos ngjarjet në bregun e detit, në bukurinë e Jonit, në shpellën misterioze të piratëve, e cila ka lënë mbresa të thella në kujtesën e autorit qysh nga fëmijëria, tek romani Dy vjet pushime autori i vendos ngjarjet në një ishull të shkretë e të braktisur, ku s’ka këmbë njeriu, ku fëmijët janë të detyruar të bashkëjetojnë me egërsinë e këtij ishulli. Të abandonuar, por duhet theksuar se e përbashkëta e këtyre romaneve është se të dy autorët i kanë ndërtuar rrëfimet e tyre sipas modelit e rrëfimit aventuresk: kjo si pasojë e aventurave të shumta që kalojnë fëmijët duke u ndeshur në një botë të panjohur në shpellën misterioze në rastin e Shpellës së piratëve dhe në botën bimore dhe shtazore aq të larmishme të romanit Dy vjet pushime.

Në romanin Shpella e piratëve strukturimi modelor dhe deri diku përmbajtësor shtjellohet në një gojëdhënë konkrete, ku ngjarjet, tablotë dhe realiteti mbështillen në një tis përrallor.

Vetë Shpella e piratëve dhe gojëdhëna merren prej autorit vetëm si nxitje, pasi në tablotë, ngjarjet, përshkrimet dhe personazhet pasqyrohet jeta e përditshme e bregdetit shqiptar, fati i njeriut dhe qëndresa e tij. Ky roman është një vepër fantastike, ku fantazia e shkrimtarit ndizet nga e kaluara e popullit tonë, po edhe nga një shpellë në bregdetin Himariot, në brigjet e Jaliskarit të fshatit Dhërmi, vendlindja e autorit, për të cilën kishte dëgjuar gjëra fantastike e magjike qysh kur ishte fëmijë.

Shkrimtari vuri në qendër të veprës së vet një detar të regjur në dallgë e vështirësi, të cilin e njihte mirë dhe e skalit me zotësi. Ky ishte Niko Daboja, që e kishte rrezikuar jetën sa e sa herë në det e që kishte humbur edhe një dorë në dyluftim me peshkaqenët. Niko Daboja është patjetër simboli i të gjithë atyre bregasve me gjuhën, mendësinë, edukatën, temperamentin, sjelljen dhe kulturën që i karakterizon.

Edhe tek romani Dy vjet pushime ka si baza të rrëfimit, rrëfimin aventuresk, ndonëse këtu nuk mund të flasim për një tis perrallor që vesh veprën, ndoshta vetëvendosja e fëmijëve në një ishull të braktisur, po drejtimi është prej të rrituri, ku veprimet që ndërmarrin për të përballuar rreziqet e shumta, të panumërta.

Dhënia e informacionit të dendur lidhur me botën bimore dhe shtazore të ishullit (ku fëmijët duhet të orientohen në maksimum për njohuritë që ata kanë marrë dhe t’i shfrytëzojnë për nevojat e tyre pasuritë e shumta të natyrës). Ndaj për këtë arsye ky roman nga kritika franceze është konsideruar edhe si fantastiko-shkencor. Por aventurat vazhdojnë sidomos ku vihet re spikatja e trimërive të fëmijëve në dyluftimet me piratët. Të gjitha këto nuk duken sikur janë të vërteta, sikur jetojnë në një botë përrallore, në një bote imagjinare, që nxit fantazinë.

Padashur ne përfytyrojmë në vizionin tonë, një mori dukurish, ngjarjesh, veprimesh, situatash nga më të çuditshmet dhe sikur bota e ishullit na duket si një xhungël e vërtetë duke na bërë që të përfshihemi edhe ne të rriturit në këtë botë magjike.

Autori Zhyl Vern ndryshe nga Petro Marko nuk ka shfrytëzuar gojëdhënat, legjendat për të iniciuar ngjarjet, por ai ka thurrur aq natyrshem realen, botën e vërtetë me aventurat e jashtëzakonshme të fëmijëve, saqë të krijohet përshtypja e një bote fantastike, një botë e veçuar nga zhvillimet industriale, shoqërore, politike që ndodhin në shoqërinë e zhvilluar, një bote gati primitive, e paprekur, ku kjo botë e pasur me pyje, ujë, kafshë është vënë në dispozicion të fëmijëve dhe mënyra e tyre e veçantë e shfrytëzimit të kësaj natyre, të kësaj bote të egër të lë përshtypje të thella në imagjinatën tonë.

