Në këtë seri të Përputhen Prime, filloi takimi i parë mjaft interesant dhe më i pjekur me Përputhen +40, që duket se do të jetë mjaft premtues, për misionin që ka.
Pati disa hyrje e priten disa tjera, dhe të shtunën tjetër ka mundësi se fillon si emision. Naim Flamuri nga Ulqini – florini, u takua me mësuese Gilbertën nga Lushnja për 4 minuta, dhe ishte një bisedë interesante.
—
Pastaj filloi Përputhen e të rinjve, ku trajtohen komplekset e Mevlanit të pavendosur me dy vajzat që ai ka në qejf, Antonelën dhe Ledianën – trekëndëshi i Bermudës. Por surprizon Atdheu, i cili i nxjerrë në dritë një puthje të Antonelës me Atdheun me 1 shkurt, në përurimin e lokalit të tij… Pra, hordhëk shkodran… :p Ndiqeni videon për më tepër!
( Kliko mbi videon për ta parë, dhe pastaj kliko në linkun Watch on YouTube,
se TCH do që video të shihet direkt në YouTube )
Të ftuar specialë në këtë Prime ishin edhe Bearti e Tea, që u lidhën nga ky program, dhe këngëtari i njohur Devis Xherahu: