Fletëza Jete
Shpëngulja e shqiptarëve nga toka e vet për në Anadoll të Turqisë ishte një nga ngjarjet historike më të dhimbshme të Kosovës.
Figura e Nënës Shqiptare është bërë protogoniste në shumë vepra letare, në analet historike, në film, në dramë dhe në fushat tjera të jetës.
Në botimet historike të popujve të Ballkanit përmes investimeve nga BE-ja dhe vendosja e Redaksisë në Selanikun Helen, me përfaqësuesit nga Kosova dy akademikët Jusuf Bajraktari dhe Frashër Demaj, që dështuan në dritën historike të çështjes shqiptare dhe në botimet historike ata afruan “matriale” dosido pa u konsultuar me ASHAK-së dhe me Institutin e Historisë në Prishtinë.
Nëna Shqiptare edhe nga Anadolli, e kujtoi Kosovën dhe njerëzit e saj. Po flasim për figurën e Nënës Shqiptare, ndonëse në botimet e pesë librave në Selanik dhe Kosova, figura e saj shëmtohet dhe denigrohet deri në atë masë saqë akademikët tanë, nuk u bëri përshtypje “historia shekullore” (sic!) e figurës së saj, që, në të gjitha ngjarjet historike deri më sot, ajo ka bartur mbi supet e veta peshën e rëndë të jetës nën robërinë shekullore.
Dhimbja shqiptare dhe Anadolli. Në shekullin e kaluar regjimi serb përmes shërnguljes së shqiptarëve dëshironte që të realizoj projektin shfarosës dhe toka e Kosova pa shqiptarë.
Këto ditë, në lagjet e shumëta shqiptare në Stamboll dhe Ankara, flisnin shqip dhe ëmbël shqip Nëna Shqiptare tashti të moshuara në rikujtesën: Si e lamë Kosovën dhe si na priti Anadolli…!
Si sot me kujtohet, thotë një Nënë Shqiptare (me prejardhje nga Drenica), se kur malli me mbulonte shpirtin, kur dilte Hana në qiell unë dilsha në oborr të shtëpisë dhe i thojsha: Oj Hanë, kur të kaloni përmbi Kosovë, m’i bani të fala Drenicës e Kosovës…!
Kjo është Nëna Shqiptare në Anadoll të Turqisë, që është dashtë të jetë pjesë e analeve të historisë (shpërngulja shqiptare) në shekullin e kaluar në botimet e veçante historike në Redaksinë e Selanikut Helen!
Çikago, tetor të motit 2020
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]