Përkushtim

0
757

Nue Oroshi

(Veprimtarëve mërgimtarë të plakur dhe heronjëve të heshtur të familjeve të tyre dhe Kosovës, që po shkojnë ashtu të heshtur në jetën e amshuar)

Mërgimtarët tonë të vjetër, ata me dekada të tëra punuan më përkushtimin më të madh. Patën barrën e familjeve të tyre, por shumica prej tyre edhe barrën e çlirimitë të Kosovës. Ata për dekada të tëra punuan punë shumë të rënda, ishin larg familjeve të tyre dhe për vite të tëra jetuan edhe larg grave e fëmijëve të tyre, për shkakun e ngritjes dhe ndërtimin e familjës në Kosovë, dhe nevojave të mëdha që kishte familja tradicionale shqiptare. Një pjesë e madhe e atyre mërgimtarëve të vjetër e dhanë një kontributë shumë të madhë kombëtarë. Pata fatin të punoj për çështjen kombëtare me shumë prej tyre. Ata gjatë tërë javës punonin punët më të renda, ndërkohë në fundjavë nuk pritonin fare që të jenë pjesmarrës në protesta dhe demostrata që organizonin shqiptarët në Evropë dhe Amerikë për çlirimin e Kosovës.

Një pjesë e tyre me vite të tëra jetuan me mallin e dheut të atdheut. Ju vdiqën të afërmit e tyre babai, nëna, motra, vëllai dhe spatën mundësi të marrin pjesë ne varrimet e tyre. I vajtuan dhe i gjëmuan me lotë të afërmit e tyre me mijëra e mijëra kilometra larg atdheut. Ata janë heronjët e heshtur të familjeve të tyre. Ata janë heronjët e heshtur të Kosovës, që sot nuk flet askush për ta dhe për kontributine e tyre kombëtarë që kishin dhënë për Kosovën. Ata nuk përmendën për faktin se shumica që sot rrahin gjoks se kan bërë diçka për Kosovën, jan veprimtarë plagjiatorë të cilët vetëm e kanë ngrënë Kosovën dhe shumë pak kanë bërë, që Kosova të ecë përpara. Pas çlirimitë të Kosovës shumica këtyre veprimtarëve e menduan një Kosovë ndryshe. Por pjesa dërmuese e tyre u dëshpruan.

E si mos të dëshprohen kur një pjesë e tyre nuk u pritën dhe nuk u percollën nga një pjesë e elitës politike të Kosovës, që gjatë periudhës së luftës dhe para lufte kishin gjetur shumë veprimtarë politikë strehim në familjet e tyre, ata i kishin strehuar me javë dhe muaj të tëra, nga aktiviteti politikë që kishin zhvilluar dhe takimeve te tyre politike me bashkatdhetarë e takime me politikën ndërkombtare. Por pas çlirimit të Kosovës shumica e këtyre veprimtarëve janë përbuzur, janë nënçmuar dhe shumica e tyre edhe janë zhgenjyer. E si mos të zhgenjehët një veprimtarë kombëtarë që për tridhjetë vjet jep kontributin kombtarë, mban me muaj të tëra një politikanë të Kosovës, dhe kur ai veprimtarë kombtarë vjen në Prishtinë, i njëjti politikan i Kosovës nuk ja jepë as dorën dhe bën kinse nukë po e njeh fare. Në shenjë respekti për këtë veprimtarë të vdekur të diasporës shqiptare nuk dëshiroj t‘ia përmendi emrin,por raste të tilla kemi mjaftë.

E kjo pjesë e mërgimtarëve shqiptarë që kan kontribuarë me dekada për Kosovën tashë kanë edhe këta problemet dhe nevojatë e tyre. Shumica prej të cileve edhe tashë po e ndajnë jetën ne dyshë. Malli për vendlindjen dhe shtëpitë e ndërtuara në Kosovë nga djersa dhe mundi i tyre dhjetravjeçarë në perendim po i ngrehë që ta kalojnë pleqërin e tyre në shtëpitë e tyre në Kosovë, në anën tjetër kanë mallë edhe për djemtë, vajzat dhe nipat që tashë janë integruar në shtetët e ndryshme perëndimore. Plakja dhe mosmundësia e dhënjes së kontributit kombtarë të këtyre veprimtarëve tanë, e ka dobsuar tejmase organizimet kombëtare shqiptare në diasporë. Dhe nuk është rastësisht që sot në diasporën shqiptare në Evropë dhe Amerikë kemi një pjesë të rrahagjoksëve që nuk e dijnë sot e asaj dite se pse e bëjnë organizimin dhe si duhet të ndihmohen çështjet shtetërore dhe kombëtare.

Prandaj në shenjë përkushtimi për këta veprimtarë kombtarë të diasporës shqiptare një pjesë e të cileve kanë vdekur, dhe pjesa e tjetër po i kalojnë ditet e pleqërisë me kujtimet e së kaluarës, vendosa t‘iu perkushtoj këta pak rreshta me mesazhin për familjarët e tyre dhe shoqërinë dhe shtetin tonë në Kosovë që të ketë konsideratë dhe respektë më të madh për keta veprimtarë kombëtare që jetën ja falën atdheut pika-pika, duke e humbur shendetin e tyre në përkrahje të Kosovës, dhë çështjes shqiptare në përgjithësi.