Përplasja turko-greke, në lojë hyn edhe Rusia

0
394

TemA

Përplasja më e fundit ndërmjet Greqisë e Qipros greke me Ankaranë po kthehet në një përshesh gjeopolitik, që i shërben biznesit më fitimprurës në botë, atij të armatimit.

Siç bën të ditur Sputnik, Moska ka vendosur që të furnizojë me armë Athinën dhe Nikozia-n, pas kërkesave të këtyre të fundit.

Portali i Kremlinit i referohet këshilltarit të lartë të Presidentit të Rusisë, Vladimir Kozhin.

“Greqia dhe Qipro janë jo thjeshtë vende të Bashkimit Europian, por edhe të NATO-s, dhe sipas konjukturës politike do të duhet të na evitojnë, por nuk është kështu.

Ne i kemi dorëzuar Qipros dhe Greqisë sisteme të mbrojtjes ajrore, ndërkohë që të dy vendet kanë dërguar kërkesa të reja”, ka deklaruar zyrtari i lartë rus pa dhënë detaje të tjera.

Kozhin ka shtuar se “kontrata të vogla” po realizohen aktualisht me Bullgarinë dhe Republikën Çeke, si dhe kërkesa të tjera për armë kanë arritur nga Serbia.