PËRUROHET LIBRI, “KATËR KONGRESET KOMBËTARE PËR ALFABETIN E SHQIPES”

0
1255

Në festat e Nëntorit:

(Me autor prof. Arian Kadiu)

Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues

1.
Në prag të Festës së 28 Nëntorit, Ditës së Shpalljes së Pavarësisë, pati një nmjarje të shënuar kulturore e letrare, në kryeqytetin tonë. Në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar u përurua libri i prof.Aran Kadiut, publicist e studiues, “Katër Kongreset Kombëtare për Alfabetin e Shqipes-Refleksione dhe thellime”. Veprimtaria u orgnaizua nga Grupimi “Miqtë e autorit” dhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, me drejtor dr. Ramiz Zekaj. Ishin pjesëmarrës: miq të autorit e studiues të fushës së arsimit e më gjerë, nga media e shkruar dhe ajo elektronike etj.

Tubimin përurues e hapi zëvendës drejtori i IShMQI (AIITC), Alban Kodra. Ai solli përshëndetjet për të ftuarit dhe përgëzimet për autorin e librit të ri, A. Kadiu, nga drejtori i këtij institucioni, dr. Ramiz Zekaj. Gjithashtu, shkurtimisht, u ndal rreth përmbajtjes së librit, që u paraqit në përurim.

Në vazhdim, sipas programit të hartuar më parë, u lexuan temat e përgatitura, me këtë rast, nga katër studiues të zellshëm e të aftë, në fushat përkatëse. Prof.Gjovalin Shkurtaj-Akademik, lexoi punimin e tij me temë: “Udha e Alfabetit të shqipes, në një libër të shkruar me dije e dashuri”. Pasi ai e vlerësoi në tërësi këtë botim të ri dhe përmendi disa botime të mëparshme të A. Kadiut, ndër të tjera, nënvizoi: “Në atë hulli të mbarë vjen edhe libri i tij i fundit me titullin ndjellës e të bukur “Katër Kongrese Kombëtare për alfabetin e shqipes”, i cili synon të sjellë në një dritë të re, pa asnjë paragjykim e anësim, vlerën atdhetare dhe shkencore e praktike, që patën për gjuhën shqipe Kongreset e Alfabetit: Kongresi i parë, i njohur Kongresi i Manastirit (1908) dhe Kongresi i dytë ose Kongresi i Dibrës (1909), dy data shumë kuptimplote dhe të rëndësishme, jo vetëm për historinë e alfabetit të shqipes,po edhe për krejt mbarëvajtjen e shqipes e të shqiptarisë, në mbarë hapësirat shqiptare…”.

Në vazhdim, arsimtari, publicisti, shkrimtari e studiuesi Namik Selmani lexoi temën e shkruar prej tij, “Një libër, që ripërtërin një traditë”. Aty, ai theksoi se, duke u bazuar në punimet e mëparshme rrëeh katër Kongreseve për Alfabetin e Shqipes, por dhe duke e pasuruar me të dhana të reja e të besuesshme, pra duke e vazhduar me sukses traditën në këtë udhë, autori paraqet para lexuesve një vepër, pothuajse, ndryshe nga të tjerat. Prandaj ajo meriton të zërën një vend nderi në studimet tona, në këtë fushë.

Gjithashtu, historiani, drejtuesi i arsimit dhe studiuesi Beqir Shehu lexoi punimin e përgatitur rreth librit të ri të A.Kadiut. Në të, ai nënvizoi se ai hedh dritë të re mbi katër kongrese, punimet e të cilëve iu kushtuan një çështjeje madhere për popullin e Kombin tonë, siç ishte dhe ai i Alfabetit të shqipes së shkruar.

Pjesë e kësaj veprimtarie përuruese ishin diskutimet, që bënë për librin e A. Kadiut: Prof. Musa Kraja, Bujar Kapexhiu, M.Gecaj e dr. Bedri Bylyku. Ata e përgëzuan autorin dhe thanë se, ky punim, është i vlefshëm jo vetëm për studiuessit e kësaj fushe, por dhe për lexues të tjerë të interesuar.

Në mbyllje, autori i falnderoi, si folësit dhe pjesëmarrësit në këtë veprimtari përuruese. Gjithashtu, sqaroi se qëlllimi kryesor i tij ka qenë për ta saktësuar dhe plotësuar sa më mirë historinë e këtyre ngjarjeve, të cilat janë të lidhura ngusht me atë të popullit tonë.

Më pas, të ftuarit morën pjesë në koktejin e shtruar me këtë rast, i vijuan bisedat e tyre dhe bënë fotografi të përbashkëta, të cilat do të jenë një kujtim tjetër për ta.

2.
Për kërshërinë e lexuesve të këtyre radhëve, po shënoj këtu, që libri i Arian Kadiut, “Katër Kongreset Kombëtare për Alfabetin e shqipes-Refleksione dhe thellime” (Tiranë, 2016), hapet me një Hyrje (nga prof. Gjovalin Shkurtaj), vijohet me pjesën “Poetët për gjuhën shqipe” e “Prologun”. Më tej, siç kuptohet, në gjithësej 180 faqe, flitet me radhë, për Kongreset e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Kongresi i parë, ishte ai i Manastirit, i cili i zhvilloi punimet nga 14-22 nëntori 1908. Për Kongresin e Dibrës (23-28 korrik1909) flitet në faqet 49-126. Ndërsa Kongresi i Elbasanit( 2-6 shtator 1909) jepet në faqet vazhduese, nga 127-163.

Vend me rëndësi në mbyllje të këtij libri zënë pjesët: “Fjalë për autorin” (faqe 164-174) dhe “Literatura e përdorur”(sipas radhës së zhvillimit të katër Kongreseve Kombëtare, për Alfabetin e Shqipes.

…E përgëzojmë autorin e këtij punimi, prof. Arian Kadiu, i cili ka paraqitur dhe analizuar një dokumentacion të pasur e me të dhana të reja historike, duke e plotësuar kështu, me të, fondin e bibliotekave tona.

Tiranë, 28 nëntor 2016