Nue Oroshi
Sot Parlamenti i Republikës së Kosovës mbështeti në mënyrë të plotë tri Projektligjet që i hapin rrugë formimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Urime Kosovë, urime shqiptari! Kjo ushtri e Kosovës i ka rrënjët e thella. Rrënjët e saj janë tek lufta që e bënë nacionalistët atdhetarë duke filluar nga Profesor Ymer Berisha, Ndue Përlleshi, Shaban Polluzha, Marie Shllaku, Mehmet Gradica, Ukë Sadiku, Bajraktari i Llaushes, Xhafer Deva, Ahmet Selaci, Kadri Bistrica, Bislim Bajgora, Gjon Sereqi, Mark Avdyli Ndreja dhe shumë e shumë atdhetarë të tjerë që luftuan për çlirimin e trojeve shqiptare.
Duke vazhduar me pasë me rezistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si mburojë e qendresës heroike për çlirimin e Kosovës. Këta atdhetarë ja vunë bazat e para të Ushtrisë së Kosovës duke mbrojtur trojet tona etnike. Pikërisht sot edhe u hap shtegu që Kosova ta ketë ushtrinë. Uroj që kjo ushtri të formohet dhe të ecë rrugës me standartet e NATO-s dhe të ndertohët me këshillat e ushtarakëve dhe gjeneralëve amerikan e gjerman në menyrë që të behet një fuqi mbrojtëse e Kosovës. Urime Shqipëri për forcimin e krahut të djathtë! Kjo lindje e vonuar dhe e vështirë u realizua sepse është një përpjekje shekullore për ta bërë ushtrinë tonë Arbnore.