PERSONALITETI BIOLOGJIK DHE KOZMIK I SHQIPËRISË

0
444
Rrustem Atdhe Geci

Ne s´kemi nevojë ta qepim hartën e atdheut tonë me Çamërinë, kur atë e ka qepur vet përëndia, – Shqipëria deri në Prevezë. ( A. G. )
“Lidhja me Çamërinë më vjen nga zemra, nga shpirti, nga varri i gjyshërve dhe stërgjyshërve, nga brigjet me det, kopshte dhe male, nga i tërë Epiri shqiptar. Unë në Çamëri kam dashurinë time të heshtur e të paheshtur, zemrën e tokës së babait dhe të gjyshit. Çamërinë unë e dua edhe kur më dhunon, edhe kur më vret, edhe kur më poshtëron. Jam çam, jam bimë e gjakut pellazgo- shqiptar.

Lidhja ime me Çamërinë është lidhje e gjakut, e gjuhës, e flamurit, e dheut të përjetshëm. Çamëria është bota ime e dashurisë dhe e krijimit”,- shprehet Epiri nga Preveza.

Eh, sa i dua këngët çame, poetikën e valleve, veshjet, doket dhe zakonet e shqipeve – të folmen shqipe të vendit tim. Vëllezër dhe motra, juve mund t´ju duket pak sa e çuditshme, por, Shqipëria në Greqi ka 2 dete, një tokë me një sipërfaqe prej 17 mijë e 500 kilometrash katrorë tokë dhe 6 mijë kilometra katrorë sipërfaqe ujëra dhe det, dmth. Gjithsejt; 23 mijë e 5 qind kilometra katrorë tokë dhe det.

Në tërë hapësirën e vet Çamëria ka mbi 4 milionë banorë çamë dhe arvanitë. Epiri i Ilirisë- Çamëria, ka shtrirje të gjerë në Greqi, në tërë teritorin e saj. Çamëria, është identiteti im shqiptar, gjak i pandërprerë i kombit dhe atdheut tim. Të gjitha monumentet në Çamëri e gjithandej Epirit, janë prodhim shpirtëror pellazgo-iliro-shqiptar. O më të mirët e vendit tim, Dodonë, Akropol, Pargë e qindra monumente të tjera nëpër tërë Greqinë, janë ndërtime dhe krijime shqiptare.

Dardan, jam popull gjysh i Evropës. I lashtë, kur s´kishte Athinë. I lashtë, kur s´kishte Greqi. I lashtë, kur s´kishte asnjë grek. Prandaj, kjo është arsyeja pse unë e dua dhe i këndoj aq shumë Çamërisë. Çamërinë e dua sepse jam qytetar i parë i tokës në kontinent. Atdhe, unë do të punoj që ti të jesh i fortë dhe Greqisë t´i thuash guximshëm: Liroma tokën time, o unë gjallë s´hiqem nga toka 15- mijëvjeçare e stërgjyshërve të mi.

Do të luftoj një shekull, dy shekuj e ma shumë, për tokën time, Çamërinë. Epiri i Ilirisë – Çamëria i dha botës Njëperëndinë, i dha papë e figura të çmuara. O ma të dashurit e mi, të gjakut e kam Hoxha Tahsinin, Elena Gjikën, Muharrem Rushitin, Alush Taken, Abedin Dinon, Rexhep e Musa Demin, Kolë Idromenon, Faik Konicën, Abaz Dojakën, Niko Stillon, Bilall Xhaferrin e sa e sa të tjerë.
Në Evropë nuk ka një popull të dytë, sa populli shqiptar, që të ketë aq histori të pasur dhe njëherit dhe aq histori masakrash dhe gjenocidesh nga fqinjët e vet sa “Epiri i Ilirisë – Çamëria. “Çamëria është toka dhe vatra e një populli tepër të lashtë”, shkruan, Straboni. Qysh në paleolitin e hershëm, në Gadishullin Ballkanik, pellazgët qenë i vetmi popull qytetërues, për më se 15 mijë vjet.

Dokumentet arkeologjike, por edhe mitologjia flasin se pellazgët qenë “njerëzit e parë” në këto troje. Pra, shqiptarët e lashtë, pellazgët, gjuhë të tyre e kishin gjuhën shqipe. Bile edhe helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten e tyre, për pellazgët përdornin një epitet të pashlyeshëm “proselinoi” (parahënësorë), pra më të vjetër se vetë Hëna. Kjo figurë e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë tonë. Fijet e misterit pellazg ndërthuren në kohëra, gjersa në histori përmenden ilirët, si një popull kryesor, si një “Hauptvolk”- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë, L.G.Thunman.

Ilirët e Ilirisë dhe fisi i tyre i Dardanëve, morën pjesë në të gjitha proceset shoqërore, kulturore dhe në ngjarjet kryesore politike që e përshkruan botën antike të Mesdheut. Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë, nuk u ngurtësuan në relikt muzeor. Por
përmes dinamizmit të tyre të gjuhës dhe të kulturës bënë Metaforën e Pavdekshme të rezistencës dhe të mbijetesës.

Me emrin Epir, në kohët e lashta quheshin krahinat në Jug të Ilirisë. Mbretëria e Mbretit Pirro, të Epirit, kishte shtrirje shumë të gjerë, në tërë Maqedoninë dhe gjithandej Greqisë. “Epir i Ilirisë – Çamëria, -shprehet biri i saj, po me emrin Epir, betohet, se më keni luftëtar në fushë të betejës, aty ku mbrohet dhe fitohet Çamëria!…

Populli im, Shqipëria deri në Prevezë është Shqipëria. Dashuria e dhimbja janë shoqet më të pandara. Ato brenda vetes kanë dëshirën, qëllimin, veprimin, ëndrrën e së bukurës, mendimin e veçantë historik e artistik të qenies sonë, krijimin e heshtur të shijes, personalitetin biologjik dhe kozmik të katër Vilajeteve në një Bashkështet Shqiptar. Shqipëria është tepër e vogël për të falë një sipërfaqe toke sa Çamëria.

Atdhe GeciDortmund, 23.07.2019