AV. XHABIR ZEJNUNI
Demografia, është ajo shkencë, e cila studion me anë të metodave statistike popollsinë e botës, sipas strukturave biologjiko-sociale (sipas seksit, moshës, gjendjes civile, profesionit, etj.), sipas shpërndarjes gjeografike dhe zhvillimit të tyre.
Demografia, studion edhe lëvizjet e popullsisë, ose ndryshimet nga ana biologjiko-sociale, që ndodhin brenda saj (lindjet, vdekjet, martesat, migracionet).
Po ashtu, demografia studion edhe SHTIMIN e popullsisë së botës. Dhe ky shtim i popullsisë së botës, rezulton të jetë një PROBLEM shumë i madh, duke qenë se rezervat e tokës nuk i përgjigjen konsumit të gati 7 miliard banorëve.
Shumë domethënës, është edhe TREGUESI EKOLOGJIK, i cili tregon raportin mes një pjese territori (ujë dhe tokë) që një person, komunitet, një qytet, apo popullsi ka nevojë për të prodhuar në mënyrë të mjaftueshme të gjitha rezervat e nevojshme për konsumim dhe eleminimit të mbeturinave më pas.
Shumica e shteteve të botës, e kanë NEGATIV treguesin ekologjik. Kurse Brazili dhe Australia, e kanë POZITIV. Që do të thotë se ka shumë shtete që konsumojnë më shumë nga sa prodhojnë, por ka edhe ndonjë shtet që konsumon më pak nga sa prodhon.
Duke qenë se bota po shtohet shumë dhe rezervat po mbarojnë, po krijohet një problem shumë shqetësues, i cili ka shtyrë disa sovranë, studiues, politikanë, shkrimtarë, etj., që të japin disa ide shumë “origjinale” se si të zgjidhin këtë problem më anë të REDUKTIMIT të popullsisë e botës.
Princi Filip i Edimburgut: “Nëse do mund të mishërohesha, do dëshiroja të kthehesha si një VIRUS VDEKJEPRURËS për të ndihmuar në zgjidhjen e mbipopullimit. Bota ka nevojë për arkivole dhe jo për djepe fëmijësh”. Jacques Attali (guru i Macronit): “Bota duhet të reduktohet në 1 miliard banorë”. David Rockefeller: “Një popullsi mes 250 dhe 300 milion persona, ose një rënie me 95% në krahasim me sot, do ishte ideale”.
Ezekiel Emanuel (onkolog dhe këshilltar i Obamës): “Shoqëria do ishte më mirë nëse njerëzit nuk do kërkonin të jetonin përtej 75 viteve”. John P. Holdren (fizikant dhe këshilltar i Obamës për teknologjinë dhe shkencën): “Një program sterilizimi për gratë pas fëmijës së dytë apo të tretë, mund të jetë më i lehtë për t’u realizuar, se sa sterilizimi i meshkujve”.
Eric R. Pianka (zoolog në Universitetin e Teksasit): “Karburantet fosile janë duke mbaruar; duhet të reduktojmë popullsine deri në 2 miliard banorë. Një epidemi, është ajo që shërben për të shfarosur miliarda persona. SIDA është shumë e ngadalshme. Më e mirë do ishte EBOLA”.
Nina Federoff (bioteknike, këshilltare shkencore e Kondolenca Rice dhe Hillari Clinton): “Duhet të vazhdojmë me reduktimin e rritjes së popullsisë botërore”.
Thomas Ferguson: (politolog dhe ekonomist në Departamentin e SHBA-së): “Duhet të reduktojmë nivelin e popullsisë. Të gjithë shtetet duhet ta bëjnë në mënyrë të pastër, ashtu siç e bëjmë edhe ne në SHBA. Popullsia është një problem politik. Do ishte mirë një qeveri autoritare për ta reduktuar me dhunë”.
Bill Maher (shkrimtar dhe opinionist): “Jam në favor të abortit, të vetëvrasjes së asistuar dhe asaj normale(!). Ka shumë njerëz. Duhet të promovojmë vdekjen”.
Jacques Cousteau (eksplorator dhe oqeanograf): “Për të stabilizuar popullsinë botërore, duhet të eleminojmë 350 mijë persona në ditë”.
David Brower (ambientalist): “Shtatzënia duhet të jetë një krim publik. Të gjithë prindërit e mundshëm, duhet të detyrohen që të përdorin kontraceptivët kimikë”.
Françeska Minerva dhe Alberto Gjublini (Universiteti i Monash-Melburn): “Duhet të autorizojmë vrasjen e fëmijëve, që preferojmë ta quajmë abort pas lindjes, për të nënvizuar, që statusi moral i individit të vrarë është i krahasuar me atë të një embrioni. Mund të thuhet se eleminimi i një të porsalinduri mund të jetë etikisht i pranueshëm në rrethana të ngjashme me atë të një aborti”.
Paul Ehrlich (biolog, autor i librit alarmist: “Bomba e popullsisë”): “Askush nuk ka të drejtë të ketë 3 fëmijë. Përveç rastit kur shtatzënia e dytë është me binjakë”.
Askush nga deklaruesit më lart, nuk i referohej vetes apo familjes së tyre, por vetëm atyre të tjerëve (…)!
Rezultatet e “dëshirueshme” më lart, pra REDUKTIMI DRASTIK i popullsisë, mund të arrihet me luftëra të kontrolluara, epidemi të krijuara në laborator, fatkeqësi natyrore të kontrolluara, ushqime të modifikuara gjenetikisht, vaksina. Të gjitha këto metoda, janë shumë të dhimbshme dhe me pasoja dramatike.
Zbigniev Brzezinski (ish këshilltar i Obamës) ka deklarur: “Mbase një kohë ishte më e lehtë për të kontrolluar 1 milon persona se sa për t’i zhdukur fizikisht. Kurse sot “Është shumë më e lehtë të zhdukësh 1 milion persona se sa t’i kontrollosh ata. Pra, është më e lehtë të vrasësh se sa të kontrollosh”.
Por, është edhe një metodë tjetër, e cila po promuvohet shumë dhe nuk duket që të ketë të njëjtat pasoja si më lart: LGBT! Të paktën, problemi LGBT nuk shkakton gjakderdhje(…)!
Jemi në pritje.