Sikurse te romani Shpella e piratëve dhe te romani Dy vjet pushime përmes aventurave të 5 fëmijëve apo të 15 fëmijëve të tjerë, ne futemi në botën dhe psikologjinë e fëmijëve dhe arrijmë në përfundimin se të gjithë fëmijët, pavarësisht nga kushtet dhe rrethanat e ndryshme në të cilat ndodhen, ata janë gjithmonë të pushtuar nga dëshira, pasioni dhe etja për të prekur gjëra të pazbuluara, për të eksploruar të mistershmen. Por duhet theksuar se, pavarësisht nga galeria e personazheve që na parakalojnë, të dy romanet janë të pasur me figura fëmijësh në tipare, e karaktere të ndryshme, në individualitete të papërsëritshme.

Themi se fëmijët kanë një paraqitje disi skematike të tyre, disi të idealizuar: ata sillen si të rritur, nuk tremben kurrë nga të papriturat dhe vështirësitë e shumta që u dalin përpara, gjithmonë qëndrojnë të buzeqeshur, të qetë dhe pothuajse në raste të rralla frikësohen, tmerrohen. Por kjo është një paraqitje jo e vërtetë e botës së fëmijëve, sepse ata nuk mund t’i bëjnë ballë në mënyrë burrërore rreziqeve të shumta, që iu dalin përpara.

Të vegjlit kanë nevojë për të rriturit, t’i udhëheqin, t’i mësojnë, t’i drejtojnë sepse është e pamundur që ata të ecin përpara, pasi më i madhi në romanin Dy vjet pushime nuk i ka kaluar të 14 –at, që të zgjidhin çdo problem në mënyrë të shkëlqyer, si të përllogaritur, ku në çdo moment ata e kanë zgjidhjen në kokë etj. Përmendim një moment shqetësimin e Ketit për fëmijët… Katerina që i njihte mirë piratët, mundohej t’u vinte në ndihmë atyre fëmijëve tepër të zgjuar. Megjithëse dhe vetë kishte frikë, nuk e jepte veten para tyre. Ah sikur të ndodhej aty dhe timonieri, Evansi, me ata femijë. Ai do t’i organizonte mjaft mirë fëmijët.112 Marrim raste konkrete për shembull.

Te romani Dy vjet pushime fëmijët si Donifani, Vebi, Briani, Gordoni etj, arrijnë që të ndërmarrin veprime të shumta në ishull për të zbuluar çdo gjë që mund t’u vinte në ndihmë, pasi kafshët e pyllit janë të rrezikshme, vetë bota e pyllit është e egër. Të bën përshtypje sesi fëmijët arritën që t’i përdorin armët e gjahut ku vrisnin kafshët e mëdhaja e të rrezikshme, tamam si të rritur. Ata s’mund të ishin stërvitur t’i përdornin ato armë. Ose rasti kur ata arritën të përlesheshin me piratët, që ishin vrasës të vërtetë. Në këtë rast fëmijët jo fantastikë do të vdisnin nga frika, s’do të guxonin të hynin në dyluftim me këta njerëz kaq të rrezikshëm.

Në këtë roman spikat figura e Brianit: trim, guximtar dhe me shpirt të sakrificës. Atë e kishin zgjedhur kryetar të fëmijëve, pasi ai ishte inteligjent, i gjithdijshëm, i aftë, t’u bënte ballë momenteve të vështira, ishte i drejtë, mbronte anën e së drejtës. Gordoni ishte si një baba për gjithë fëmijët, jepte këshilla, mendime të zgjuara, përhapte ngrohtësi dhe përkujdesje ndaj të vegjëlve si Servisi, Kostari, duke bërë të mundur që të mos mërziteshin, të ishin të shëndetshëm, të shkathët por edhe të organizonin lojëra të shumta përbrenda shpellës së francezit, sidomos gjatë stinës së dimrit.

Ai ishte një parashikues i mirë i stinëve duke thënë se dimri fillon në maj dhe mbaron aty nga shtatori, pra ishte i aftë të parashikonte stinët në një vend të braktisur në një pozitë të kundërt gjeografike nga vendi ku ata jetonin. Pasi fëmijët arritën që ta zgjeronin shpellën e Francezit, ta skiconin atë, filluan të rregullojnë duke ndarë kështu dhoma përkatëse, duke sistemuar plaçkat, objektet, ushqimet që kishin marrë nga anija “Sllugu”.

