Gjon Keka
Jo rastësisht Mirdita gjithnjë nga ata që e kanë vizituar janë mrekulluar me imazhin, traditën, bukuritë natyrore dhe ruajtjen e vlerave kombëtare europian të paprekura nga infeksioni i ideologjisë së pushtuesit barbar otoman(turk).
Edhe autori, studiuesi dhe udhëtari europian Heinrich Reiser, në veprën e tij të vitit 1857 i përshkruan mrekullueshëm bukuritë dhe vlerat e traditat e rajonit të Mirditës kështu:
„Më në fund erdhëm në një rrafshnaltë të bukur me një fshat të bukur dhe fusha të ndërtuara mirë; Kishat e vogla të bardha, të cilat ishin zbukuruar me kryqe, treguan mjaftueshëm, se kishim mbërritur në territorin e Mirditës katolike.
Këtu kemi qëndruar gjatë natës, të furnizuar me të gjitha gjerat e nevojshme nga banorët mikpritës. Në rrugën tonë nëpër këto zona të mbyllura malore, isha i kënaqur të shihja një sërë fshatrash të vegjël me pemishtet dhe fushat e tyre, në të cilat misri dhe elbi dukeshin se ishin produktet kryesore; aty shihej se kishim të bënim me një vend të kultivueshëm, …si hardhitë, pemët dhe arrat me bollëkun e tyre dhe kjo tregon se ky vend ishte mjaftë i pasur. Ndërsa burimi më i madh i pasurisë për këta banorë malorë janë delet dhe dhitë, bashkë me ato të bletarisë.“