Mit’hat Havari
Tani ne mengjes ndersa po dilja nga shtepia, me zune syt nje burre energjik me dy qese mbetjesh nga ato te çdo shtepie i hodhi tek vendi i posaçem dhe mori rrugen duke ecur.
S’po ju besoja syve, Kurt Kola thashë me vehte u sigurova qe ishte ai dhe i zura rrugen.
I qeshen sytë me shterngoi ne gjoks me forcen dhe energjin e nje djali te ri, thuaj kishim kohe pa u pare, ndonse jemi komshi ai banon ne nje shtepi private mbi pallatin tim.
A ke ndermend te plakesh i thash, me imponon shume respekt kur te shoh kaq shpresë plote, kaq mire ne gjendje shpirterore dhe ai me buzqeshjen e tij te çilter me ktheu komplimentin nese do isha i sakte ta quaja keshtu, ne nuk plakemi me tha jo vetem une, ti Havar dukesh si Amerikan ne performance, me pantallona te shkurtera me ngjyre kafe ne plazhi etj, etj., s’me shkoi mendja te benim nje foto, isha ne emocion nga ai njeri.
Sakaq erdhi im bir Klaudio po dilnim bashke ai drejt punes dhe une drejt liris sime te pa kufizuar.
E prezantova me mikun tim Kurt Kola i bera shkurt biografin se kush ishte, Kurti nderhyri se nuk deshi qe une te flisja me superlativa per te, por e nderpreva duke i thene se e kemi per detyre qe femijet tane te njohin jo vetem historine, por dhe miqte tane qe tradita te vazhdoj ne breza, ashtu sikunder duhet te dine dhe kundershtaret tane, se nuk eshte çudi te na sjellin bijen apo birin e persekutoreve tane, kjo s’duhet te ndodhe, nuk i sherben pajtimit kombetar, ka gjera deliktate ne kete jete, qe disa gjera duhet te qendrojne ne shtratin e vet.
Emrin e Kurt Koles e kam degjuar ne vitin 1989 kur e denuan ne Elbasan me 10 vjet burg per agjitacion e propagande dhe ishte aq qesharak ai gjyq, sa gjigandi Kurt Kola u tall me nje ndihmes gjyqtar fshatar nga Peqini nga ata fakirat mediokerr qe vinte partia si koperture medemek ja populli gjykon.
Fshatari i ardhur nga arat e Peqinit xyre i zi i percelluar nga dielli me nje xhaket kadifje te çjerre e zuri gjumi ne podium ku ishte vendosur trupi gjykues.
Kurti ju drejtua kryetarit te seances duke i thene : z.gjykates ate qe do me denoje mua ne emer te popullit e ka zene gjumi, deshen sdeshen te pranishmit qeshen, e cimbisen te brruli te ngratin ndihmes gjyqtar dhe ai u zgjua.
Ne mbarim te procesit gjykatesi e denoi me 10 vjet burg dhe Kurt Kola i tha aty per aty, more syrtyk e kupton qe ato vite do i besh ti e jo une dhe vertet nuk i beri, por as gjykatesi qe e denoi nuk i beri, demokracia u fut mbrapsht ne kete vend ?
Do ja degjoja zerin perseri ketij kollozi te pa epur kur organizoi protesten me ish te denuarit politik ndaj “pushtetit te ri demokratik” per te drejtat e tyre, aq i rrezikshem ishte dhe per pseudo demokracin e re, sa e denuan me izolim ne shtepi me kusht.
Fill ne ate kohe kryeja detyren e shefit te kabinetit te ministrit te brendshem.
Pushteti i kohes ne menyre djallezore shtypi revolten e Kurt Koles me shok, pikerisht me ish bashkvuajtesit e tyre qe kishin marre pizicione drejtuese ne polici.
E them me krenari te ligjshme se kam qene nga te vetmit drejtues i rendesishem ne ate digaster qe nuk u bera vegel e atij pushteti, qe te behesha pjese e atij turpi te shtypja me dhune shtresen e shume vuajtur pjese e se ciles isha dhe vet, sigurisht konseguencat do vinin me von.
Kthej koken pas dhe them : kam qene ne rrugen e duhur, isha shume i qarte se pseudo demokracia e re, kundershtar real kishte shtresen reale te kulturuar e te ndergjegjegjeshme te persekutuarve politike, se forcen opozitare te majte, fundja pjese e saj ishte pra tre vjetesh dhe gjaku s’behet uje thot populli i mençur.
Me von Kurt Kola do jepte nje kontribut te rendesishem bashke me shokun e armeve Daut Gumeni ky nje ish i burgosur politik intelektual dhe Fatos Lubonja, te tre dolen barikade ne vitin 1997 kunder nje oligarkie te rrezikeshme qe donte te vendoste nje pushtet apsolut me nuanca diktature.
Bota e qyteteruar besoj me shume kete treshe gjigandesh te persekutuar ne kocke nga ish rregjimi Stalinist, se vet forcen politike trashegimtare te ish pushtetit te rrezuar nga populli vite me pare e qe kerkonte te vinte ne pushtet dhe erdhi ne fakt me te drejte.
Duhet ti jemi mirnjohes Kurt Koles me dy shoket e tij per ditet qe gezojme sot, pa le si do kishin rrjedhur ngjarjet nese keta burra heroike nuk do kishin dhene ate kontribut te çmuar per Shqiperine e demokracine.
Kurt Kola u emerua drejtor i institutit te perndjekurve politik nga Fatos Nano qe drejtonte qeverrin e majte.
Fatos Nano mendje hapur futi teorin e gjith perfshirjes per te zbutur plaget e urrejtjes trasheguar nga diktatura e beri kete emerim te spikatur, gje qe nuk e beri partia demokratike qe me karten e kesaj shtrese erdhi ne pushtet.
Tani drejtor i atij instituti eshte djali i brilantit, Bilal Kurt Kola.
Bilali u rrit interrnimeve qe diktatura e komunisteve e kishte degdisur familjen e Kolajve.
Bilali pas viteve ’90 u shkollua ne Britani te madhe tek aleatet e kesaj.