PËRKUJTIMI I NGJARJEVE HISTORIKE, OBLIGIM KOMBËTAR E INSTITUCIONAL

0
456
Dr. Nail Draga

Diskursi kulturor

Në vendet e qytetëruara dhe me tradita demokratike përkujtimi i ngjarjëve historike është obligim i institucionëve shtetërore, në nivel lokal e kombëtar, duke formuar këshilla organizative me mbeshtetje financiare, me pjesëmarrje nga bota akademike e ajo intelektuale për të vlerësuar të kaluarën e duke dhënë mesazhe për të ardhmën

Nail Draga

Nëse në kaluarën shqiptarët nuk kishin mundësi që të ishin unik në përkujtimin e jubileve të ngjarjëve kombëtare, nga viti 1990 e më pas, shqiptarët përjetuan rilindje të komunikimit që ishte i mohuar në kohën e monizmit, duke përkujtuar ngjarjët historike me organizime të ndryshme shkencore e kulturore, ashtu siç bëjnë kudo kombët e qytetëruara. Edhe pse në këtë aspekt mund të bëhën vërejtje të shumta, nga fakti së nuk ekziston një subjekt i tillë në nivel kombëtar, që do të punonte sipas programit të përkatës, janë realizuar organizime përkujtimore si nga institucionet qeveritare, por edhe nga subjektët e shoqërisë civile, me përkushtim profesional e kombëtar.

Ngjarjët jubilare në vitin 2020

Në këtë vit, nëse analizojmë datat jubilare del qartë së kemi të bëjmë me një numër të konsideruar të tyre, që veçohen me peshë në nivel kombëtar dhe lokal.

Nokshiqi, Gruda e Ulqini

Ky vit është jubilar, 140-vjetori i ngjarjëve të mëdha për shqiptarët në mbrojtje të trojëve shqiptare në organizim të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit. Fillimisht kemi të bëjmë me betejën e Nokshiqit(dhjetor 1879-janar 1880), ku forcat shqiptare arriten fitore kundër malazezëve, duke eliminuar vendimet e Kongresit të Berlinit, për dhënien e Plavë-Gucisë Malit të Zi, jashtë vullnetit të popullsisë shqiptare.

Në kompensim për Plavë-Guci Fuqitë e Mëdha kishin vendosur Malit të Zi ti dhurojnë Grudën dhe Hotin, ku me 22 prill 1880, forcat shqiptare të Ura e Rrzhanicës të lumi Cem, arritën fitore kundër forcave malazeze.

Duke parë së shqiptarët arritën fitore në betejat e luftës dhe së nuk respektonin vendimet e Fuqive të Mëdha, atëher ata bën presion kundër Perandorisë Osmane, që si kompensim Malit të Zi ti dhurohet qyteti i Ulqinit. Ndonëse edhe me këtë rast shqiptarët u organizuan dhe luftuan me aq mundësi sa kishin por u mundën nga Perandoria Osmane, e cila me 26 nëntor 1880, nga presioni i Fuqive të Mëdha ia dorëzoi Malit të Zi, qytetin e Ulqinit.

Pikërisht këto ngjarje ishin shkak për organizimin e Akademisë përkujtimore kushtuar Luftës së Nokshiqit, organizuar me 8 janar 2020, në Pejë, organizuar nga Klubi i Intelektualëve nga Rugova, duke sfiduar institucionet buxhetore. Dhe një organizim i tillë në vete përmbledh edhe ngjarjet tjera nga ajo kohë, të cilat kanë peshë të veçantë në historinë kombëtare shqiptare.

Kongresi i Lushnjës

Në këtë vit kemi 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, ku ky përvjetor u shënua në Lushnjë më 27-28 janar 20202, nga subjekt i shoqërisë civile me emrin Akademia Alternative”Rrënjet tona”, duke organizuar Kuvendin Mbarëkombëtar me titull “Kongresi i Lushnjës-themelet e shtetit të sotëm Shqiptar”, më pjesëmarrje nga studiues profileve të ndryshme shkencore, nga hapësira mbarëkombëtare. Duke marrë parasysh së Kongresi i Lushnjës paraqet ngjarje me peshë të veçantë në historinë e re të Shtetit Shqiptar ka qenë e udhës të organizohej nga subjekte buxhetore qeveritare, duke i dhënë vlerën dhe peshën e duhur.

