Pesë sonete nga Mustafa Spahiu

0
408
Mustafa Spahiu
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

LOTËT E SONETIT

Të dy sytë m’i ngashëren loti,
Loti ka gdhendur vija në dorë,
Për sonete tjera të stis kurorë
Magma ndezi zjarrin që moti

E gjeta fjalën diell të çdo stine,
U nisa shtigjeve – ngadhnjimtar
Duke qëmtuar rruaza vese n’bar
Vargjet e para hejbe pas shpine.

Të gjorat vargje fare s’di ku vanë,
Kot prita një gjysmë viti të vonë –
As shpresat e vyshkura se thonë;
Ndofta në shportë redaktori ranë!

Akacjet pritjen ferrash sëmbonin,
Vallë, pena ime më ka mashtruar,
Estetika stilin e kërkon të latuar

Kritere tjera redaktorët kërkonin
Me dekret këngën për ta penguar
Rioshit n’fshat penën vlen’daluar!

RR U G A

U nisa rrugës me cirkën e hallit,
Me këmbët në tokë sikur Anteut
Lidhur me vargonj t’Prometheut,
Ballit më digjnin xixat e strallit, e

Rruga e gjatë m’i këputi gjunjtë,
Rrugës së shkurtë hapat kometa,
Kërkova derë askund nuk e gjeta,
Gjurmëpërgjakur i grisa zhgunjtë.

Urtake m’ndali një grua e krehme,
Po t’i them dy-tri fjalë në kalim,e
Ruaje vetveten, peng, o shpirti im!

Ke kujdes ec veç rrugës s’rrehme,
Me hirin dhe zjarrin nëpër duar, në
Lakesë të parë je udhëtar i hutuar!

PSE JO NË QIELL

Pse jo qiellit lartë nuk ngjitem?
E njoh vetveten nga dita e parë,
Çfarë ngjyre lumi im ka marrë –
Me hirin nëpër pyje dua t’rritem!

Se kam frikë se m’përpin rrufeja,
Mbi pirg rrufepritës me syrin tim,
Kur nuk do gurzohem në gjelb’rim,
Do dal ngadhnjimtar n’për beteja…

Vetveten e përkuli nëpër lulishte,
Udhës së Qumështit-shuaj etjen
N’lëndën e humbur e gjejë veten.

Lulkuqet vallëzojnë n’dardanishte,
Rrugës tonë flasin eshtrat e reja…
Ardhësit e paftuar i djegët rrufeja!

GJ U M A SH Ë T

Gjumashët mbulohen me kërshëri,
Engjujtë iu ndriçojnë sall natën,e
Këmishat arnash n’ëndërr uratën
T’shtrirë mbi ujë si në gjithësi, dhe

Duart i shtrijnë ‘i çik amshueshëm,
Për t’i stërngjeshur tërë eshtrat, e
Këmbët i zgjasin nga vreshtat, dhe
Qafën e lakojnë mjellmërueshëm…

Ata fluturojnë shtigjeve të fatit,
Tevona somnambull të ngritur!
Zgjëndrrës fenix krejt’ papritur.

Me çimboskë brinjtë lidh shtratit
– Zgjohen me ofshamë deti, oh –
Gjumashëve gjurma ku iu mbeti?

PREJARDHJA E ERËS

Zogjët nga vetvetja fluturojnë,
Era i bartë ku është ngrohtë…
Krahëlirë s’durojnë të ftohtë –
Kur kthehen n’gëzim këndojnë.

Prejardhja erës-mall i pazbuluar,
N’mëri t’rrufes ylberi paska dalë;
Nyjesh kometat bredhin pa fjalë
Zogjët rrin mbi shkëmb t’zgjuar!

Era shlyen shputat e përgjakura,
Se kuptoi erën nga ë’ drejtuar, si
Me trëndafilat është dashuruar?

Lëvizje shpresash të përflakura;
Prejardhja erës me qerpik t’vrerët,
Kthjellon qiellin – çilet mot’i errët…

Vjeshtë e parë, 2020, në
Shkup