PERMENDORE KRENARIE NË PRISHTINË

0
933
Naxhije Doçi

Naxhije DoçiPrishtinë

PERMENDORE KRENARIE
NË PRISHTINË

Mijëvjeçari i tretë në hapërim të stisur
bulëzim stinësh në dheun tim të thinjur
në Kosovën me buzëqeshje të dehur lirie
shkrirë në thellësi të gufuar Pavarësie.

Se si më kaplon një përmallim det i pafund
ta sodis hapësirën në bebëza shëmbëllimi qëndisur,
shetis ngadalë sheshit legjendë të Prishtinës
përballë emërtim i ri në hark ylberi praruar
“Gjergj Kastrioti-Skënderbe”,
në bronz flakërinë edhe përmendorja e trimit
që ballëlartë qëndron në kalë
me shkëlqimin sublim në përqafim të diellit,
me hyjnitë pellazdë shtron komunikimin
që t’i vë në spikamë epokat
kur lashtësia e rrënjës sime perlë
me jeh purpuri ligjëronte.

Dehur mrekullish të harlisura
me dashuri zemre përkulem
para skalitjes në bronzin e derdhur
para lavdisë së bekuar që madhështoi historinë.
Dragua i paepur Gjergj Kastrioti-Skënderbe
krenaria jonë kombëtare me be e rrëfe
syshqiponjë krahëhapur në sogjim
në thyerje pushtuesish të pështyrë
korbash të buçimtë me çallma të zeza fut
që lakmonin gllabërimin e trashëgimisë së dëlirë,
ngulfatjen e frymimit të lirë
mbi dheun e lashtë të shqipeve.
Bëmat tua me gjoks e shpatë mençurie
tranden mesjetën me shpresa zgjimi,
thekshëm mahniten mbretëritë e kohëve
gojëhapur për jetë e mot i le.

Në fokusim vrojtimi
ndalem tek këndi larë me rreze lirie
ku shpirti gjen qetësi e dëshmia flet vet
rrëfim i pambarim përkrenarja e lavdisë
flatrat shtigjevetë fushëblerta në përthëkim
e bjeshkësh të larta cep me cep
të mëmëdheut gur e mur shenjtërie
ndarë e përçarë
nëpër kohë trishti të paparë.

Trim i kohëve Gjergj Kastrioti-Skënderbe
përjetësuar në skalitje bronzi
nga magji e mjeshtërve skofiarë
me përkushtime të dehura arti.
Në këtë ditë agmie
me frymim të ndezur zgjimi
me ty bisedoj krejt lirshëm
fjalët melodi e cemtëkomponimi
rrjedhë e krua, pa droje e censurë,
në thurje vargëzimi të përtërirë
në gjuhen shqipe lashtësi edëlirë
në flakje dhembjesh të dallgëzuara
që m’i krijuan kohët amorfe
me petkun e rëndë të robërisë së gjatë-sterrë.

Poezi nga libri ”KOHË FLAKADANËSH TË LIRISË”- Naxhije Doçi –Botimi -Prishtinë -2012

JE SI NJË MUZË E GJALLË
(Prishtinës)

Prishtinë tempull magjik i bekuar
vrullesh të harlisura shëmbëllimi
në përqafim të diellit,
je si një muzë e gjallë
me frymim të lashtë paraantikë
që nga perënditë.

Në thellësinë e paprekur të qenësisë
që në agminë e çmendur
kënga jote me sy deti
dendësive përrallore të Gërmisë
ku shtojzovallet pagane
ende thurin romanca dashurie
për trëndafilat e tu të kuq,
lulegjaket e përjetësisë.

Zog i magjepsur pas kaltërsive
në grishje pranverash melodike
me jehun e derdhur triumfues
mos ma ngatërro testamentin e krenarisë
qasjen ndaj kohëve epike
me retorikën e vetmuar!

Le të përkunden legjendat e etnisë
në djepin purpur të idhujve
me ndjeshmërinë e natyrshme!
Në hartën e shpalosur të atdheut
jetëshkrimi yt në pirgje të pamposhtura
gdhendur në melodi vargu
përtej së mundshmes,
për të sotmen rrezesh të dehura praruar
me kornizë thelbësore të jetës,
në përmasa jehu kurorëzuar.

Perlë e flakërimit të pamposhtur
me liri e njëmendësi ardhmërie
sa shumë ta kanë lakmi
për rininë përherë në përtëritje
gufuar nga dashuria.

(Vendi tretë – Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë – Prishtinë, 19.08.2013)

MBI QYTETIN AKUAREL

Mbi qytetin akuarel
rrënjë-prush i ruajtur në shtresime
mbi Prishtinën me sy dielli
derdhur kodrash valëzore në përthekime
pranvera stinë e dehur
me buzëqeshje lulegjakesh të çelura.

Hapësirës së thelluar në ngjyresë shpirti
sheshet me emërtime krenarie:
“Gjergj Kastrioti-Skënderbe”,
“Ibrahim Rugova”,
“Nëna Tereze”,
“Zahir Pajaziti”,
jetë e tyre hirësi mbi dhe
për liri e njëjtësi shndriti.

Me vrullin e dashurisë së përtrirë
lagjet në skalitje kohësh,
Ulpianë, Kodra e Diellit, Dardani,
Kodra e Trimave, Tauk Bahçe e Arbëri,
Qytet i Vjetër, Taslixhe e Kalabri
dhe gjithandej përreth nëpër mrekulli
prore me etje shpresash të thinjura
për agminë krejt dritësirë,
sublimen e harlisur në pikturim.
Nëpër damarët e shpërthimit të blertë
trasetë përplotë drunj me fletë
në flakërimë bujshmërie,
epilog i përkryer.

Ndezur përmallimesh prush
vargu në gufim të virgjër frymëzimi
në gjurmim ninullash të ruajtura
përkundur në djepin e lashtësisë
liqenit të përgjumur,
peizazheve të shirta të Gërmisë.

Jehut kumbues të lirës
e djeshmja kronikë e paharruar kujtimi
nëpër dhembjet e mbetura,
e sotmja ylber i harkuar përmasash
me dalldisje të pëlcitura guximi
në mundje të heshtinës që mundon,
as tundjen e tepruar
s’e pranon
në buzetjen e magjepsur!

Prishtinë