Përse sulmohet policia edhe kur bën detyrën?

0
561

Nga Elton Leka

Duket qartë që opozita e këtij vëndi ka vetëm të drejtën për të sulmuar policinë dhe kurre për ti dhënë hakun asaj edhe kur bën detyrën me së miri dhe një gjë të tillë ka bërë ajo duke sekuestruar një sasi të madhe droge në bananet e Amerikës Latine. Të gjithë ne jemi pjese e ketij shteti, dhe nqs secili nga ne do bënte detyren e tij ashtu sic duhej, duke përfshirë edhe opozitën ky vënd do ishte më i mirë.

Por të sulmosh sot, një polici e cila ka kapur sasi shumë të madhe kokaine duke i shkaktuar keshtu grupeve kriminale në vënd një humbje shume të madhe nga ana finanziare është sa djallëzore, por edhe e pakuptimtë, pasi nga ana politike, por edhe ajo populiste, del gjithmone i humbur. Cdo sasi droge e sekuestruar i bën trafikantët më të dobët përballë shtetit dhe qytetarëve. Në cdo vënd tjetër europian, policia e shtetit shikohet si jo politike dhe e tillë është ose duhet të jetë edhe në Shqipëri. Tek ne bëhet politikë duke e sulmuar atë gjithmonë dhe kjo pbëhët për disa arsye:

E para është prishja e imazhit të saj përballë opinionit publik vendas dhe atë të jashtëm duke rritur mosbesimin ndaj saj. Nqs populli nuk ka besim te policia sigurisht që edhe kjo e fundit do të jetë më pak efikase . Për më tepër kërkohet të demoralizohet duke e zhvlerësuar policinë e shtetit, duke e ekspozuar atë, apo individë të vecantë të saj përballë mafies. Gjithashtu u dërgohet mafiozëve mesazhi që nuk është shteti por dikush aty brenda që është i lidhur me krimin dhe kërkon të dominojë tregun e kokainës.

Qellimi i dyte sigurisht është politik. Duke u nisur nga mendimi djallëzor që policia nuk është e shtetit por e partisë, edhe policia jonë shikohet si shtojce e saj, dmth edhe kur sulmohet ajo sulmohet partia në pushtet, pra maxhoranca.

Qëllimi i tretë është mbajtja e policisë së shtetit si një vënd ku mund të punësohen militantët e partisë. Sa herë që ndërrohen pushtetet edhe policia mbushet me militantë, duke e bërë më pak profesionale dhe si rrjedhoje më të dobët përballë krimit. Tradicionalisht në këtë pluralizmin tonë të lodhur partitë e kanë konsideruar policinë e shtetit si burim punësimi të militantëvë të saj prandaj mbajtja e saj gjithnjë të lidhur më partinë do ti siguronte me shumë vota në të ardhmen.

‘Por a ka nevojë policia jonë të pastrohet brenda saj nga inivide politikë dhe/ ose të lidhur me krimin apo njerës jo profesionistë? Sigurisht që po, sepse në organikën e saj ka individë të cilët kanë mbeshtetur apo kanë bërë edhe vetë trafik apo krime të ndryshme prandaj shpresojmë që vetingu i cili është duke u bërë ndaj saj do të pastrojë realisht këtë polici.

‘Pa polici nuk ka qeverisje, pa polici nuk ka shtet’ thotë një shprehje e urtë, prandaj sulmi i vazhdueshëm ndaj saj do të dobësonte qeverisjen dhe shtetin por në të njëjtën kohë në mënyrë indirekte do të inkurajonte botën e krimit. Gjithashtu opozita shqiptare duhet të rreshtohet gjithmonë në anën e ligjit, në atë të policisë së shtetit shqiptar duke i përgëzuar kur punojnë mirë , duke mos e parë atë si burim punësimi apo si shtojcë e partive politike.