Do të doja të takohem personalisht me të gjithë ju dhe këtë do ta bëjë sa të më jepet mundësia e volitshme.
Siç e dini, unë nuk jam gazetar, prandaj qëllimi i shkrimeve të mia nuk është që unë, edhe atë prej së largu, të përsëris ngjarjet aktuale nga tokat shqiptare etj. Shkrimet e mia i qëndis në bazë të këndvështrimit tim (pa konflikt interesi), profesionit dhe përvojës.
E dini më mirë se unë se sidomos në shtetin amë, Shqipëri, numri i mediumeve (portale, gazeta, TV) kapërcen numrin e popullsisë sepse është në interesin e çdo pronari shakaxhi dhe mafioz, të propagandoj veten dhe biznesin e tij. Prandaj, unë personalisht nuk postoj te të tillët, por vetëm tek portalet që mendoj se i plotësojnë kushtet të quhen kombëtare. Tek ju pra, në mënyrë që të kontribuoj pak për kombin dhe vendin e gjyshërve të mi.
Rinia ikën, gjendja është alarmante, do të mbeten vetëm pleqtë. Secili mendon se anëtarësimi në BE do të na shpëtoj, por shumë rrallë kam dëgjuar edhe për pasojat negative kur ajo të ndodhë: shqiptarët do ta braktisin atdheun ndërsa të huajt nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia do të vendosen në trojet tona.
Është naivitetet të mendohet se “refugjatët” e huaj nuk do të mbeten në Shqipëri, Kosovë, pjesët e FYROM-it ku jetojnë shqiptarët etj. Kjo sepse nipërit dhe mbesat e atyre shteteve rospi që asgjësuan trojet tona në Kongresin e Berlinit dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër, kanë hesap që “refugjatëve” afrikan/arabik/aziatik t`u ndërtojnë banesa dhe t`u japin ndihma sociale disa mijëra euro në muaj, vetëm të qëndrojnë përjetë në tokat tona. Pra, “demokratët” e BE-së kështu e çojnë në vend amanetin e të parëve të tyre duke vrarë shumë miza me një gur: e zvogëlojnë numrin e “refugjatëve” në BE, i kënaqin interesat e Serbisë, Greqisë, Rusisë, Bullgarisë (kolonizatorëve tonë) si dhe njëherë e përgjithmonë e “zgjidhin problemin shqiptar”.
Çdo qenie njerëzore, për aq sa është një person dhe ka një fytyrë, ka edhe një fat të vetin, të paracaktuar dhe të bashkëlindur, madje shpesh duket sikur ai vetë e ka zgjidhur fatin, nga siguria me të cilën bën dhe jeton atë që është përcaktuar për të.
Natën (ditën) e mirë dhe respekt për ju.
Nga Arizona, Aureli