Peshkopi Anastasios Janullatos, antishqiptari me pasaportë shqiptare

0
1057

Si shihet atdheu nga larg

Këto ditë në Ballkan kanë marrë udhën njerëzit e veshur në të zeza dhe me kryqin në dorë ia kanë mësyer tokës shqiptare në Shqipërinë etnike.

Patriku rus Kiril ka mbërri në Tiranë. Njeriu i “Zotit” dhe me kryqin në dorë po e “bekon” Shqipërinë dhe Popullin Shqiptar të besimit ortodoks që sipas shënimeve të statistikave ata përbejnë 7% të këtij besimi dhe sipas “agjendës” ai bëri thirrje të bashkimin e të gjithë besimtarëve rreth boshtit panllavistë në botë me qendër në Moskë.

Patrikun rus Kiril në Tiranë e ka pritur “Peshkopi shqiptar” (sic!)Anastasion Janullatos me bashkëpunëtorët e tij. Kjo paraqitje e peshkopit helen i veshur në të zeza dhe me kryqin e “bekimit” nuk është shqiptar, por këtë njeri të dyshimtë dhe në vijat e trasha të agjenturës helene, e pati “bekuar” presidenti i shqiptar Ilir Meta, që për Patrikun helen ia dha nënshtësinë dhe e bëri “shqiptar” dhe njeri i parë për të udhëhequr besimtarët shqiptarë ortodoksë në Shqipëri.

Lajmet e sotme në shtypin e kohës në qendrat kyresore të Ballkanit (Beograd, Moskë, Athinë, Podgoricë) dërgonin mesazhin neveritës për 7 milionë të popullit shqiptar përkitazi me “Peshkopin shqiptar” Anastasion Janullatos dhe tekimi me Patrikun rus Kiril në Tiranë.

Çfarë po gatuhet në boshtin panllasvistë në Ballkan…?

Çikago, 29 prill 2018


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]