PËRSËRI ME JEHON E KRENARI

0
317

Poezi nga libri: “Jehona e Zemrave tona”.

Sali Leka

Gushti me vape ka filluar, Korriku na ka nxehtësuar.
Si dy vëllezër të kulturuar bashkë kanë biseduar.
Janë dakortësuar, harmonizuar e mirëkuptuar.
Të dy me 31 ditë të ngrohta barabar.
Unë shkruaj e këndoj çdo natë tregime e poezi.
Shkruaj edhe në Tetor e Nëntor me shtrëngatë e stuhi.
Edhe në Dhjetor e Janar me akull e acar.
Unë nuk kam ftohtë, por avull, shkulm e ngrohtësi.
Nxehtësinë që më japin Qershori, Korriku, Gushti.
Trrupi im i mban i ruan edhe në vitin 2021 kur fillon Shkurti.
Trupi e indet e mia kanë energji e nxehtësi si metal.
Shpirti e zemra ime janë me aftësi e qelibar kristal.
Sedri, iradini e vullneti im janë solid vital.
Në Korrik çdo natë dy poezi e dy tregime.
Gjithsej 62 poezi e 62 tregime kam shkruar.
Duke kënduar i gëzuar i kam rreshtuar.
E theksoj e përsëris isha e jam solid vital.
Që kur isha fetus në mitrën e nënës fisnike sojnike.
Nëna ime dijetare filozofike, vizionare teuratike.
Vetitë e cilësitë e saj aderike do t’i kemë përjetë.
Njeriu që lind guximtar me lezet e vitalitet.
Nuk bëhet kurrë zuzar, as shtrembalar me ibret e rremet.
Unë kam lindur me ilmin e vullnet si hasret.
Edhe në vitin 2021 e në vazhdim i aftësuar do të jem.
Me këngë e poezi të tërëve u flas e iu them:
Përsëri me jehonë e krenari përsëri !
Na vjen Korriku në vitin 2021 e 2022.
Ashtu duke vallëzuar me 62 tregime të mrekullueshme.
Unë kur vallëzoj tregimet i realizoj i sistemoj.
As lodhem as përtoj, por më fortë vazhdoj.
Shkruaj tregime të vërteta me ngjarje të admirueshme.
Lodhen shumë gënjeshtarët e shtrembalarët e trillimeve.
Edhe zuzarët e spekullimeve, sajimeve e mashtrimeve.
Unë i kam demaskuar kur isha djalë i ri shekulli 20.
Por demaskimet e mia të drejta e tregimet e vërteta .
Edhe poezitë brilante lirike, erotike, eposike jetike.
Nuk i kanë botuar censuristët, zuzarë e shtrembalarë.
Bashkë me gazetarët sharlatanistë të pistë të palarë.
Me zemër të kalbëzuar e llogjike të mykur të tharë.
Fatmirësisht sot ka gazetarë dijetarë vizionarë.
Djem e burra fisnikë e kreshnikë guximtarë.
Në korrik botuan 5 poezi lirike eposike.
Nga libri ”JEHONA E ZEMRAVE TONA”.
Botimi i 5 poezive të mia mua më ka mahnitur.
Edhe shokët e mi shumë janë gëzuar.
Të kënaqur më kanë telefonuar e falenderuar.
Shoku fisnik Naim Shehu tha Sali o shok besnik !
Po këndoj poezinë Korrik i nxehti, i larti jehonik.
Sa mirë e keni shkruar, sa shumë e kanë pëlqyer.
Edhe unë e përshendeta, i fola: Naim si vëllai im!
Falenderoni redaktorët e talentuar që i kanë daktilografuar.
Edhe gazetarët vital viganikë të betuar të admiruar.
Poezitë e dobishme i kanë publikuar e shkëlqyer.
Edhe poezi të tjera në Maj e Qershor i kanë botuar.
Iradini e vullneti im janë ripërtëritur.
Guximin vitalitetin e admirimin i kisha vetë.
Edhe do t’i kemë gjithmonë e përjetë.
Guximi e vitaliteti janë krenaria e jehona e vërtetë.
Iradi, ilmi e admirimi janë vepra të dobishme e të drejta.
Guximi e betimi janë më të pamposhtur se topi e raketa.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

SHËNIM SPECIAL EKSKLUZIV ME FRAGMENTE PROZAIKE.
Në shekullin 20 koha e skëterrit mizorist librat e mia i kanë daktilografuar në makina shtypi redaktorët e palodhur e të papërtuar Perikli Jorgoni, Sejdin Kondi, Enver Bitri, Jolanda Gjoni , Valbona Dushku, Fatbardha Spahiu, Brikena Simoni, me drejtimin e korrektimin e shokut Dhimitri Fullani, redaktor special shembull e model në shtëpinë botuese Naim Frashëri. Kanë punuar edhe jashtë orarit me orë të zgjatura me dyer të mbyllura nga jashtë për të mos i diktuar nga survejuesit e sigurimit, që i bënin presion mos të shkruanin librat e mia. Unë rraha fortë drejtorin e shtëpisë botuese dhe 2 gazetarë shtrembalarë. Shkova në degën e brendshme dhe i tregova shefit ndjekjes krimeve, kam rrahur drejtorin zgërdhec dhe 2 gazetarë censuristë narcizistë.

Shefi i thirrri drejtorin dhe dy gazetarët, por ata i thanë: Nuk na ka rrahur shkrimtari Sali Leka. Ai gënjen si derri. Ka tregime e poezi dekadente mikroborgjeze reaksionare antirevulucionare kundër partisë dhe komunizmit dhe u larguan.

Shefi hetuesi dhe operativi i sigurimit mua me thanë: E o shkrimtari Sali Leka do të dënohesh 2 vjet burg si gënjeshtar i angazhuar dhe provokator i rafinuar i organeve të shtetit diktaturës proletariatit.

Kurse unë u përgjigja: As s’isha as s’jam as s’kam për t’u berë gënjeshtar por vizionar guximtar. Do të shkoj t’i rrah për së dyti dhe do të bëj 22 vjet burg. Jam më mirë i burgosur bashkë me djem e burra kreshnikë sesa inakatosur i përlytur me gazetarë qelbanikë të kalbëzuar.
Nga drejtoria e burgut dua letra e stilolapsa se do të shkruaj 42 libra me demaskime të drejta kundër shtrembalarëve dhe gënjeshtareëve reziluckë monstruozistë.

Tiranë, Gusht 2020