Por, si organizimi i mëhershëm në Pejë, edhe ky në Lushnjë u organizuan nga personat e vullnetit qellim mirë, që duhet vlerësuar, por subjektët-institucionet shtetërore dështuan në mos organizimin e të tillëve, duke dëshmuar qasje joserioze profesionale e institucionale.

Na mbetët të presim së a do të kemi ndonjë ndryshim pozitiv për shënimin e 100-vjetorit të përvjetorëve tjerë në këtë vit që janë: Kongresi i Arsimit Kombëtar, Lufta e Vlorës, Lufta e Koplikut, por edhe të ndonjë ngjarje tjetër në nivel kombëtar.

Mediat

Në lidhje më çështjet e tilla nuk ka dilemë së rol më rëndësi janë duke luajtur mediat, duke orfuar të dhëna më interes. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse mediat iu paraprijnë përkujtimit të ngjarjëve të ndryshme në nivelin lokal dhe ate kombëtar. Madje, janë mediat që kanë përkujtuar institucionet buxhetore për ngjarje të tilla, duke i nxitur të angazhohen konkretisht në këtë drejtim. Është çështje tjetër sa janë përfillur ata nga strukturat drejtuese të subjektëve në mjedisin përkatës. Nëse në të kaluarën çdo gjë ishte e dirigjuar së për cilat ngjarje duhet shkruar dhe botuar artikuj apo studime të ndryshme, në pluralizëm nuk ekzistojnë pengesa të tilla, por varët nga interesimi dhe angazhimi personal dhe profesional i të angazhuarëve në media.

Shoqëria civile

Në aspektin e organizimit të veprimtarive për përkujtimin e ngjarjëve historike rol kanë luajtur edhe subjektët nga shoqëria civile. Madje në shumë aspekte kanë tejkaluar subjektët buxhetore duke inicuar dhe organizuar përkujtimin e ngjarjëve jubilare. Dhe jo vetëm kaq, por janë botuar studime apo botime të veçanta për ngjarjët përkatëse, me pjesëmarrëje nga studiues të profileve të ndryshme shkencore. Një veprim i tillë ka mundur të realizohet pas rënies së sistemit monist, duke eliminuar paragjykimet dhe aspektin ideologjik për personalitete dhe ngjarje të ndryshme. Madje në ato mjedise ku kanë hezituar subjektët buxhetore, qoftë në mungesë organizative, kadrovike apo financiare, subjektët nga shoqëria civile kanë tejkaluar mundësitë, duke realizuar veprimtari të dënja përkujtimore.

Në shoqëri dhe mjedise të konsoliduara mbeshtetja financiare për veprimtaritë e tilla duhet të jetë obligim nga buxheti në nivel lokal apo shtetëror, por duke marrë parasysh mos kujdesin e duhur nga ata të cilët janë në stafet e tilla drejtuese, donatorët mbesin e vetmja mundësi e organizimit të veprimtarive përkujtimore, shkencore e kulturore.

Mosshënimi i përvjetorit të mbrojtjës së Shkodrës

Si në të kaluarën por edhe tash kemi pasur rast të dëgjojmë së në heshtje janë lënë përvjetorët e jubileve të ndryshëm, që paraqet dobësi institucionale e profesionale, që nuk mund të arsyetohet më asgjë. Në rastin konkret cekim një ngjarje me peshë kombëtare, e ajo konkretisht ka të bëjë me luftën gjashtë mujore në mbrojtje të Shkodrës.

Fjala është për vitin jubilar të 100-vjetorit të mbrojtjës së Shkodrës nga pushtuesit malazez e serb (1912-1913) ku më të drejt është pritur të shënohet një përvjetor i tillë jubilar, qoftë në nivelin lokal apo shtetëror. Ndonëse kanë ekzituar disa ide të tilla, e ate kryesisht nga shoqëria civile, të personave qëllim mirë, përfundimisht nuk u realizu asnjë veprimtari e cila do të nderonte Shkodërn e tërë shqiptarët e Shqipërinë.

Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me luftën heroike të mbrojtjës së Shkodrës rreth gjashtë muaj(tetor-prill) me shumë heroizëm e sakrifica nga popullsia vendore e më gjerë, ka qenë e udhës të organizohej më së paku një akademi përkujtimore, e sidomos një konferencë shkencore në nivel ndërkombëtar. Por, mos organizimi i shënimit të një përvjetori të tillë jubilar, nga Bashkia e Shkodrës, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Muzeu Historik apo subjekte të tjera, dëshmon dobësi profesionale, morale e kombëtare të strukturave udhëheqëse të subjektët e tilla, që nuk mund të arsyetohet më asgjë.

Por, ky nuk ishte rasti i parë e as i fundit, duke dëshmuar së në lidhje me këto çështje ka vazhduar pakujdësia e institucionëve përkatëse, për ngjarjët e tilla me peshë kombëtare.

Një organizim model nga Shkodra

Në lidhje me organizimin e veprimtarive shkencore e kulturore, si shëmbull model mund të shërbej seminari “Shkodra në shekuj”, organizuar nga Muzeu Historik i Shkodrës dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” nga viti 1995-2002”. Ishte ky një organizim model për kohën, ku kanë marrë pjesë me qindra studiues profileve të ndryshme shkencore e kulturore, nga tërë hapësira etnogjeografike shqiptare, por edhe nga bota e jashtme. Organizimi i kësaj veprimtarie shkencore ishte meritë e studiuesit prof. Mentor Quku, duke dëshmuar përkushtim profesional, shoqëror e kolegial. Me një fjalë kishim të bënim me njeriun e duhur në kohën e duhur, që ishte model jo vetëm për Shkodrën por tërë Shqipërinë. Por, me daljën e tij në pension përfundoj edhe kjo veprimtari shkencore, duke mos vazhduar tutje, ku si kujtim kanë mbetur vëllimet e veçanta të kësaj konferencë shkencore për vitët përkatëse.

Mungon subjekti në nivel kombëtar

Duke marrë parasysh se përkujtimi i ngjarjeve historike ka peshë të veçantë në aspektin shoqëror dhe kombëtar ka qenë e udhës të themelohet një subjekt i veçant në nivel kombëtar, sidomos në kohën e pluralizmit. Sepse na duhën organizime të mirëfillta e jo improvizime sa për të thënë por me përkushtim profesional. Një subjekt i tillë duhet të ishte nën ingerencat e Kryemnistrisë apo të ndonjë ministrie, duke pasur program pune gjatë tërë vitit. Subjekti në fjalë do të kishte bashkëpunim me pushtetet lokale duke organizuar veprimtari të ndryshme përkujtimore. Po të ekzistonte një subjekt i tillë, nuk ishin anashkaluar e lënë në harresë ngjarje të ndryshme lokale, me peshë mbarëkombëtare. Një subjekt i tillë në programin e vet duhet të përfshinte edhe shqiptarët në hapësirën e tyre etnogjeografike, pra me karakter mbarëkombëtar, duke eliminuar paragjykimet nga koha e ideologjisë moniste.

Përfundim

Në lidhje me çështjet e trajtuara më lart është e udhës të ndryshohet qasja ndaj ngjarjëve të tilla me peshë në historinë e popullit tonë, si në nivel lokal e ate kombëtar duke iu dhënë vendin e duhur me rastin e përvjetorëve të tyre jubilar. Qendrimi indiferent ndaj ngjarjëve nga historia kombëtare është i pa pranueshëm dhe me pasoja për kohën e tashme dhe në të ardhmën sepse do të akuzohemi nga pasardhësit tanë.

Përfundimisht duhet kuptuar se e kaluara nuk është vetëm histori ngjarjësh apo personalitetësh por edhe vetëdije kombëtare, e cila është dëshmi e identitetit tonë kombëtar. Andaj çdo gjë mbetet në ne, duke dëshmuar përkushtim moral, kombëtar e profesional, sepse punët tona nuk do na i kryejnë të tjerët.

(20 Shkurt 2020)