Të gjitha këto do t’i bënin nën drejtimin e Gordonit pasi ai ishte një kryetar i zoti, ishte shumë më i shkathët nga të tjerët, arrinte që të bënte inventarët e ushqimeve, të orendive të anijes “Sllugu”, duke përcaktuar sasinë e tyre dhe përllogaritjen e ditëve kur do të konsumoheshin. Ai ishte një hartues i shkëlqyer i programit të hollësishëm ditor, kishte në këtë mënyrë fëmijët në kontroll, ku përmes këtij programi duhej: për të zhvilluar mësimet në sallon, të bënin ushtrime fizike në ajer të pastër, ushtrime mendore. Dy herë në javë bëheshin mbledhje për të parë ecurinë e përvetësimit të njohurive të marra nga historia, gjeografia, letërsia etj. Fëmijët sipas Gordonit do të punonin për ndërtimin e gazetës, larjen e rrobave, prerjen e drurëve.

Gordoni kishte një zgjuarsi të rrallë, ai kishte njohuri të shumta, nga lëndët e ndryshme në shkollë. Falë këtyre njohurive ai arriti që të zbulonte disa lloje drurësh që i duheshin atij për të jetuar, për t’u ushqyer më mirë. Ai zbuloi bimën e çajit që ta pinin fëmijët kur ishin të ftohur, një lloj bime frutore që e kishte mësuar në botanikë e kur zihej lëshonte një aromë kundërmuese dhe shërbente për të kuruar sëmundje te ndryshme:

112 Zhyl Vern, “Dy vjet pushime”, UEGEN, 2004. f. 118 … Aty midis drurëve vëmendjen ua tërhoqi një lloj druri, lëkura e të cilit përdorej si kanellë. Në atë pjesë të pyllit Gordoni mundi të dallojë bimën e çajit.
– Jemi që jemi marrim nja dy tufa t’i kemi. Po të na mbarojë çaji, këtu e kemi, vijmë e mbledhim, nuk është larg, – tha Gordoni.113

Briani ishte një fëmijë i shkathët, i zgjuar, nuk ishte nxënës shumë i mirë i klasës në kolegjin “Sherman”, por ishte tepër inteligjent, me pak studim ai arriti të dilte mbi të tjerët, por dhe mbi Donifanin që e mbante veten si më të mirin e grupit.

Të dy vëllezërit, Briani dhe Zhaku, ishin francezë, Gordoni amerikan, kurse të tjerët nga Zelanda e Re. Briani, trembëdhjetëvjeçari, ishte djalë i zgjuar dhe mjaft i shkathët, mirëpo nuk mësonte mirë. Për të mbajtur mend të mahniste, një kujtesë e mrekullueshme ajo e tija. Sikur të mësonte fare pak ai me siguri do të dilte i shkëlqyer në mësime. Ndoshta prandaj edhe Donifani e kishte zili.114 Ai ishte i sinqertë në lidhje me shokët, nuk kishte cmirë ose egoizëm, nuk e mburrte veten si Donifani, ishte praktik, i pëlqente t’iu vinte në ndihmë shokëve në çastet më të vështira.

Kujtojmë këtu episodin kur Donifani u plagos nga Roku në shpatull.

Briani i shkoi menjëherë në ndihmë, i erdhi keq duke e ngritur atë dhe duke e çuar në shpellë për ta shëruar. Kujtojmë edhe rastin tjetër kur grupi i përbërë nga Donifani, Vebi, Krosi etj, u përça nga grupi i madh si kundështarë të Brianit dhe vendosi që të ngrejë një kamp në buzë të lumit. Atëherë Briani u shqetësua sepse kishte marrë vesh që në këtë ishull ishte përmbytur një anije dhe ata kishin takuar një grua atje me emrin Keti, e cila u tregoi se piratët Valstani, Roku, Forbiu ndodheshin në ishull dhe kërkonin te vrisnin fëmijët.

Që në titull Shpella e piratëve të krijon një lloj frike e jo më të futesh brenda, gjë që fëmijët arrijnë ta realizojnë, ta eksplorojnë dhe të na sjellin të papriturat. Të bën përshtypje dhe mënyra e organizimit të tyre psh, te Dy vjet pushime ne habitemi se si këta 15 fëmijë kanë një organizim të shkëlqyer përsa u përket bashkëpunimit dhe bashkëmendimit të veprimeve, të sjellurit në grup. Edhe te 5 fëmijët, Jani, Fotoja, Loloja, Lulja dhe Iliri kanë një organizim perfekt midis tyre. Loloja është kryetari që jep urdhra, vendime të cilët fëmijët t’i zbatojnë; detyrat e gjithsecilit janë të ndara e të përcaktuara qartë.
Pra, themi se nuk kemi një bashkëjetesë të kërcënuar, por një bashkëjetesë mirëkuptimi midis fëmijëve, ku ata arrijnë ta gjejnë gjuhën e bashkëpunimit ndërmjet tyre.

