Përshëndesim krijimin e Ministrisë së Diasporës

1
1158

Z.KRYEMINISTER,
JUVE Z. MAJKO MINISTER I DIASPORES
.

Dergoj Ndue Lazri

I nderuar Zoti Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, EDI RAMA.
I nderuar Ministër i Diasporës, PANDELI MAJKO,

Këshilli drejtues i Federatës Nacionale të Shoqatave Shqiptare në Itali (FNAI), që është një nga formacionet më të mëdha të krijuara në Diasporë dhe përmbledh në gjirin e saj 28 shoqata të emigrantëve shqiptarë në më shumë se gjysmën e territorit italian, përshëndet krijimin e Qeverisë së re Shqiptare, duke i uruar kabinetit tuaj punë të mbarë për mbarëvajtjen e vendit tonë, për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë e kulturës dhe për rritjen e prosperitetit te popullit tonë, si dhe për ndërtimin e një politike të jashtme konstruktive me synimin e futjes së Shqipërisë në familjen e madhe Europiane.

Në mënyrë të veçantë përshëndesim krijimin e Ministrisë së Diasporës, si një domosdoshmëri për të patur kontakte e bashkëpunim të vazhdueshëm me diasporën dhe me emigrantët kudo që janë dhe zgjedhjen e zotit Pandeli Majko në krye të kësaj ministrie. Dy vjet më parë, Federata jonë i dërgoi një peticion parlamentit shqiptar, ku ndërmjet të tjerash kërkohej edhe krijimi i Ministrisë së Diasporës. Realizimin e kësaj kërkese të emigrantëve e përshëndesim si një hap të parë e të rëndësishëm në dëgjimin e zërit të Diasporës si një faktor me rëndësi për zhvillimin ekonomik e kulturor të vendit dhe përfaqësimin me dinjitet të emrit shqiptar në të pesë kontinentet.

Edhe njëherë ju urojmë suksese në punën tuaj.

Me konsideratë të lartë,

Këshilli drejtues i Federatës FNAI
Ndue Lazri, President i Federatës
Anila Kaja, zëvendëspresidente
Erio Korani, sekretar i Këshillit Drejtues,
Anisa Karagjozi
Petrit Seitaj
Erida Çela Perlala
Fitim Kajo,
Tonin Nikolli
Skënder Laze
Shkëlqim Danaj
Agur Muçaj
Enton Cara
Ardit Aliaj

Bolonjë, më 27.08.2017

1 KOMENT

Komentet janë mbyllur.