Në rrethana të çuditshme, të cilat me vonë zbulohen, lexuesi njihet me një grup prej 15 fëmijësh të cilët kanë hyrë në anijen “Sllugu” për të bërë një udhëtim. Papritur anijen pa ekuipazh, po vetëm me këta fëmijë të vegjël, e rrëmben stuhia, e ka larguar nga bregu duke e lënë në dallgët e ashpra të oqeanit Paqësor. Në këtë moment ne fillojmë të njihemi me personazhet kryesore: Briani, Gordoni, Mokon. Pas shumë peripecive, stuhia e madhe e hedh anijen në një kënd të humbur, në brigjet e një toke të fshehtë, ku fëmijët gjenden të vetmuar, pa një të rritur që t’i drejtojë përpara të panjohurës, fillojnë të zbërthehen karakteret e personazheve.

Gordoni ishte tip i fëmijës së shkathët e të zgjuar, i cili kërkonte që grupi i fëmijëve të kishte përherë harmoni dhe gjithashtu përpiqej që të shuante konfliktin ndërmjet Brianit dhe Donifanit. 113 Zhyl Vern, “Dy vjet pushime”, UEGEN, 2004. f. 71 114 Po aty, f. 16

Piratët Valstari, Roku, Fobi ndodheshin në ishull dhe kërkonin t’i vrisnin fëmijët.
Në këtë kohë Briani ishte shumë i shqetësuar për Donifanin, Vebin, Krasin që ndodheshin në rrezik dhe shkoi për ta marrë atë nga mjeti i tyre duke e shpëtuar Donifanin nga një rrezik i momentit që iu kanos kur një xhapan i hipi për supe. Për ta shpëtuar Briani ia bëri me shenjë Ëilkasit të punonte me shkathtësi (kishin hallin se i zbulonin piratët) dhe shpejt iu hodh kafshës përsipër duke e goditur në krahë për të shpëtuar Donifanin. Pra këtu tregohet se sado që Donifani e kishte urryer Brianin ngaqë tjetri ishte i shkathët, më praktik, i gjithgjendshëm në situata të rrezikshme, prapë Briani kërkonte t’i vinte në ndihmë.

Briani kishte një fuqi të madhe, ai tregoi trimëri të rrallë në momentin kur anija “Sllugu” ndodhej në rrezik kur po përplasej me dallgët e egra. Ai tregoi shkathtësi në drejtimin e saj, në rregullimin e anijes, në rregullimin e trarëve, madje ai, duke kërkuar që të gjente një vend për të lidhur anijen, arriti të rrezikojë aq shumë në det saqë gati e mbyti vorbulla e fuqishme.

Briani ishte i dashur, ai kujdesej për të vegjlit e shpellës kur Gordoni dhe Donifani largoheshin, i pëlqente të bënte udhëtime, ekspedita në pyll duke u ngjitur gjatë kodrës më të lartë për të zbuluar n.q.s toka ku ata banonin ishte ishull apo pjesë e detit.

Ai pëlqente të zbulonte lumenjtë, liqenet, drurët e ndryshëm që ndodheshin në pyll. Ishte i zoti në gjueti; kujtojmë këtu të gjithë fëmijët përfshirë edhe Brianin, të cilët shkuan në breg të detit për të vrarë fokat e panumërta që ndodheshin aty në pyll, që me dhjamin e tyre të bënin disa qirinj për të ndriçuar në shpella. Briani theksonte gjatë gjithë kohës se dëshironte të kthehej në shtëpi bashkë me fëmijët. Kështu, ai ishte ndërmarrësi i shumë planeve, njëri nga këto ishte ai për të ndërtuar një balonë që të ngjitej sa më lartë në qiell për të vëzhguar në qoftë se piratët ishin aty apo kishin ikur. Së fundi themi se Briani ishte një djalë i zgjuar, i dashur dhe zemërmirë.

Ndërsa te romani Shpella e piratëve kemi 5 personazhe fëmijë, gjithësecili spikat me tiparet e individualitetit të tij. Niko Dabo përfaqëson personazhin e rritur që u tregon këtyre fëmijëve përmes gojëdhënave, episode të ndryshme të jetës shqiptare duke zbavitur kështu kërshërinë dhe kuriozitetin e fëmijëve.

Loloja është një fëmijë i shkathët, i zgjuar, tip organizatori.
Ai i ngjan Gordonit pasi merr përsipër që të kujdesej për këta fëmijë në këtë aventure të rrezikshme që kishin marrë. Ai është esmer, ka flokë kaçurrela dhe ta jep përshtypjen e marinarit të thjeshtë, s’i trembet syri asnjëherë përballë vështirësisë dhe pengesave që has gjatë zbulimit të shpellës.

Iliri një fëmijë kureshtar, i shkathët, i ngjan tipit të Brianit; është i mençur, vepron me zgjuarsi dhe trimëri. Lulja është motra e Ilirit. Ajo edhe pse e vogël në moshë ka dëshirë të zbulojë të panjohurën, rrezikun, duke i ndjekur fëmijët hap pas hapi në aventurat e tyre. Jani është një fëmijë kureshtar, por edhe pak frikacak dhe i ndrojtur.

Gjuha në këto dy vepra është e thjeshtë. Petro Marko përshkruan bukuritë e Jonit, shpellën e thepisur, botën detare me peshq të ndryshëm etj. Autori përdor shumë figura letrare për të paraqitur bregun e detit dhe të mirat materiale të kësaj treve:
Kur u gjenda në rrugën e madhe, vura re se s’kishte njeri. Nën ullinj loznin hijet e thella, kurse në pllajat e zhveshura kish nisur të shquhej drita e agimit.

S’kisha parë kurrë një agim të tillë. Në qiell yjet po humbisnin e shkriheshin si kokrrat e sheqerit në ujin e kaltër. Nën mua deti i qetë flinte i madhërishëm. Ç’qetësi dhe bukuri e rrallë! Atje lart Malet e Vetëtimës, si kështjellë shekullore, ngriheshin hierëndë; kurse plazhi përposh si një top basme e bardhë e hapur tej e tej, që nga kampi i Pushimit të Punëtorëve e deri te kepi i Shpellës së Piratëve, nanurisej lehtë nga pëshpëritjet e fjetura të valëve të lodhura….115 Autori herë-herë duket si një bujk i mirë që përshkruan agrumet, ullirin, rrushin, fiqtë, por herë-herë edhe si një peshkatar i mirë që i njeh shkëlqyeshëm të gjitha llojet e peshqve, si: sinagridhën, lavrakun, qefullen, kocën, oktapodin, gaforren, peshkaqenin, etj:

…Peshkatari e kishte shtrirë sinagridhën e madhe dhe i binte me majën e thikës në bisht. Luante me të. Ajo hidhej dhe kërcente me fuqi. Ai luante dhe luante me të, pastaj i futi një thikë mu në kafkë. Sinagridha e madhe tundi disa herë bishtin dhe pastaj nuk lëvizi më116.

Ndërsa Zhyl Vern përshkruan ngjarje e jep informacione të shumta shkencore nga bota e ishullit (veçori tipike e të gjitha veprave të Zhyl Vernit). Veçanërisht tërheqëse janë përshkrimet e natyrës së ishullit, të bimësisë e të botës së tij shtazore. Të pasura janë gjithashtu njohuritë gjeografike të shoqëruara me të dhëna të hollësishme e kuriozitete mbi klimën e dukuri të tjera; që të gjitha dhënë në rrugë artistike që të mos e lodhin lexuesin e vogël.

Fjalitë në të dy veprat janë të thjeshta, të qarta, të shkurtra, dinamike, tërë dramacitet; stili është i rrjedhshëm dhe me një figuracion shumë të pasur. Për të rritur sa më shumë kureshtjen e lexuesve, autori përdor vazhdimisht fjalitë pyetëse: A do t’u bënte dot ballë dallgëve të tërbuara kjo anije? E ç’do të bënte një anije e vetmuar në mes të oqeanit? Si është e mundur që aty të mos kalonte qoftë edhe një anije e vetme? (f .18)

Petro Marko edhe pse flet për fëmijë, shprehet figurshëm me anën e metaforave, epiteteve, krahasimeve të ndryshme dhe me një imagjinatë që nuk shter kurrë. Por ai ngre dhe probleme morale, si atë të respektimit të vetvetes nëpërmjet respektimit dhe njohjes së rrënjëve prej të cilave kemi ardhur, sepse në fund të fundit ne duhet të krenohemi për këto rrënjë.

Por dhe mbyllja e romanit është shumë origjinale:
“Anijet u afruan në breg. Përpara se të zbrisnin, Gjonbaba ynë na pëshpëriti:
– Nesër, ora 8 takimi te Shpella e Pano Gjinit. Merrni me vete letër e lapsa. Duhet të shkruajmë bashkë gjithë ato që pamë dhe sidomos ato faqe të çuditshme që lexuam në librin.